Alexa
0 0
17
 

Si te kemi fatin në dorën tonë?

nga akora

Nëse shpesh ankohemi duke thënë se jemi të pafat, gabohemi.

Instruksione
Niveli i Veshtiresise: E paspecifikuar

Fati nuk është një rastësi që duhet të na ndodhë. Psikologët e kanë përcaktuar si skenarin që mund ta programojmë vetë, përmes veprimeve dhe përgjegjësive që duhen marrë në kohën e duhur. Cilat janë disa nga gabimet që shpesh bëjmë në arritjen e suksesit? Cilët janë njerëzit që ndikojnë në krijimin e fatit tonë? Në rrugën e perfeksionimit të fatit njihuni me disa prej rasteve se si mund ta ndryshojmë atë... Të qenit me fat ose jo, është një nga pyetjet që na çukit gjithmonë brenda nesh. Ose shprehja 'jemi të vegjël përpara fatit, është një nga aludimet më të mëdha që autorë, filozofë apo edhe njerëzit e thjeshtë e kanë konsideruar duke menduar se fati është ai që drejton jetën tonë. Si çdo pohim tjetër edhe kjo thënie ka mbështetësit, ashtu sikurse edhe kundërshtuesit e saj. Psikologët janë ata të cilët nuk i kanë dhënë shumë përkrahje kësaj thënie, që për neglizhentët e fatit të tyre ka shërbyer si ngushëllimi më i shpejtë. Fati është koncepti që shpesh ngatërrohet me rastësinë. Nëse jemi fitues të një lotarie të madhe, që në herën e parë që e provojmë, ka të bëjë me rastësinë më të bukur që mund t'i ndodhë njeriut. Ndihemi të lumtur për diçka të papritur pozitive që ka ndodhur në jetën tonë. E thënë në mënyrë popullore, ky rast shpesh interpretohet si të qenit me fat. Por në fakt nuk mund të themi kështu. Ky është vetëm një moment i papritur që mund t'i ndodhë kujtdo. Të qenit me fat ka në thelb më shumë njeriun si protagonist në krijimin e tij. Ngjarje të ndryshme në jetë ndodhin si pasojë e veprimeve që ne bëjmë, përgjegjësive që marrim, refuzimeve që bëjmë, ëndrrave, e mbi të gjitha guximin që kemi për t'i realizuar ato. Jemi ne ata që në mënyrë thelbësore krijojmë gjithçka për veten. Këtë besojnë psikologët duke kundërshtuar shprehjen "Jemi të vegjël përpara fatit". Psikologët besojnë se ka një skenar edhe për fatin tonë. Që konkretisht është një plan i caktuar, si një film apo prezantim. Shfaqet tamam si një lojë, ku jeta jonë do të dukej si një shfaqje që ka skenarin dhe autorin e saj. Në shumë drejtime fati ynë i mëtejshëm përcaktohet në faza të ndryshme të saj nga ndikimi i faktorëve apo njerëzve të jashtëm. Por, autorët kryesorë të këtij skenari mbeten prindërit tanë. Nëse do të bënim një reflektim rreth personave të ndryshëm që kanë ndikuar në jetën tuaj, do të kuptohej që protagonistët e vërtetë janë prindërit. Nëse një nënë e kujdesshme i thotë vajzës se "duhet të jesh e vëmendshme, më e shkathët në punët e shtëpisë. Nuk mendoj se si mund të krijosh një familje të nesërmen!". Një vajzë e bindur përpiqet të ndjekë manualin e nënës së saj. Duke u pjekur, ajo ende beson se është e paaftë të përballojë përgjegjësi të vështira si rritja e fëmijëve, apo krijimi i një familjeje. Si rezultat kemi një vajzë të pjekur, por të paaftë për të pasur familje apo fëmijë. Ndaj, në realizmin e një skenari i cili do të jetë përcaktuesi i një fati të bukur, duhet të jemi sa më të kujdesshëm. Jemi ne autorët që vendosim për gjithçka. Duhet më shumë vendosmëri dhe guxim nga ana jonë. Fatin mund ta ndryshojmë.

Përballuni me momentet
Të bërit e analizave ku në qendër vihet vetja është më se e vështirë. Por, është një lloj mekanizmi i prodhuar nga ndërgjegjja për t'i shërbyer vetes. Megjithatë çdokush është në gjendje të përshkojë përmes intuitës dhe dëshirës së brendshme drejt analizave që ndihmojnë për të zbuluar fakte dhe situata të jetës. Të gjithë ne kur provojmë të mbledhim pjesë nga e kaluara, në këtë lloj procesi psikologjik hasim vështirësi. Fëmijëria është një nga fazat, shpeshherë më përcaktuese të jetës së njeriut. Ajo shoqërohet me shumë pasoja të cilat vendosin për jetën tonë. Ndaj efektet që ndiejmë nga e kaluara ndikojnë në vendimet që marrim. Në krijimin e një momenti të caktuar, që rrënjos sipërfaqësisht ose jo fatin tonë. Gjithsesi një person i maturuar mund të bëjë një përpjekje sado të vogël. Meqë analiza të tilla janë të vështira të bëhen individualisht, këtë mund ta konsumoni edhe në formën e një bisede me një person të afërt. Një shoqe, shok motër ose vëlla. Pra me persona të cilët ndani momente konfidencialiteti me njëri-tjetrin. Kujtoni se çfarë prindërit të kanë thënë dikur, në të shkuarën dhe mendoni se sa ka ndikuar kjo në jetën tuaj. Për shembull djemve të vegjël, kur ata janë fëmijë shpesh prindërit kanë tendencën t'i thonë "do bëhesh një burrë i fortë. Nuk mund të ankohesh e të fillosh të qash!". Në një moshë të rritur një djalë ndihet vazhdimisht i kërcënuar nga probleme të ndjenjave. Ai shpesh është nervoz, dhe përballet me keqkuptime të ndryshme që i shkaktohen nga të afërmit e tij.Reflektoni mbi fëmijërinë
 

Të kujtuarit e momenteve të fëmijërisë shpesh herë është shumë e vështirë, për të thënë e pamundur. Kjo vlen sidomos kur bëhet fjalë për momentet e para të fëmijërisë. Në raste të caktuara emocione negative të ndikuara nga e kaluara, e sidomos fëmijëria përbëjnë një pengesë të mirëfilltë të lidhur drejtpërsëdrejti me momente vitale. Këto përbëjnë në thelb edhe pengesat më të mëdha duke thyer kështu avantazhet tona. Në këtë rast, merr jetë farë mirë shprehja e njohur, që të gjithë duket se e përdorin "jam krejt pa fat". Në një vizitë te psikologu një vajzë e re rrëfen kujtimet më të hershme të saj. Ajo është vetëm katër vjeç, dhe luan me fëmijë të tjerë, ku shumë prej tyre janë një vit më të mëdha se ajo. Ky është fakti që ajo e përmend më shpesh gjatë rrëfimit që bën. Megjithëse ajo pohon se ky fakt nuk është aspak fyes për të, për vite me radhë ky mendim ka gulçuar në kokën e saj në mënyrë të pavetëdijshme. Ajo mendon se është më e pafat se të tjerët. Kjo vajzë e formuar, e bukur dhe e suksesshme në mënyrë konstante ndihet inferiore. Ka diçka që e pengon atë në arritjen e asaj që dëshiron vërtet.

Në rrugën e perfeksionimit
Pasi keni zbuluar se cilat kanë qenë disa nga momentet apo faktorët që kanë shërbyer si pengesë në krijimin e fatit tuaj më të mirë, ju mund të çliroheni prej tyre për të krijuar atë që do donit. Le të themi që në një farë mënyre keni filluar të ndryshoni gjërat. Fazat më të rëndësishme në jetë janë ato që kanë të bëjnë me krijimin e familjes, arsimimin, rritjen në karrierë, apo edukimin e fëmijëve. Janë të gjitha këto momente me të cilat na duhet të ndeshemi në jetë. Ndikojnë për të krijuar fatin tonë apo të njerëzve për të cilat na duhet të kujdesemi. Megjithatë, me pak vëmendje, nëse nuk do të na mungonte dëshira e brendshme për t'i ndryshuar gjërat, fatin, gjithçka që duam të na përkasë mund ta bëjmë. Sepse nëse kërkon të jesh drejtuese e mirë, një dirigjente e sigurt e veprimeve të tua atëherë mund t'ia arrish fare lehtë. Rezultati është muzika e krijuar prej teje, atë që do doje të dëgjoje. E njëjta gjë vlen edhe për fatin, ti mund të jesh dirigjenti i tij. Mjafton vullneti për ta ndryshuar atë. Si mund ta ndryshojmë fatin kur do donim dëshpërimisht ndryshimin e tij? Pasi keni përjetuar në mënyrë të vazhdueshme dhe të përsëritur episode në jetë, reflektoni mbi pasojat. Mendoni se cila është arsyeja kryesore që ka shkaktuar këto ngjarje të njëpasnjëshme? Cilët njerëz ishin pjesëmarrësit? Mos ndoshta ka diçka të përbashkët ndërmjet tyre? Si keni reaguar në të gjitha situatat e përsëritura. Janë këto disa nga momentet të cilat duhet t'i analizoni më tepër. Një biznesmen i suksesshëm nuk ka rezultate të kënaqshme në punën e tij. Një nga arsyet kryesore që çon në këtë lloj rezultati të pafat është punësimi që ai i ka bërë vartësve të paaftë për të realizuar një punë të suksesshme. Në këtë rast ai duhet të jetë më selektiv në stafin tij. Duke bërë një punë më të mirë organizuar, kjo mund ta ndihmojë atë në mbarëvajtjen rezultative të biznesit. Arsyeja e dështimit është e fshehur konkretisht te vetë ai. Çdo gjë varet pikërisht nga ju. Një ndryshim i bërë prej jush do të ndryshojë të gjithë rrjedhën e ngjarjeve.

