Albtelecom
Albtelecom
Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |  Biznese.al   |  Time.al   |  Ligje
 
 
 
Si te gatuajme bamje me mish?
 
Shperndaje
ikub#: 1108010036
Receta per te pergatitur bamje me mish.

Për 4-5 persona duhen:

* 500 gr mish
* 1,5 kg bamje
* 2 filxhanë kafeje vaj
* 2 kokrra qepë
* 4-5 kokrra domate
* kripë, piper i zi, uthull 2-3 lugë gjelle, majdanoz.

Përgatitja:

Bamjet pastrohen duke u prerë bishtin në formë konike, spërkaten me uthull e kripë dhe lihen për disa kohë që t'u zbutet pushi. Copat e mishit skuqen bashkë me qepët e grira hollë; pastaj shtohen domatet ose salcë domatesh. Pasi të jenë kaurdisur të gjitha së bashku, u hidhet kripë, piper i zi, fletë dafine dhe zihen në zjarr të ngadaltë për disa minuta. Në qoftë se mishi është i qengjit në të njëjtën kohë me të vihen edhe bamjet, kurse në qoftë se mishi është i madh, atëherë bamjet vihen më vonë. Bamjet shpërlahen, kullohen dhe kaurdisen pak në fultere me yndyrë.

Në një tenxhere të cekët shtrohen feta domatesh, rreth e qark bamje të reshtura me bisht anash dhe majat në mes, duke spërkatur çdo rresht me majdanoz e piper të zi. Në mes të tenxheres në vendin e zbrazët, pa bamje, vendoset mishi, hidhet lëngu, vihet brenda një pjatë porcelani e përmbysur në mënyrë që ato të ruajnë formën gjatë zierjes dhe pastaj kapaku. Gjella vihet në zjarr të ngadaltë derisa të bëhet gati. Në fund ajo vendoset në pjata, ku në mes vihet mishi, ndërsa anash bamjet e rreshtuara bukur, duke u hedhur sipër lëngun e vet dhe majdanoz të grirë hollë.





Postuar: 01 Gsh
 
Shfleto artikuj te tjere per: GATIM

Albtelecom
loading...




kurva   Para 49 muajsh     
kurva
 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Chez Moi
Teoren


Më të lexuarat


Chez Moi
Teoren



Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved