marketkonekt
0 0
1
 

Si te keni nje shtepi te bukur dhe te rehatshme per ne vere?

nga aleda

Lexoni artikullin e meposhtem...

Instruksione
Niveli i Veshtiresise: Elementar

Mobilimi ne verePër një pamje verore në dhomën e ndenjjes

Dekorime shumëngjyrëshe dhe projekte të thjeshta do t’i japin dhomës së ndenjjes një pamje verore, nëse dëshironi të ndryshoni arredimin në këtë sezon. Gjithçka që duhet për të bërë një rinovim veror, është të hidhni ngjyrë dhe të vendosni ndryshe aksesorët e mobilijet. Një ngjyrë e re e verdhë dhe një jeshile shkumë deti ndriçojnë muret dhe aksesorët, duke përdorur disa marifete të zgjuara. Sektori i uljes nuk është asgjë nëse nuk është fleksibël. Duke rikonfiguruar copëzat, do të krijoni një pamje krejt të re. Tapetet apo rrugicat janë argëtuese për të veçuar dhe përcaktuar pjesë të ndryshme të dhomës së ndenjjes. Ngjyra të llojeve të ndryshme, motive apo zbukurime me dantellë mund të përshtaten në këtë ambient.

1. Derdhni ngjyrat

Shtoni ngjyrë në dhomë nëpërmjet aksesorëve. Përdorni jastëkët dhe shtresat në dy ngjyra të ndryshme.

2. Shtoni një take-tuke

Mund ta lyeni me të verdhë tabakanë e vendosur mbi take-tuke, ndoshta dhe me ndonjë model për ta bërë më tërheqëse. Do të servirni me stil mezet apo gjëra të tjera për mysafirët tuaj.

3. Krijoni një kënd për lexim

Cepi përbri dritares është një vend i rehatshëm për të krijuar këtë kënd leximi. Bëjeni këtë zonë të veçantë nga zona e dhomës së ndenjjes. Shtoni punime arti, një tavolinë anësore, një llambë dhe jastëkë me modele.

4. Krijoni një kënd relaksi e të gëzueshëm

Transformoni një kënd në një zonë ngrënieje të rehatshme, duke vendosur një tavolinë bistro dhe karrige të së njëjtës ngjyrë (në këtë rast, e bardhë).

5. Mbuloni karriget

Shtojini një “spërkatje” ngjyrash karrigeve të bardha të drunjta me këto lloj cope verore. Qepni dhe lidhni në të dy anët e karriges fjongo të bukura për një pamje akoma më verore.

6. Përdorni dy ngjyra

Përforconi ndikimet arkitekturale në dhomë me “veshjet e drurit”. Krijoni një kremastar me çengela. Lyeni me dy ngjyra të ndryshme poshtë dhe lart kësaj bordure, për një pamje më tërheqëse e më gjallëruese.


Çfare ju duhet

Keshilla dhe Kujdes!



clubfmradio
living






Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: aleda
ikub #:
 1
MOBILIM SHTEPI VERA
1106300090





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
celi_178@hotmail.com
Para 20 muajsh  
  
shtepi projekt
     


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


alpet

as
spitaliamerikan