marketkonekt
0 0
0
 

Si te kujdesemi ne rastet kur jemi alergjike?

nga aleda

Shumë persona vuajnë nga ndonjë alergji lidhur me ushqimet, detergjentët, metalet, kafshët. Ja cila është mënyra për të zbuluar se çfarë na bën keq dhe se si mund të veprojmë në të tilla raste.

Instruksione
Niveli i Veshtiresise: Mesatar

AlergjiaNë një darkë mund të ftosh shumë persona dhe kjo është normale, apo jo? Megjithatë ka gjasa që mbrëmja mes miqsh të kthehet në një melodramë, sepse të gjithë vuajnë nga një alergji: dikush është alergjik ndaj peshkut, dikush tjetër nga vera, një tjetër ndaj qumështit, e kështu me radhë. Mos u çudisni nga ky fakt. Sipas të dhënave të fundit të epidemiologëve, llogaritet që 20-25 për qind e popullsisë vuan nga ndonjë formë e alergjisë ose intolerancës. Por si mund ta kuptojmë që një ushqim na bën keq dhe duhet ta shmangim?

Alergji ushqimore, intolerancë apo dhembje barku? Në këtë pikë krijohet konfuzion. Shumë persona, në fakt, ia atribuojnë një alergjie simptomat që nuk arrijnë t’i shpjegojnë në tjetër mënyrë. Megjithatë, alergjikët e vërtetë janë relativisht të paktë në numër: 2-4 për qind e fëmijëve dhe rreth 2 për qind e të rriturve. Ushqimet e para që krijojnë alergji janë veza, qumështi, peshku, kikirikët, gocat e detit, lajthitë, soja dhe gruri. Ndonjëherë substancat përbërëse mund të mos jenë të deklaruara mbi artikullin e prodhuar dhe kështu është e vështirë për t’u shmangur. Për shembull, ëmbëlsirat mund të përmbajnë susam, kikirik, lajthi ose bajame. Disa proteina mund të përdoren si përbërës shtesë në disa produkte të ndryshme. Në këtë rast, kujdes të veçantë duhet të tregojnë personat që vuajnë nga alergjitë respiratore: për ta, probabiliteti për të qenë “viktima” të ushqimit është më i madh se mesatarja. Për shembull, kush është alergjik ndaj pjalmit të luleve, nuk mund të konsumojë as pjepër dhe as banane; kush reagon ndaj mështeknës, nuk mund ta durojë peshkun.

Për ta diagnostikuar më saktë një alergji ushqimore, kur nuk ka simptoma të rënda si shoku anafilaktik, duhet identifikuar ushqimi, ose një sërë ushqimesh të dyshuara që eliminohen nga dieta, për t’i kthyer sërish më pas një nga një. Më vonë kërkohet konfirmimi përmes testeve të lëkurës. Për të diagnostikuar alergjitë ushqimore, nevojitet një ekspert i kësaj fushe. Rreziku qëndron në faktin se këto lloj alergjish mund të klasifikohen si alergji të patologjive të ndryshme, si intolerancë ndaj disa ushqimeve, por edhe çrregullime gastrointestinale, si sindroma e zorrës së ngacmuar, ose psikosomatike. Alergologët e universitetit të “Wurzburg” në Gjermani kanë kryer një studim te 400 pacientë që konsideroheshin alergjikë. Pas rezultateve të analizave ata zbuluan se vetëm gjysma e tyre vuante nga një lloj alergjie. Ushqimet e zgjedhura ishin kryesisht fruta ose zarzavate, arra dhe grurë. Pacientët e marrë në studim shfaqnin simptoma të ndryshme, nga urtikaria tek edema, e çrregullime gastrointestinale.

“Shpeshherë intolerancat ushqimore ngatërrohen me alergjitë. Intolerancat nuk e përfshijnë sistemin imunitar, por i detyrohen mungesës së një enzime (të bashkëlindur ose të mësuar) që arrin ta shndërrojë një molekulë në një tjetër, dhe gjithmonë janë më pak të rrezikshme”, shpjegon një studiues. Intolerancat më të përhapura janë ato ndaj laktozës, sheqerit të qumështit, glutenit, disa konservuesëve dhe shtesave ushqimore si sulfitet që janë të pranishme te vera dhe pijet e tjera alkoolike. Prej disa vjetësh, për verërat në shishe është bërë e detyrueshme që të publikohet prania e sulfiteve në etiketë, sepse mund të japin reaksione të rrezikshme të tipit astmatik, ose kardiovaskulare me ulje të presionit.

