marketkonekt
0 0
0
 

Si te motivoni punonjesit?

nga aleda

Cfare duhet te dine menaxheret per kete fakt...

Instruksione
Niveli i Veshtiresise: Mesatar

MotivimShumë artikuj, libra, fjalime dhe seminare të menaxhimit kanë trajtuar tema të tilla. Motivimi i njerëzve për të bërë punën e tyre më të mirë ka qenë një sfidë e përhershme për drejtuesit dhe menaxherët në të gjitha kohërat.Kuptimi i asaj çka përbën motivimin e njeriut ka qenë një mister ndër shekuj dhe është trajtuar edhe nga Aristoteli, kurse sot shkenca na jep disa njohuri të reja për motivimin.

Kur Frederick Herzberg hulumtoi burimet për motivimin e punonjësve gjatë viteve l950 dhe l960, zbuloi se gjërat, të cilat i bëjnë njerëzit të kënaqen dhe të motivohen në punë janë të ndryshme në krahasim me gjërat që i bëjnë ata të pakënaqur. Pyesni punonjësit, çfarë i bën ata të pakënaqur në punë dhe do të dëgjoni një sërë elementesh pakënaqësie si: pagë e pamjaftueshme, mjedis pune i pakëndshëm, rregulla dhe politika “idiote”, që kushtëzojnë fleksibilitetin dhe lirinë në punë. Pra, faktorët e mjedisit mund të demotivojnë punonjësit, por edhe në qoftë se ndreqen këta faktorë, punonjësit përsëri nuk do të motivohen të punojnë më shumë.

Ajo çka i bën punonjësit të jenë të motivuar është puna interesante, sfida dhe rritja në përgjegjësi si faktorë të brendshëm. Punonjësit kanë nevojë të thellë për rritje dhe arritje në punë.

Ç’është motivimi? Motivimi është përcaktuar si një sjellje e qëllimshme për të arritur gjëra të veçanta dhe nevoja të paplotësuara. Ai është një forcë e brendshme që drejton personat në arritjen e objektivave personale dhe organizative. Pse duhen motivuar punonjësit? Përgjigjja është “mbijetesa”. Të motivosh punonjësit është shumë e nevojshme, sepse bën që puna të ndryshojë me shpejtësi dhe në mënyrë efikase. Prandaj, menaxherët duhet të kuptojnë rëndësinë e motivimit dhe të bëjnë diçka në lidhje me të.

Në një përmbledhje kërkimesh James R. Lindner nga Ohio State University nxori konkluzionin se motivimi i punonjësve vjen më shumë nga faktori “punë interesante” sesa “shpërblimi financiar”. John Baldoni, autor i “Sekretet e Motivimit të Liderëve të Mëdhenj”, arriti në përfundimin se motivimi vjen nga dëshira për të bërë diçka me vullnet të lirë dhe se motivimi është thjesht sjellje udhëheqëse për të bërë atë që është e drejtë për punonjësit dhe kompaninë.

Në “Harvard Business Review”, Nitin Nohria, Boris Groysberg dhe Linda-Eling Lee përshkruajnë një model të ri për motivimin e punonjësve. Ata japin katër pika themelore emocionale që rrisin motivimin si: Interesi për përfitim (marrja e gjërave materiale, duke përfshirë shpërblimin financiar, për t’u ndier më mirë); interesi për lidhje (zhvillimin e detyrimeve dhe përkushtimit); interesi për të kuptuar (duke i dhënë kuptim botës suaj, në mënyrë që të ndërmerrni veprime të drejta) dhe interesi për t’u mbrojtur (të mbroni pronën tuaj, vetveten dhe arritjet tuaja). Menaxherët, të cilët përpiqen për rritjen e motivimit të punonjësve duhet të plotësojnë të gjitha këto katër pika.

Kompanitë më të mira kanë sistem shpërblimi të bazuar te performanca, referuar kulturës bashkëpunuese të bazuar te miqësia, besimi reciprok, bashkëpunimi dhe të kuptuarit.

Punët institucionale janë të hartuara për role të veçanta, janë të rëndësishme dhe i japin kuptim të veçantë kontributit. Duke iu referuar pikës mbrojtëse, kompanitë më të mira ristrukturojnë lidershipin për të rritur transparencën e të gjitha proceseve, për të siguruar drejtësi përmes organizimit dhe për të rritur besimin te të gjithë.

Në librin e tij të ri “Drive”, Daniel Pink autor i “A Whole New Mind”, thotë se është vërtet e habitshme ajo që na motivon. Ai thotë se motivimi i vërtetë rrjedh nga tre elementë: autonomia (dëshira për të drejtuar vetë jetën), mjeshtëria, (dëshira për të përmirësuar vazhdimisht diçka që ka rëndësi) dhe qëllimi (dëshira për të bërë gjëra në shërbim të diçkaje të madhe për veten). Pink paralajmëroi se metodat drejtuese tradicionale, sipas të cilave kompanitë përdorin “paratë” si shpërblim për motivimin e punonjësve, janë në të vërtetë të dëmshme.

Shkenca jep disa fakte fiziologjike se si punon motivimi. Konsideroni këtë: 98% e gjithçkaje që dinë shkencëtarët për trurin e njeriut është zbuluar në 6 vitet e fundit dhe 80% të asaj që shkencëtarët mendonin se ishte e vërtetë në lidhje me trurin e njeriut para 1995-s nuk ka qenë e saktë.

Në SHBA, Instituti Kombëtar i Studimit të Shëndetit, duke përdorur skanimet e trurit, zbuloi se “neurotransmitter dopamine” është një qendër e rrjetit të trurit të njeriut që rregullon motivimin, shpërblimin dhe kënaqësinë. Joseph Le Doux, në librin e tij “Human Emotions: A Reader”, përshkruan kërkimin e fundit të tij për trurin, i cili ka treguar se emocionet janë drejtuese për vendimmarrje, ku përfshihet edhe aspekti i motivimit.

Drejtuesit sot duhet jo vetëm të njohin kërkimet e fundit mbi motivimin, por edhe t’i aplikojnë në ndryshimet organizative dhe në marrëdhëniet e punës. (Monitor)


Çfare ju duhet

Keshilla dhe Kujdes!



clubfmradio
ventus






Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: aleda
ikub #:
 0 1105260110





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


alpet

as
spitaliamerikan