marketkonekt
0 0
0
 

Si të jesh optimist?

nga akora

Ta marrësh jetën lehtë dhe me optimizëm nuk është e pamundur.

Instruksione
Niveli i Veshtiresise: E paspecifikuar

Ta marrësh jetën lehtë dhe me optimizëm nuk është e pamundur. Nuk është as e lehtë të tregohesh optimist kur nuk je një tip i tillë, por është e rëndësishme që të jetosh i qetë me veten dhe t’i shohësh gjërat me sy pozitiv. Ja çfarë duhet bërë që optimizmi të bëhet pjesë e jona

Ta marrësh jetën lehtë dhe me optimizëm nuk është e pamundur. Nuk është as e lehtë të tregohesh optimist kur nuk je një tip i tillë, por është e rëndësishme që të jetosh i qetë me veten dhe t’i shohësh gjërat me sy pozitiv. Ja çfarë duhet bërë që optimizmi të bëhet pjesë e jona:

Mendo pozitivisht - Eliminoni nga fjalori juaj fraza si “nuk do t’ia dal dot mbanë” apo “është e pamundur”.

Mëso të thuash jo - Nëse kërkoni t’i merrni përsipër të gjitha përgjegjësitë, ankthi juaj vetëm sa do të shtohet. Merrini gjërat me radhë, mundësisht duke filluar nga ajo më e bezdisshmja.

Përcakto objektivat - Përqendrohuni në atë që doni të bëni dhe bëjeni.

Gjeni kohë për veten - Kënaquni duke dalë në një mbrëmje me miqtë, apo duke u marrë me sportin që ju pëlqen.

Shëtit në ajër të pastër - Gjelbërimi të qetëson dhe të ndihmon të kthjellohesh.

Vetëvrasja dhe gjendja ekonomike

Të dhënat e qendrave amerikane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve (CDC) tregojnë se numri i vetëvrasjeve është në rritje, gjithherë kur vjen deri te përkeqësimi i gjendjes ekonomike, si dhe numri i tyre bie kur të përmirësohet gjendja në fjalë. Rezultatet e botuara në revistën “American Journal of Public Health” kanë të bëjnë me personat e moshës nga 25 deri 64 vjet. Në studim janë përdorë të dhënat e cikleve ekonomike dhe numrit të vetëvrasjeve në SHBA nga viti 1928 deri më 2007.

Shpeshtësia më e madhe e vetëvrasjeve është shënuar gjatë depresionit të madh ekonomik të vitit 1932: 22 vetëvrasje në 100.000 njerëz. Përqindja më e vogël e vetëvrasjeve është vërejtur gjatë kohës së lulëzimit ekonomik të viteve 1990 të shekullit të kaluar.

Gjërat për të cilat duhet të mendoni çdo ditë

Mendja jonë punon pandërprerë, dhe çdo orë nëpër kokë na kalojnë mendime të panumërta. Megjithatë, ndonjëherë harrojmë të mendojmë për atë më të rëndësishmen.

1. Në çfarë jeni mirënjohës për ato që keni;
2. Në çfarë jeni mirënjohës për ato që nuk keni;
3. Çka dëshironi nga dita e sotme;
4. Çka dëshironi nga e ardhmja;
5. Si t’i largoni frikën;
6. Gjërat e reja që dëshironi t’i provoni;
7. Për arritjet e djeshme;
8. Kualitetet tuaja;
9. Mangësitë tuaja;
10. Si mund t’ia bëni dikujt tjetër ditën më të bukur;
11. Synimet tuaja jetësore;
12. Për një jetë të vetme dhe mundësinë që keni.

Çfare ju duhet

Keshilla dhe Kujdes!



clubfmradio






Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: akora
Lexuar: ikub #:
 0  1.163 1107130067





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


acdurres

spitaliamerikan