Albtelecom
Albtelecom
Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |  Biznese.al   |  Time.al   |  Ligje
 
 
 
Si te testojmë një pompë vaji
 
Shperndaje
ikub#: 1101280130
Vaji është kritik për funksionimin e mire te motorit ne çdo automjet.

test-oil-pump-200X200Vaji lubrifikon te gjitha pjesët lëvizëse te motorit ne mënyrë qe ato te mos fërkohen me njëra-tjetrën, gjithashtu vaji absorbon nxehtësinë e tepërt. Ju duhet te kujdeseni jo vetëm për ta ndërruar vajin rregullisht dhe përdorur tipin e duhur te vajit, por gjithashtu te siguroheni se pompa është duke e shpërndarë atë ne mënyrën e duhur. Nëse ju jeni te shqetësuar se mund te këtë ndonjë problem me pompën, ju mund ta testoni atë lehtësisht dhe te bëni riparime përpara se te bëhen dëmtime permanente.

Udhëzime:
1)      Kontrolloni nëse drita e presionit te ulet te vajit është ndezur ose nëse matja e presionit te jete me e vogël sesa zakonisht. Një zhurme si kurdisje ose me goditje ne motor gjithashtu mund te tregoje probleme me pompën e vajit.
2)      Ndalojeni makinën menjëherë nëse dalloni ndonjë problem te këtij lloji.
3)      Kontrolloni nivelin e vajit me ane te shufrës se vajit pasi makina te jete fikur për disa minuta, dhe shtoni me shume vaj nëse është e nevojshme, derisa te arritje masën e duhur.
4)      Ndizeni makinën përsëri dhe kushtojini vëmendje indikatorëve qe tregojnë për probleme te pompës se vajit.
5)      Kontrolloni presionin e vajit për njësi qe dërgohet ne motor, nëse drita e presionit te ulet te vajit qëndron e ndezur por qe nuk ka ndonjë indikator tjetër për probleme. Problemet e tjera mekanike me njësinë e dërgimit përfshijnë lidhje te gabuar elektrike ose ndonjë vrime ne hyrjen e njësisë se vajit. Problemet potenciale me njësinë elektrike te dërgimit përfshijnë një vend te zhveshur ne reostat.
6)      Montoni matësin e presionit te vajit ne motor dhe lexoni presionin ndërsa motori te jete duke punuar, nëse drita e presionit te ulet qëndron e ndezur por qe nuk ka ndonjë indikator tjetër për probleme me pompën. Nëse matësi tregon presion normal, ka një problem me njësinë e dërgimit, dhe jo me pompën.
7)      Hiqni tapën e vajit nga motori dhe kontrolloni filtrim ne tubin përcjellës. Pastrojeni tubin nëse ai ka pisllëqe dhe zëvendësoni filtrin. Nëse ju keni bere te gjitha këto kontrolle dhe problemi i indikatorit vazhdon, çojeni makinën tek një mekanik për ti ndërruar pompën e vajit.


ventouris


Postuar: 28 Jan
 
Shfleto artikuj te tjere per: MAKINA POMPA

Albtelecom
loading...




 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Chez Moi
Teoren


Më të lexuarat


Chez Moi
Teoren



Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved