0 0
0
 

Si te mobilosh nje garsoniere me 100 mije leke?

nga aleda

Nuk dini se ç’të fusni dhe ku ta fusni, aq e vogël është shtëpia. Por mos u shkurajoni nga hapësira e vogël! Fjala e duhur është “gjërat esenciale” dhe ide të sakta, që të mos vuani nga ideja se nuk dini nga t’ia nisni.

Instruksione
Niveli i Veshtiresise: Mesatar

librari-300x225“Duhet ditur të bëhet përshtatja me hapësirat e reduktuara dhe të hiqet dorë nga disa komforte tepër të rënduara. Sekreti për zgjedhjen e duhur në arredim për një ambient të vogël qëndron tek ruajtja e harmonisë së duhur, funksionalitetit dhe shijes”, thotë arkitekti Gjovalin Shytani.

Ka raste që zgjidhen ambiente të arreduara, ose ato iu besohen edhe marangozëve, u merren mobilje të afërmve, miqve nga banesa të mëparshme. Por mos u shqetësoni, se çdo gjë është pjesë e rutinës! “Në një hapësirë të madhe është më e lehtë që të fshihen defektet, por një hapësirë e vogël duhet studiuar më në detaje. Duke zgjedhur mobilje të dimensioneve të vogla, për të limituar hapësirën dhe duke mos prishur estetikën e apartamentit”, shton Alfred Fejzolli, drejtues i një mobilerie pioniere në fushën e mobilimit në Shqipëri, që prej vitit 1994.

 

Zona e ditës dhe natës

Kitchen-2-300x225Siç shpjegon arkitekti Shytani, në aq sipërfaqe sa keni, e ku zakonisht garsonieret janë 30-50m², duhet projektuar së pari një zonë dite dhe një zonë nate. Një sugjerim kryesor është që të përdoret zona e ditës si kuzhinë dhe zonën e natës si sallon dhe dhomë gjumi. Tek zona e ditës përfshihet kuzhina e vogël që duhet të ketë edhe gjithë pajisjet elektro-shtëpiake. Ka pak metra në dispozicion për realizimin e kuzhinës dhe sallonit, zgjedhja ideale është “open space”, në mënyrë që të ketë një hapësirë të aftë që të bëjë si estetikisht edhe funksionalisht ambientet më të gjalla dhe harmonike. Për sa i përket zonës së natës/ndjenjes, idetë që propozojnë edhe sitet e arredimit në botë janë të bollshme: një divan apo kolltuk-krevat, një mobilje mbajtëse televizori, që mund të jetë e spostuar dhe një garderobë e vogël. “Nuk duhen krijuar në asnjë mënyrë qoshe të errëta, pasi këto kanë një efekt kufizues të hapësirës.

Edhe shkallët, nëse garsonierja ka një kat të dytë, duhen shfrytëzuar në hapësirën poshtë tyre, duke vendosur ndonjë raft me libra, sirtarë apo një tavolinë pune”, shton Gjovalin Shytani. Alfred Fejzolli tek ato garsoniere që ka arreduar ka aplikuar të tilla modele: poshtë krevatit stil marinar, ka vendosur tavolinën e punës. Apo në një qoshe në formë harkore, banjon e vogël që hapet edhe me një derë me shina. Dhe mundësi të pafundme se si mund të shfrytëzohet dobishëm çdo metër katror, mjafton që të kihet vetëdije dhe njohuri për shfrytëzimin e hapësirës apo së shumti të zgjidhet një arredues që di të këshillojë shpejt dhe saktë.

 

 

 

Çfarë të bëj me hapësirën poshtë shkallëve?

under-stair-kitchen-300x225Një i ri na tregoi përvojën e tij: “Kur mora shtëpinë e re, një garsoniere 25 m² stresi më i madh ishte si të mobiloja një hapësirë poshtë shkallëve, diçka që zakonisht në Shqipëri shndërrohet ose në bodrum të vogël, ose mbyllet rëndom me një perde. Mirëpo duke qenë se shtëpia ishte shumë e vogël, ajo hapësirë më duhej. Nuk kisha luksin që në një garsoniere të bëja dhe një mini-bodrum. Pashë fillimisht nëpër faqe të ndryshme në internet për të krijuar një ide. Tek faqja në internet e IKEA-s pashë se si hapësira të tilla mund të shërbenin fare mirë për bibliotekë apo për ndonjë skrivani të vogël. Thirra një marangoz (e gjeta me shumë vështirësi sepse zakonisht nëpër mobileri pranojnë të vijnë për të bërë matje nëse do bësh porosi të madhe, rrallë gjen marangozë të ngeshëm vetëm për një hapësirë aq të vogël). Me pak lekë dhe me material të lirë më në fund bëra një bibliotekë që iu përshtat formës poshtë shkallëve dhe ngjitur me të vendosa dhe një skrivani të vogël për kompjuterin. Ajo hapësirë u shndërrua në hapësirën më të bukur të shtëpisë sime”.

