Si te kujdesemi per qenin e shtepise?
Në radhë të parë llogarisni koston e blerjes së qenit dhe të aksesorëve.
Shperndaje
 
0
0
Instruksione

Pastaj vazhdoni me sterilizimin/kastrimin dhe identifikimin. Së fundmi, por jo nga rëndësia, llogariten shpenzimet vjetore rutinë.

Përkujdesja rutinë
Ditore: Shëtitja, pastrimi i tasit të ushqimit/ujit, krehja, kontrollet për sjelljen, rripin, etj.
Mujore: Trajtimet antiparazitare, kontrolli për pleshta dhe ecurinë shëndetësore të qenit
Vjetore: Vaksinimet dhe kontrollin veterinar

Fëmijët dhe qeni
Fëmijët duhet të mësohen ta respektojnë qenin dhe të sillen me të në mënyrë korrekte. Qentë janë shumë tolerantë me fëmijët, por kjo gjë nuk duhet testuar kurrë. Mësojini fëmijës që të mos e ngacmojë qenin, ndërsa ai ha dhe pushon. Mirë është që fëmijët të mos lihen kurrë vetëm me një qen.

Përkujdesja për veshët
Nëse qeni ka veshë, në dukje të pisët, dhe i kruan ato, hapi i parë është vizita tek mjeku për trajtim për morra ose infeksione. Nëse veshët janë të shëndetshëm, por të pisët, ju mund të merreni vetë me pastrimin e tyre. Veprohet sipas udhëzimeve të veterinerit. Me anë të një pambuku, të lyer me substancën pastruese, të rekomanduar nga mjeku, pastrohet pjesa e vrimës së jashtme të veshit. Forca që ushtrohet duhet të jetë e lehtë. Ju duhet të vazhdoni të pastroni deri në pikën ku gishti futet lirshëm, pra jo më thellë.

Qeskat anale
Këto qeska, të vendosura anash unazës anale, prodhojnë një lëndë kafe, me erë të rëndë, të yndyrshme. Një sasi e vogël lëngu zbrazet gjatë defekimit. Nëse për ndonjë arsye lëngu në qeska trashet, është më e vështirë për ta evakuuar dhe, si pasojë, tejmbushja shkakton irritim dhe/ose dhembje. Kur ndodh kjo, qeskat duhen zbrazur tek mjeku. Kjo gjendje mund të dallohet kur qeni i kushton shumë vëmendje pjesës së prapme të tij, ose kur ai zvarritet përgjatë dyshemesë.

Si mund të veprojmë me feçet në ambientin e jashtëm?
Është e nevojshme që feçet të mblidhen nga pronari në gazeta apo në materiale të biodegradueshme dhe të hidhen në koshat e plehrave. Qëllimi është që të parandalohen përhapjet e sëmundjeve (si krimbat apo viruse) dhe se askush nuk e do një ambient të ndotur.

Këshilla praktike:

* Evitoni shëtitjet me qenin tuaj në ditë të nxehta dhe merrni gjithmonë me vete një shishe me ujë për qenin, në ecje të gjata.
* Në kohë të ftohtë është e rekomandueshme që qenve në moshë dhe racave të vogla t'u vishni një rrobë për t'i mbajtur ata ngrohtë.
* Mos i jepni asnjëherë qenit ilaçe për përdorim njerëzor.
* Për racat me origjinë nga vendet e ftohta rekomandohet qethja gjatë stinëve të ngrohta të vitit. Qethja nevojitet për arsyen e thjeshtë; të evitohet stresi i vapës.

Niveli i vështirësisë
Mesatar



   
 
 
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
eri sulejmani
Para 3 muajsh  
  
perkujdesja per veshet eshte shume i rendesishem per qenin;P..sh; qeni im nuk kruante as veshet por kur i pashe ishin shum pis prandaj e cova te mjeku dhe te nesermen veshet e qenit nuk ishin me te piset
 
meloss nallbani
Para 15 muajsh  
  
femijet duhen te jene sa me te mire me qenin
 
melos nallbani
Para 15 muajsh  
  
femijet nuk duhet ta ngacmojne qenin
 
pamela anderson
Para 19 muajsh  
  
ne kohe te ftohte kafshes duhet ti veshim nje bluze
 
pamela anderson
Para 19 muajsh  
  
1384
 
pamela anderson
Para 19 muajsh  
  
i nevojitet shume njerezve qe kane nje qen
 
pamela anderson
Para 19 muajsh  
  
5653
 
suada
Para 36 muajsh  
  
Është e nevojshme që feçet të mblidhen nga pronari në gazeta apo në materiale të biodegradueshme dhe të hidhen në koshat e plehrave. Qëllimi është që të parandalohen përhapjet e sëmundjeve (si krimbat apo viruse) dhe se askush nuk e do një ambient të ndotur.

Këshilla praktike:
 



Na ndiqni





Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: a.k
ikub #:
QENI
1106080085






Argetohu Gjej
time.al
Jeta e perditshme Te nevojshme


Reklame
Hako_0317


Reklame
spitali amerikan