ebuy.al
Alexa Alexa
0 0
3
 

Si te zbulosh a te tradhton?

nga aleda

Meshkujt dhe besnikeria jane dy gjera qe nuk pajtohen shume me njera tjetren. Pse? Cila eshte arsyeja qe meshkujt te tradhetojne?

Instruksione
Niveli i Veshtiresise: Mesatar

TradhtiaPasi kemi analizuar disa raste, kemi zbuluar qe ekzistojne faktore (qe nga edukimi i marre e deri tek miqte) qe ndikojne ne prirjet e nje burri per t'u tunduar. Ta mban ta analizosh edhe ti partnerit tend?

 

1. E shkuara e tij

- Ishte nje femije me teka dhe i llastuar

- Prinderit e tij e kane trajtuar gjithmone si bebe, te cilit duhet t'ia zgjidhesh gjithmone problemet?

- Ishte nga ata nxenesit qe i benin provimet duke kopjuar dhe mungonte shpesh ne mesim?

Nese i dashuri yt ka qene femije me teka dhe prinderit e kane llastuar per gjithcka, me siguri qe edhe tani shqetesohet vetem per te permbushur deshirat e tij, pa menduar per demet qe mund t'u shkaktoje te tjereve. Nese asnjehere nuk i merr persipser pergjegjesite e veprimeve te tij, nuk i behet vone nese lendohesh dhe ua hedh fajin te tjereve kur e kap ne faj, ai mund te jete nga ata meshkuj qe bien ne rrjeten e nje gruaje tjeter pa e vrare ndergjegjja. Arsyeja eshte llogjike: Nese, si rregull, nuk i llogarit te tjeret, aq me pak mendon per te dashuren e tij (ty) kur te jete duke u tunduar.

 

2. Puna e tij

- Thuajse te gjihta koleget e tij jane femra

- Fiton shume para?

- Shpesh vjen vone nga puna, per shkak te takimeve me klientet dhe udhetimeve te vazhdueshme te punes?

Se pari, ambienti i punes eshte me i favorshmi per te pasur nje aventure jashtemartesore. Te kalosh dite e jave ne te njejten hapesire, te ndash me te tjeret problemet, pakenaqesite dhe argetimet...Keto jane arsye me shume peshe per ta kthyer shoqerine e thjeshte, ne nje miqesi shume te forte. Nga ana tjeter eshte vezhguar gjithashtu se meshkujt me rroge te larte kane me shume prirje per te tradhtuar, sepse jane te ndergjegjshem se nje femre u duket joshes nje tip i tille sesa nje tjeter me xhepat bosh. Megjithate, para se ta ruash te dashurin tend ne deren e zyres se tij, mos harro se cdo rregull e ka nje perjashtim dhe i dashuri yt, i cili eshte ne gjendje te mire ekonomike, mund te jete burri me i ndershem i botes. 

Si ta kuptosh ne c'mase ndikojne koleget e tij te punes ne lidhjen tuaj? Nese te telefonon nga zyra me deshiren per te te pare dhe per te te treguar te rejat, nese te kerkon per te ngrene dhe me pare te kalosh nga zyra e tij, nese te con ne festa te organizuara nga kompania e tij...nuk ka dyshim qe je gruaja e jetes se tij, e vetmja dhe e pandara, bile nuk ka sekrete te punes qe ti nuk e di. Por, nese tregohet i rezervuar persa i perket ceshtjeve te punes, si te ishte nje agjent i CIA-s (kur nuk eshte), nuk te mbetet vecse te vertetosh gjinine e klienteve te tij, me te cilet ka nga nje mbledhje cdo jave.

 

3. Sjellja e tij

- Eshte i dashur me te gjithe: me shoqet, motren, mamane tende?

- Kur shkoni ne nje feste, e kalon naten duke shikuar vajzat e tjera?

Te gjithe thone se i dashuri yt eshte shume i mire dhe ti je dakort me kete. Eshte shume i mire, shume i dashur...Ne nuk duam qe te dyshosh tek i dashuri, por mbase pas nje personi kaq te mire ne dukje, fshihet nje djale ku ka nevoje ta vleresojne te tjeret, te ndihet krenar dhe i sigurt ne vetvete. Nese i dashuri yt ka nevoje te shtoje egon e tij, ai mund te tregohet vecanerisht i kujdesshem me seksin e kundert dhe para kaq embelsie, femrat do te dorezohen para tij. Nuk eshte cudi qe ti te pyesesh veten cfare pretendon, duke qene kaq i dashur me te gjitha femrat. Megjithate, rri e qete, ai mund te jete i dashur nga natyra dhe aftesite e tij si joshes nuk ua bashkangjit fjaleve "seks me tjetren". Por si ta kuptosh qe i dashuri yt nuk eshte versioni tipik i donzhuanit? Vezhgojeni kur te jeni me shume njerez, ne nje feste pershembull. Nese eshte besnik, do te te mbaje gjithenje prane vetes dhe do te t'i prezantoje te gjitha femrat qe njeh. Ne te kundert, nese ai rri me te tjerat, ben c'eshte e mundur per t'u larguar prej teje (si per shembull, shkon disa here ne banjo, kerkon te shkoje shpesh tek bari per te pire ose ne makine per te marre gjera...), tregoji se edhe ti gjithshtu di te besh miq. Kur te te shohe vetem dhe te rrethuar me djem, do te doje te afrohet me ty.

 

4. Miqte e tij

- Ne grupin e tij jane te gjithe beqare?

- Miqte e tij e shtyjne gjithmone te marre pjese ne aktivitete "vetem per meshkuj"?

Nje studim i realizuar me 37000 burra e gra, tregon se meshkujt, me shume se femrat, perpiqen te imitojne veprimet e kolegeve te tyre per t'u ndjere pjese e grupit. Me nje fjale nese i dashuri yt qendron me miqte e tij, te gjithe beqare, do dalin me qellim per t'u lidhur me kedo qe u del perpara, ka mundesi qe edhe ai te bjere ne tundimin per te luajtur "joshesin". Sigurisht, ti ke besim tek ai, por mos harro se pari ate qe thote anketa, dhe se dyti, qe ata jane miqte e tij, jo te tute.

Ata do ta tallin duke i thene se ai tashme e ka "gruan" dhe me pas do ta sfidojne qe te joshe nje vajze tjeter per te treguar qe nuk eshte nje burracak, duke e siguruar qe do ta mbulojne ata dhe qe ti nuk do ta marresh vesh naten e tij plot pasion. Cila eshte zgjidhja qe kjo gje te mos ndodhe? Te shkosh mire me koleget e tij. Nese ata te respektojne, do te bejne c'te jete e mundur qe miku i tyre te mos e humb nje vajze si ti, per budallalleqe.

Çfare ju duhet

Keshilla dhe Kujdes!



Club FM
union






Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: aleda
Lexuar: ikub #:
 3  7.407 1102120102





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
lola
Para 15 muajsh  
  
sepse ai me torturon
-1     
lola
Para 15 muajsh  
  
ju lutem me jepni nje pergjigje ju lutem
-1     
lola
Para 15 muajsh  
  
si mund ta dalloj kur me tradheton burri
-1     


Kerkoni Gjeni Prona









| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme




Spitali Amerikan