 

“Shqiptarët nuk i duan garsonieret”

white-300x199Stili i mobilimit në Shqipëri nuk para i llogarit fort garsonieret. Jo se nuk ekzistojnë kërkesat për arredime të tyre, por janë të rralla. Edhe për faktin se shqiptarët duan të jetojnë mirë dhe me hapësirë. Siç vëren Alfred Fejzolli me përvojë të gjatë në mobilime shtëpish, edhe studentët marrin me qira dhomë e kuzhinë ose një dhomë me sipërfaqe më të madhe se sa një garsoniere tipike 20-25m². ‘Nuk i koncepton njeri tek ne kësi sipërfaqesh. Shqiptarët kërkojnë dhe harxhojnë para për luks dhe jo për prakticitet. Duan të jetojnë mirë”, thotë Fejzolli.

Por ka edhe gabime të ndërtuesve që zënë fill që nga projektimi i apartamenteve. Nuk mendohet që në themel për sipërfaqe maksimalisht të shfrytëzueshme. ‘Konkretisht, ballkonet e mëdha që bëhen për të pirë kafen apo për të soditur, kur në fakt asnjeri nuk ka kohë ta pijë më kafen në ballkon pasi e harxhon gjithë ditën jashtë shtëpisë, praktikisht janë një sipërfaqe e pashfrytëzuar”, thotë Fejzolli. Duke shëtitur shumë nëpër botë, ai ka parë se si në Francë, Spanjë, Portugali, garsoniere edhe 20-25m² shfrytëzohen aq me mjeshtëri, saqë i kanë të gjitha; qoftë ambientin e fjetjes, kuzhinën edhe me lavatriçe, etazherin, tavolinën e bukës dhe karrigen…

 

 

Garsoniere edhe zyrë

small-studio-apartment-300x299Dikush që ushtron profesion të lirë duke pasur një licencë, mund ta shndërrojë dhe jetojë shtëpinë edhe si zyrë, duke e ndërtuar më të mbrojtur në zonën e tij më intime, siç është ajo e fjetjes, prej vështrimeve, pasi bëhet një vend takimesh me njerëz të njohur dhe të panjohur. Pasqyrat dhe vetratat e gjera janë gjithashtu të pranueshme në kësi rastesh, aty ku ndihet e nevojshme. Edhe strukturat në kartonxhes në hyrje të garsonieres shërbejnë si ndarëse. Duke përfshirë edhe përzierjen e materialeve si druri dhe metalet.

 

 

Ndriçimi, element ndarës

Idetë më të mira për të arreduar varen edhe nga ndriçimi, që mund të tregojë apo fshehë deri diku pjesë të ndryshme të ambientit. Siç janë edhe ambazhurët dhe në përgjithësi ai tip ndriçimi që mund ta bëjë sa më të qartë ambientin që duam të qartësojmë. Përdoret me finesë edhe ndriçimi me ngjyra.

 

 E bardha, kampionia e garsoniereve

Edhe në katalogët botërorë të arredimeve, ngjyra ideale për shtëpi të vogla dhe garsoniere është e bardha, pasi ajo lejon të kihet dritë dhe më shumë volum në dukje. Pastaj me të mund të kombinohen edhe ngjyra të tjera. Një këshillë nga arreduesit: duke përdorur të njëjtën ngjyrë apo stil për mobiljet kjo mund të kontribuojë për të unifikuar ambientin.

 

 Garsoniere për single

Për një burrë single në sintezë me shpirtin vetmitar projektohet një kuzhinë e zgjeruar ku hahet, flihet, takohen miqtë, dëgjohet muzikë. Domethënë sa më shumë zbavitje. Në shtëpinë e gruas single kuzhina sidomos konceptohet si gatim dhe hapësirë pritëse, por jo fjetjeje. Këtu ajo ndihet më e sigurt.

 

 KËSHILLA

JO

krijimit të qosheve të errëta, kanë një efekt kufizues të hapësirës.

 

PO

Shfrytëzimit të çdo këndi të përdorshëm, për ta bërë shumë funksional.

 

 Çmimet më ekonomike:

Për të mobiluar një garsoniere

Kuzhina 2-2.5m linearë – 50.000- 70.000 lekë

Një krevat – 15.000-20.000

Një etazher - 20.000-25.000

Divan ose kolltuk – 15.000 – 25.000

Një tavolinë me katër karrige –15.000

Total -  100.000 – 155.000

(Shekulli.com)

Çfare ju duhet

Keshilla dhe Kujdes!



clubfmradio






Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: aleda
Lexuar: ikub #:
 0  5.386 1106210063





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


acdurres

spitaliamerikan