Albtelecom
Albtelecom
Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |  Biznese.al   |  Time.al   |  Ligje
 
 
 
Si te parandalojme renien e flokeve?
 
Shperndaje
ikub#: 1107120026
Rënia e flokëve shfaqet shpesh si një burim hidhërimi i përhapur dhe që ndikon si tek burrat ashtu dhe tek gratë.

Rënia e flokëve shfaqet shpesh si një burim hidhërimi i përhapur dhe që ndikon si tek burrat ashtu dhe tek gratë. Për parandalimin e saj tashmë mund të përgatisni ilaçe me produktet që mbani në shtëpi. Ja metodat natyrale të ngadalësimit të rënies së flokëve madje metoda që ndikon në daljen e flokëve të rinj sipas lajmit të publikuar në adresën ehow.com:

Uthull molle: uthulla e mollës përdoret për shumë gjëra në shtëpi. Por veçoritë acide që përmban rivënë në lëvizje zhvillimin e flokëve të rinj. Forma më e mirë e përdorimit të uthullës së mollës është shpëlarja. Pas shampos apo kremit të flokëve lagini flokët me uthullën e mollës dhe prisni rreth 15 minuta. Pastaj hapni çezmën dhe shpërlajini mirë. Këtë metodë mund ta praktikoni çdo ditë.

Vajrat natyralë: edhe vajrat natyralë të cilët janë një rrugë e mirë për daljen e flokëve të rinj në të njëjtën kohë përforcojnë rrënjët e flokëve.

Pasi t’i lyeni flokët me vajrat e ullirit, avokados apo bajames duhet ta lyeni pak dhe lëkurën. Pasi të prisni 10-15 minuta derisa të përthithet nga lëkura duhet t’i shpërlani flokët. Kjo metodë mund të praktikohet një ose dy herë në muaj.

Veza: veza përdoret shpesh si zbutës natyral. Por përveç kësaj ajo përforcon dhe zhvillimin e flokëve. Dhe e verdha e vezës është një burim natyral proteinash. Përveç ndikimit në daljen e flokëve të rinj ajo ndihmon dhe në riparimin e flokëve të djegur.

Merrni një vezë dhe thyejeni, pasi ta rrihni hapeni mirë nëpër flokë. Prisni një orë kështu dhe pastaj lajini mirë flokët. Këtë mund ta praktikoni një herë në javë.



ventouris


Postuar: 12 Kor
 
Shfleto artikuj te tjere per: FLOKE

Albtelecom
loading...




Ermali   Para 10 muajsh     
Me bien shume floket jame shume ne ankth sdi si tja bej jam vetem 19vjec pff qe ne kete moshe
tina   Para 32 muajsh     
mua me bin shum floket jom 27 vjet
edhe i kom flokt e yndyrshme qfar shamponi a po qfar te bej
elma   Para 35 muajsh     
mua me shum me bien floket kur i laj ato edhe kur i kreh nuk me bien shum pliz me tregoni qfar te bej ju lutem qe ta parandaloj renien ju pershendes flm per mirkuptimin
tringa   Para 45 muajsh     
jam tringa i kam 12 vjeq me pin shum floket qka te bej qe ti parandaloj qe te mos me bien floket
sara   Para 47 muajsh     
prsh,jam sara dhe kam 18 vjec,kam nje problem te madh i cili po me shqeteson shume kohet e fundit.me bien floket ne nje permase shume te madhe,dhe sidomos kur un i krehe ato.nese me jepni nje mendim si te parandaloj renien e flokeve do te me ndihmonit shume. flm per mirekuptim
 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Chez Moi
Teoren


Më të lexuarat


Chez Moi
Teoren



Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved