ebuy.al
Alexa Alexa
0 0
0
 

Si te ushqehemi gjate muajve te shtatezanise?

nga akora

Padija bën që “drama” e shëndetit gjatë shtatzanisë, aktor i së cilës është edhe ushqimi, të zhvillohet me perde të mbyllura dhe vetëm në aktin e fundit, kur tragjedia bëhet e dukshme, do arrihet të kuptohen gabimet që janë bërë gjatë kohës së shtatzanisë.

Instruksione
Niveli i Veshtiresise: E paspecifikuar

Padija bën që “drama” e shëndetit gjatë shtatzanisë, aktor i së cilës është edhe ushqimi, të zhvillohet me perde të mbyllura dhe vetëm në aktin e fundit, kur tragjedia bëhet e dukshme, do arrihet të kuptohen gabimet që janë bërë gjatë kohës së shtatzanisë.

Një ushqyerje e rregullt nënkupton një ushqim të ekuilibruar, të shumëllojshëm dhe që përmban të gjitha lëndët ushqimore të domosdoshme për ruajtjen në mënyrë të përkryer të nevojave tuaja dhe të bebit brenda jush. Si rregull, gjatë shtatzanisë ju nuk keni nevojë për ndonjë dietë të veçantë (me përjashtim të rasteve kur vuani nga ndonjë sëmundje).

Megjithatë duhet thënë se disa ushqime përdoren më shumë se të tjerat, sepse krijesa në rritje harxhon një pjesë të konsiderueshme për nevojat e veta dhe për pasojë është i domosdoshëm plotësimi i rezervave të harxhuara. Kjo nuk do të thotë që të “ushqeheni për dy”, apo t’i ktheni momentet e vakteve në fiksime me dietat, tabelat dhe kaloritë.

Shtatzania nuk duhet të shkaktojë ndryshime të mëdha në sjelljen e të ushqyerit dhe nuk duhet të detyrojë askënd të hajë diçka që nuk i pëlqen. Nëse para shtatzanisë ju keni qenë nën dieta të veçanta apo vegjetariane, duhet të këshilloheni me gjinekologun për ndryshimet e duhura.

Për arsye financiare, duhet thënë se jo të gjithë e kanë mundësinë të sigurojnë një ushqim të pasur dhe të shumëllojshëm. Megjithatë, sipas zakoneve të familjes shqiptare një gruaje shtatzënë në shtëpi i krijohen kushte të marrë kaloritë apo llojet e nevojshme. Ndalohet rreptësisht marrja e tabletave dobësuese gjatë shtatzanisë, sepse sjellin keqformim të bebit.

Nëse ju gjatë jetës normale keni nevojë të merrni 2150 kalori për një ditë, gjatë shtatzanisë kjo rritet në + 150 kalori në tremujorin e parë dhe në + 300 për pjesën e mbetur të shtatzanisë. E thënë më thjeshtë, në tremujorin e parë ju duhen 2300 kalori, dhe në muajt e tjerë rreth 2450 kalori.

Në tre muajt e parë ju duhet të përdorni në ditë:

• 100 gr mish (300 kal)
• 100 gr bukë (270 kal)
• 100 gr makarona (340 kal)
• 200 gr perime (160 kal)
• 200 gr fruta të freskëta (180 kal)
• 50 gr djathë (200 kal)
• Një gotë kos (100 kal)
• Një gotë qumësht (130 kal)
• 50 gr sheqer (180 kal)
• 30 gr marmalatë ose reçel, mundësisht pa sheqer (200 kal)
• Vaj për gatim dhe për sallatë (200 kal).

Përbërësit bazë të një diete ushqimore të mirë janë proteinat, yndyrnat, sheqernat, fibrat ushqimore, vitaminat, kripërat minerale dhe uji. Secili nga këto produkte është i domosdoshëm për jetën dhe shëndetin e çdo njeriu, në çfarëdo faze të zhvillimit që të ndodhet.

Grupet e prodhimeve ushqimore

Grupi i parë (mishi, peshku dhe të tjera)

• Të gjitha llojet e mishit për shembull lope, qengj, mish i grirë qoftesh, mëlçi, mish pule dhe peshk, duke përfshirë edhe peshkun në konservë.
• Të gjitha llojet e bathëve të thara si për shembull fasule, thjerëza.

Këto janë prodhime që përmbajnë proteina të cilësisë së lartë, hekur, sheqerna, vitaminë D, dhe vitaminat e kompleksit B.

Kujdes: Konventa Europiane e Ushqimit ka ndaluar përdorimin e organeve të brendshme të kafshëve për arsye sigurie.

Grupi i dytë (qumështi dhe bulmetrat)

Këto janë ushqime të gatuara nga vetë nëna natyrë. I tille është qumështi, i cili është i vetmi prodhim i destinuar nga natyra për të qenë ushqimi i kafshëve (gjitarëve) dhe njeriut. Qumështi dhe të gjitha llojet e bulmetrave si djathi, gjiza, kosi, janë produkte ushqimore që përmbajnë kalcium, proteina të cilësisë së lartë dhe vitamina të grupit B.

Grupi i tretë (buka, drithërat dhe patatet)

Orizi dhe grupi i produkteve ushqimore me origjinë nga drithërat, jane produkte ushqimore që përmbajnë sheqerna, proteina të cilësisë së mesme, vitamina të grupit B.

Këtu hyjnë: Buka,orizi, makaronat, patatet, drithërat për mëngjesin (për shembull Cornflakes), si dhe të gjitha llojet e grurit ose thekrës.

Grupi i katërt

Vaji, gjalpi, dhjami dhe margarina, janë produkte që përmbajne yndyrna, veçanërisht acide yndyrore, disa lloje vitaminash (veçanërisht A dhe D).

Grupi i pestë (frutat dhe perimet)

Agrumet dhe të gjitha llojet e frutave dhe të perimeve të freskëta, janë prodhime që përmbajnë disa lloje vitaminash (veçanërisht vitaminë C) dhe kripëra minerale.

Për shembull:

• Të gjitha llojet e perimeve të freskëta, të ngrira ose të konservuara, për shembull karrota, spinaq, presh, bizele, speca, lakër etj.
• Të gjitha llojet e perimeve që përdoren për sallatë si domate, sallatë jeshile, kastravec.
• Të gjitha llojet e frutave të freskëta ose të ngrira si mollë, banane, portokalle, dardhë, pjepër etj.
• Të gjitha llojet e frutave të thara si fiq, kajsi, stafidhe etj.
• Të gjitha llojet e lëngjeve pa sheqer, të frutave (lëng frutash 100% i pastër).

Çfare ju duhet

Keshilla dhe Kujdes!



Club FM
union






Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: akora
Lexuar: ikub #:
 0  7.328 1109020068





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


Kerkoni Gjeni Prona









| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme




Spitali Amerikan