marketkonekt
0 0
2
 

Si te vetekurohet semundja e kolitit?

nga a.k

Masat qe merren per parandalimin e semundjes dhe regjimi ushqimor qe ndiqet.

Instruksione
Niveli i Veshtiresise: E paspecifikuar

Koliti eshte semundje nga e cila vuajne nje e treta e shqiptareve, megjithese shume pak dine ta vetekurojne kete semundje. Shume prej te semureve qe vuajne nga koliti, i nenshtrohen nje terapie per nje kohe te gjate me ilace dhe diete te rrepte, por pa pasur ndonje permiresim te dukshem Kjo semundje teper serioze dhe mjaft shqetesuese, dhe qe prek shume njerez quhet ndryshe semundje e zorres se trashe. Kjo semundje ka te beje me inflamacionin e mukozes ne zorren e trashe.

Simptomat

Koliti karakterizohet nga dhimbje te lehta qe me pas behen te forta duke perfshire gjithe zorren e trashe. Mund te shoqerohet me heqje barku ose me veshtiresi ne te dalet jashte. I semuri mund te kete dhembje koke ose turbullira ne koke, mund te kete edhe pak temperature. Ne rastet kur semundja ka avancuar ,pra kur ai e demton shume mukozen e zorres se trashe, ne jashteshqitje mund te kete me teper mukus dhe shpeshhere edhe gjak.

Shkaqet

Kjo semundje pezmatuese akute ose kronike ne zorren e trashe, mund te provokohet nga helmime ekzogjene (substanca ushqimore te prishura, qe demtojne zorret, helmime ekzogjene (uremi, diabet, atrit urik), infeksione bakteriale, virus dhe parazite ose alternimin e te dyjave per humbjen e ekuilibrit, mund te jete edhe e nje natyre alergjike (reaksion i ushqimeve, helmues bakteriale ose e nje natyre te inflamacionit kronik (koliti ulceroz).

Shkaqe te tjera te shfaqjes se kesaj semundjeje jane dispepsia brujtese (kur karbohidratet, dhe sidomos amidoni, nuk treten mire dhe arrijne ne pjesen e poshtme te zorres se holle dhe asaj te verber pa u tretur, ku u nenshtrohen rregullave brujtese jashte rregullave te tretjes), dhe ajo skeptike (ushqimet kalojne te patretura ne zorren e holle dhe ate te trashe), semundjet e barkut ose mikrobet patogjene, nje ushqyerje jo e mire, perdorimi i ushqimeve natyrore te paperpunuara nga mospertypja mire e ushqimit.

Gjithashtu perdorimi i disa ilaceve te hemoroideve. Kjo ndodh kur i semuri me hemoroide ben vete terapine duke marre jodure, arsenike te ndryshem ose ilace te tjera me te cilat ka vetem nje permiresim te perkohshem.

Masat

I semuri duhet t’i nenshtrohet nje diete rigoroze, jo shume te rrepte e te kufizuar, por e tille qe t’i jape atij te gjitha lendet ushqyese, vitaminat dhe kriperat e nevojshme. Per te semuret do te rekomandohej te perdornin kryesisht ushqime te lengshme, supera me zarzavate duke perdorur dhe vajin e ullirit. Ushqimet e thata jane kategorikisht te ndaluara.

Ushqimi per cdo vakt duhet te jete ne sasi te pakte qe te tretet lehte e te mos shtyhet ne zorren e trashe pas tretjes se cdo vakti, pasi e demton ate.

Ushqimet duhet te jene te ziera ose te pjekura mire, dhe sidomos te pertypen sa me mire.

Te kufizohen pijet alkoolike, kafja, buka e fresket, prodhimet bimore natyrore e te forta, te kripurat.

Te mos perdoren ushqime pikante

Ne rastet kur i semuri ndien dhimbje, perdoret buskopan, nospa spazmaforma. Kur i semuri ka probleme me aparatin tretes atehere duhen perdorur tretes te ushqimeve sic eshte mezynforte, me qellim qe ushqimi te shkoje i gatshem ne zorre.

Trajtimi i kesaj semundjeje varet nga shtrirja dhe rendesia e saj.

Koliti distal, qe eshte nje nga llojet e ketij koliti, trajtohet me lyerje me mesaline dhe kortikosteroide, ndersa koliti disi i rende qe perfshin kolonin sigmoid trajtohet me mesaline, sulfalazine dhe kortikosteroide orale. Koliti i rende trajtohet me kortikosteroide intravenoze, ciklosporine ose me operacion. Ne kolit fulminant jepen antibiotike.

Pasojat dhe komplikimet

Megakolon toksik, peritonit. Ne kete rast mund te kemi shtim te rrezikut te shfaqjes se kancerit te kolonit. Per parandalimin e ketij rreziku duhet te behet patjeter kolektomi.

Nje tjeter pasoje mund te jete shfaqja e gureve ne veshka. Per parandalimin e kesaj duhet shtuar sasia e kalciumit ne diete; kalciumi reagon me acidin oksalik ne zorre dhe parandalon thithjen e tij.

Koliti kronik

Here pas here acarohet ,duke u kthyer ne kolit akut, me temperature, dhembje te forta ne zorren e trashe, diarre dhe me me shume mukus ne feces.

Koliti kronik ulceroz eshte me i rende nga llojet e tjere,sepse demton shume mukozen ne zorren e trashe,duke e zgjeruar ate dhe ne kete menyre inflamacioni perhapet.

Simptomat jane te ngjashme me kolitin e zakonshem,por me ndryshimin se ne jashteshqitje ka me teper mukus dhe shpeshhere qelb e gjak. I semuri ndien dhembje ne zonen e zorres se trashe qe eshte e demtuar. Kjo semundje ka fazat e saj acaruese dhe merr formen e dizanterise. I semuri mund te dobesohet shume dhe mund te shfaqen nderlikime te ndryshme.

Koliti ulcerativ

Eshte semundje idiopatike autoimune e kolonit. Kjo semundje prek gjithmone rektumin,por mund te shtrihet edhe me tej. Ne qofte se preket vetem rektumi, ne kete rast kemi te bejme me proktik ulcerativ, nje semundje beninje.

Shenjat dhe simptomat e ketij lloji koliti jane : diarre me gjak, dhembje barku, kolike, megakolon toksik, peritonit.

Diagnoza: Kolonoskopi + biopsi.

Ne kolonoskopi shihen zona ulceroze qe gjithmone perfshijne rektumin, mukoza duket e brishte dhe gjakoset kollaj.

Ne biopsi shihen absoese ne kripte dhe polimorfonukleare te shumte; preken vetem mukoza dhe submukoza, jo e gjithe trashesia e murit te zorres.


Çfare ju duhet

Keshilla dhe Kujdes!



clubfmradio
living






Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: a.k
ikub #:
 2 1106100059





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
SHPRESA
Para 10 muajsh  
  
KAM PROBLEME ME HEMORROIDET ME BIE TE FIKET GATI KUR DAL JASHTE ME DHIMBJE DHE GJAK KAM PUCERRA NGA JASHTE
-1     
irma
Para 31 muajsh  
  
me nje te semur me ca koloni cfar rreziku ka mardhenia anale
+2     


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


alpet

as
spitaliamerikan