Çdo gjë ka kohën e saj
Përjashtoni mundësitë e shprehjeve si "sikur të kisha vepruar ndryshe", apo "do e kisha menaxhuar më mirë situatën po të kishte qenë një tjetër rrethanë". Mendojini mirë veprimet përpara se të pendoheni për të ardhmen e tyre, e cila mund të jetë e pandryshueshme. Për shembull, dhjetë vite më parë nuk e keni frekuentuar fakultetin e që prej atëherë keni thënë vazhdimisht me vete "nëse nuk do të kishte pasur teste vlerësimi për frekuentim, do të isha studenti më i mirë". Me siguri që momente të tilla mund të ketë me bollëk në jetën e gjithsecilit. Mendoni se çfarë iu pengoi të shkonit në universitet, përtacia, përgatitja e pamjaftueshme, pasiguria në vetvete, apo martesa e hershme? Dhe si duhej të kishe vepruar në atë rast për të arritur atë që do donit. Mësoni të merrni përgjegjësitë e veprimeve në kohën e duhur për të mos u penduar më vonë! Sepse çdo gjë ka kohën e saj ndaj duhet ta vlerësoni në momentin e duhur. Mos kërkoni për burime të fajit si te të tjerët ashtu edhe te vetja juaj. Ndjenja e fajit apo fajësimi i të tjerëve për veprimet tuaja është një nga gjërat më kompleksive, ashtu sikurse një veprim i pamatur prej jush. E në përfundim të një analize të gjatë reflektive, kuptoni që nuk ka asnjëherë ndryshime drastike të rrethanave apo të fatit tuaj. Mos prisni për rezultate të shpejta, të menjëhershme, që në fakt mbetet një mentalitet njerëzor. Së bashku anët pozitive si dhe ato negative ndodhin për vite të tëra. Mësohuni të pranoni që koha, është pasuria e pallogaritshme që ndryshon shumë. Vështroni veten dhe të tjerët, nxirrni përfundime, dhe kujtoni që çdo gjë ndodh nën një arsye të vetme. Është e nevojshme të pranoni fatin tuaj, ajo që iu përket vetëm ju. Duke reflektuar mbi të kaluarën, ndieni jo vetëm anët negative të ngjarjeve që iu kanë ndodhur, por merrni dhe me të mirën prej tyre. Por vetëm duke e kuptuar këtë lloj procesi të brendshëm individual, mund të çliroheni nga ndjenja shtypëse, si dhe monotonia. Është momenti i duhur të shkruani fatin tuaj sipas skenarit që dëshironi./balkanweb/

Çfare ju duhet

Keshilla dhe Kujdes!



Club FM






Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: akora
Lexuar: ikub #:
 17
FATI
 3.887 1108050027





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
GiBeans
Para 35 muajsh  
  
anoeeeeek
Para 35 muajsh  
  
http://www.maroclub.net/ online cialis xrnasv http://www.reclaiminglife.com/ tramadol hcl-acetaminophen 1161 http://www.myoregonmotors.com/ low car insurance 8DDD http://www.levitrapharmacies.com/ levitra 8-]]
     
wickedshelly
Para 35 muajsh  
  
http://www.worthy-collectibles.com/ auto insurance =] http://www.mymedcare.net/ cialis 8(( http://www.myremedyonline.com/ tramadol online lowest price 8[ http://www.theetaonline.com/ auto insurance quotes %-((
     
briannnxD
Para 35 muajsh  
  
http://www.medsshipping.net/ prednisone tablets 8)) http://www.medicprix.com/ taking lexapro and diet pills 2116
     
NNELLII
Para 35 muajsh  
  
http://www.centiprix.net/ propecia 689 http://www.medsonweb.com/ buying cymbalta online ggrj
     
animecritic
Para 35 muajsh  
  
     
animecritic
Para 35 muajsh  
  
http://www.meds-shopping.com/ cialis levitra 62916 http://www.medshelp.net/ levitra tbq
     
sarakirana
Para 36 muajsh  
  
     
sarakirana
Para 36 muajsh  
  
http://www.carinsuronline.net/ auto insurance 96634 http://www.myinsurdeals.com/ home insurance 2182
     
COBRARocky
Para 36 muajsh  
  
     
COBRARocky
Para 36 muajsh  
  
http://www.searchinsuronline.com/ car insurance quotes 8-) http://www.searchinsur.com/health-insura health insurance quotes 331793
     
zeutheir
Para 36 muajsh  
  
     
zeutheir
Para 36 muajsh  
  
http://www.getquotestoday.net/ term life insurance 99695 http://www.quotesmarket.net/ car insurance online 5453
     
kezfeewipv
Para 36 muajsh  
  
     
kezfeewipv
Para 36 muajsh  
  
nmv2Jl , [url=http://fbdyviekayli.com/]fbdyviekay [link=http://umqrdusqwfob.com/]umqrdusqw http://fhxcovdhdrvr.com/
     
Journey
Para 36 muajsh  
  
     
Journey
Para 36 muajsh  
  
I didn't know where to find this info then kaobom it was here.
     


Kerkoni Gjeni Prona









| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


none

Spitali Amerikan

none