marketkonekt
0 0
0
 

Si te kemi nje bark te rrafshet dhe te forte?

nga akora

Ndoshta do t’ju ngushëllojë fakti se, është konstatuar që, nga të gjitha shtresat e dhjamit, ato të barkut largohen me lehtësinë më të madhe.

Instruksione
Niveli i Veshtiresise: E paspecifikuar

Ja tri mënyrat më të preferuara për ta arritur këtë.

Të ushqyerit

Nëse barku juaj është pika më kritike që keni në trup, ka shumë gjasa se nuk keni probleme vetëm me mbipeshë apo me celulit, por edhe me fryrje të barkut, ku nuk përjashtohet as mundësia e mbajtjes së sasive të tepërta të ujit në organizëm.Dihet mirë se barku është i ndjeshëm ndaj kualitetit të ushqimeve. Për këtë shkak, duhet të konsumojmë ushqime të tilla, si mollët, ananasi dhe rrushi.

Ushtrimet

Personat që janë me mbipeshë, duhet të bëjnë shëtitje të përditshme, prej së paku gjysmë ore në ditë. Thënë më konkretisht, ushtrimet për kthimin e tonusit të barkut nënkuptojnë ecjen nordike, vallëzimet e ndryshme dinamike, sikur që është salsa apo zumba, si dhe sportet, si boksi, apo tea-boa. Zgjidhni një aktivitet sipas dëshirës, ushtrojeni atë tri herë në javë dhe, qysh pas muajit të parë, do të vëreni përmirësimet. Pas tre muajsh, këto ndryshime do t’i vërejnë edhe të tjerët!

Anticelulitët

Përpos tërë kësaj që është thënë, rezultatet e dëshiruara nuk do të mungojnë nëse, në të njëjtën kohë, merrni edhe terapi ‘anticelulite’ dhe, duke bërë masazh, vëni preparatet për heqjen e celuliteve. Kafeina është përbërësi universal i kremrave anticelulite, meqë me suksesin më të madh zbërthen qelizat e grumbulluara dhjamore. Dhe, derisa lëvizjet energjetike të masazhit preferohen derisa veni kremrat në këmbë, apo vithe, ato nuk preferohen në regjionin e barkut. Në këtë pjesë, duhet të veni preparatet ngadalë, për të mos çrregulluar punën e organeve të brendshme.

Çfare ju duhet

Keshilla dhe Kujdes!



clubfmradio






Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: akora
Lexuar: ikub #:
 0
BARKU
 4.028 1105180050





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


alpet

GlobeAlbania

digitalb