“Për fat të keq, intolerancat kanë filluar të jenë shumë në modë, por janë të pakta ato që mund të diagnostikohen në mënyrë rigoroze”, thotë një alergologe. “‘Moda’ e intolerancës është tepër e rrezikshme, sidomos për subjektet që janë vërtet alergjikë. Nëse në një shkollë ka fëmijë që janë alergjikë ndaj qumështit dhe vezës, është e lehtë t’i dallosh; por nëse ka të tjerë që pohojnë se kanë bërë testin dhe thonë se janë intolerantë ndaj domates, fasuleve, spinaqit, rrezikojnë të mënjanojnë personat, të cilët vuajnë vërtet nga alergjia, duke vënë në rrezik shëndetin e tyre”.

Numri i patologjive respiratore vazhdon të rritet, gjë që përbën edhe pjesën më të madhe të alergjive. “Në vitin 2020, 50 për qind e fëmijëve do të vuajnë nga rrufa alergjike”, thotë një alergolog. “Tani kemi arritur në 25 për qind dhe tendenca e rritjes është e lartë më shumë për rrufën, sesa për astmën”. Papastërtitë, tymi, ndotja apo grimcat e pluhurave në shtëpi mund të jenë shqetësime serioze për alergjinë. Mjekët rekomandojnë kujdes ndaj alergjive të tilla, pasi ato mund të çojnë në astmë, në bllokim të sistemit të frymëmarrjes e ndonjëherë edhe në humbje jete. Teshtimat e shpeshta, shenjat e kuqe në lëkurë në formë hartash, kruajtjet e tyre të padurueshme dhe rëndim të frymëmarrjes: këto janë shenjat e një personi alergjik. Nuk rekomandohet qëndrimi në ambiente të hapura. Pluhurat e shtëpisë duhet të merren me pecetë të lagur; duhen shmangur vendet e pluhurosura ose e ecura në rrugë. Kur shenjat e alergjisë rëndohen, pacienti duhet t’i drejtohet menjëherë mjekut specialist. Për fat të mirë, alergjitë respiratore mund të diagnostikohen me një lloj sigurie, përmes testeve të lëkurës, për shembull “patch test”, që konsiston në vendosjen e substancave të dyshuara në një zonë të caktuar të lëkurës, në mënyrë që të shihet reaksioni. Pastaj rezultatet konfirmohen me analizat e gjakut, të cilat kërkojnë antikorpe të veçanta. Në vijim të diagnozës është i mundur vaksinimi, sidomos në rastet kur simptomat janë të rënda dhe ndikojnë në cilësinë e jetesës.

“Vaksinat kanë rol shumë të rëndësishëm dhe ka pothuajse për të gjitha llojet e alergjive respiratore”, shpjegon alergologu. I vetmi problem është se terapia është shumë e kushtueshme, arrin deri në 300 euro në vit. Kjo është një shifër që nuk mund të përballohet nga të gjithë njerëzit.

Mes detergjentëve, kremrave, fondatinës dhe parfumeve, një grua (por edhe një burrë) vendos çdo mëngjes në trup qindra substanca. Këtyre u shtohen edhe përbërësit që kanë mbetur në bizhuteri dhe rroba. Ky është një “sulm i heshtur” që e ngacmon lëkurën çdo ditë dhe e bën atë të reagojë në mënyrë të pazakontë, me kruarje, skuqje, ënjtje dhe shfaqjen e disa pikave të vogla të kuqe. Sipas të dhënave të një shoqërie dermatologjie, 40 për qind e dermatitëve joprofesionalë u detyrohen produkteve kozmetike, në 29 për qind të rasteve aksesorëve metalikë, në 14 për qind të rasteve, ilaçeve dhe në 9 për qind, rrobave. Pacientët me këto patologji paraqiten shpesh te dermatologët. Në pjesën më të madhe të rasteve përgjegjëse janë produktet për lëkurën (kremrat hidratues, kundër rrudhave, detergjentët e ndryshëm, locionet e djersës), të ndjekur më pas nga parfumet dhe produktet për flokët.


Çfare ju duhet

Keshilla dhe Kujdes!



clubfmradio
living






Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: aleda
ikub #:
 0 1106290086





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


alpet

as
spitaliamerikan