Albtelecom
Albtelecom
Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |  Biznese.al   |  Time.al   |  Ligje
 
 
Si te dalloni nese nishanet jane te rrezikshme?
 
Shperndaje
ikub#: 1107260060
Duke qene se rrezet e diellit ndikojne dukshem ne paraqitjen e melanomave, vera eshte stina e shtimit te perkujdesjes ndaj nishaneve.

Duke qene se rrezet e diellit ndikojne dukshem ne paraqitjen e melanomave, vera eshte stina e shtimit te perkujdesjes ndaj nishaneve. Kontrollojini ato vete sipas kater kritereve themelore. Nishanet jane gjithnje aty, dalin gjate gjithe jetes, me se shumti na shfaqen gjate adoleshences, e me se shumti na brengosin gjate stines se veres.

Personat me lekure me te bardhe jane me te ekspozuar ndaj rrezikut nga paraqitja e melanomave. Po ashtu ne grupin e te rrezikuarve jane edhe personat me me shume se 50 nishane ne trup, ata qe kane nishane te cilat ndryshojne ngjyren, ata, anetaret e familjes se te cileve kane pasur melanome, ata te cilet rrine jashte shpesh dhe pa mbrojtje, ata qe shpesh vizitojne solariumet dhe njerezit te cilet ne femijeri ose rini kane pasur shpesh te djegura nga rrezet e diellit.

Nese deshironi te jeni te sigurt se nishanet tuaja nuk kalojne neper nje ndryshim te rrezikshem bejeni dermatoskopine, nje teknike e diagnostikimit me kamere, qe nuk shkakton dhimbje, e cila vizualisht zmadhon nishanin edhe deri ne 100 here. Keshtu do te fitoni nje pasqyre te cilen mund ta perdorni per te krahasuar dhe percjelle pamjen e nishaneve ne periudhen pasuese.

Para dermatoskopise mund ta beni nje kontroll te thjeshte edhe vete, sipas kritereve te meposhtme:

Asimetria: A jane nishanet tuaja asimetrike? Shumica e nishaneve ne zhvillim jane asimetrike.

Skajet: A kane nishanet tuaja skaje te rregullta? Skajet e melanomave ne zhvillim shpesh jane te parregullta dhe te dhembezuara.

Ngjyra: A jane nishanet tuaja njengjyreshe? Ndryshimi i ngjyres dhe pigmentet jo te njetrajtshme mund te flasin per nje melanome.

Diametri: A kane nishanet tuaj diameter me te vogel se 6 milimetra? Melanomat zakonisht kane diameter me te madh.

Ndryshimi: A tregojne nishanet tuaja ndryshim sipas cilitdo kriter te permendur me lart?

Mund te dyshoni per melanome me secilin ndryshim te nishaneve sipas nje ose me shume kritereve te cekura me lart, ose ne rast te paraqitjes se gjakrrjedhjes edhe nese nuk keni pasur lendim, te enjtur, skuqje ose te kruara./infoalbania/



Ventouris
ventouris


Postuar: 26 Kor
 
Shfleto artikuj te tjere per: NISHANET

Albtelecom
loading...




 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Chez Moi
Digitalb

Butik Alviero

Më të lexuarat


Chez Moi
Digitalb



Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved