marketkonekt
0 0
0
 

Si te pergatitemi per te lindur me joga?

nga akora

Ushtrimet e Jogas jane te vlefshem ne parapergatitjen per lindje. Joga ofron udhezime permes praktikimit te frymemarrjes si dhe praktikimit fizik.

Instruksione
Niveli i Veshtiresise: E paspecifikuar

Ushtrimet e Jogas jane te vlefshem ne parapergatitjen per lindje. Joga ofron udhezime permes praktikimit te frymemarrjes si dhe praktikimit fizik. Kjo mund t'ju ndihmoje ne pergatitjen, qendrimin si dhe rikuperimin nga lindja. Mesohuni me frymemarrjen tuaj. Rregullimi i frymemarrjes eshte celesi i pergaditjes se lindjes. Duke u fokusuar ne frymemarrje, ju inkurajoni trupin tuaj te relaksohet sa me shume qe eshte e mundshme. Rregullimi i frymemarrjes po ashtu mund t'ju ndihmoje te ulni presionin e gjakut si dhe pulsin. Filloni duke u ulur ne pozite te rehatshme, qofte ne karrige apo kembekryq ne dysheme. Mbyllni syte. Ndjeni rritjen dhe zvogelimin e kraharorit si dhe hapjen dhe mbylljen e belit gjersa merrni fryme.

Mesimi i frymemarrjes se thelle mund te ndihmoje trupin te prodhoje oksitine, qe ndihmon ne progresin e punes. Praktikoni disa pozicione. Zgjidhni ato qe zgjasin dhe forcojne kembet tuaja dhe pjesen e brendshme te kembeve. Joga ne shtatzani nevojitet per te vetedijesuar trupin. Nese gjeni ndonje klase per te ushtruar joga, atehere shkoni. Jo vetem qe do te keni clirim fizik, por po ashtu mund te krijoni mike, me te cilat do te diskutoni per belin tuaj, si dhe rritjen e femijes, se bashku. Gjeni levizje te cilat ju bejne te ndiheni mire. Zgjatjet anash ndihen mrekullueshem.

Per disa femra, shtrirja ne toke me shpine ben presion ne venen cava, vena qe kthen gjakun nga kembet ne zemer, duke shkaktuar marramendje, shkurtim te frymemarrjes, si dhe nausea. Nese kjo ju ndodh ju, shmangiuni cdo pozicioni qe ka te beje me shtrirjen ne shpine.


Sa me shume rriteni, sensi i balances do te ndikohet. Mos provoni te mbani nje pozite per kohe te gjate. Mos u tendosni. Ne lindje eshte e rendesishme te mesoni se si te relaksoheni sa me shume qe eshte e mundur. Tendosja, edhe ne ushtrime, nuk eshte e mire. Mesohuni te relaksoheni duke marre fryme ne menyre qe te mbeteni te relaksuar gjate lindjes. Perfundoni me 20 minuta relaks. Kjo eshte pjesa me e rendesishme qe ju mund te praktikoni per nje mendje/trup te shendetshem. Kjo praktike ndihmon ne uljen e presionit te gjakut dhe pulsit, si dhe eshte mire per kembet e fryra duke zvogeluar stresin. Shtrihuni ne krah, mbyllni syte dhe praktiko frymemarrjen. Nese ju merr gjumi, eshte ne rregull! Ideja eshte qe te relaksoheni sa me shume qe eshte e mundur dhe kete ta mesoni mire ne menyre qe te jeni e qete edhe gjate kontraktimeve. Nese e vereni qe po hutoheni nga mendimet apo zhurma, ktheni vemendjen prape te frymemarrja. Qendroni ashtu 20 minuta apo me shume.

Praktikoni cdo dite, edhe nese keni vetem 5 minuta ne dispozicion per nje frymemarrje te qete. Mbani mend qe kontraksionet zgjasin vetem pak minut. Jeni pozitiv. Femrat kane lindur tash e mijera vjet. Ato e kane bere, andaj edhe ju mund ta beni kete!

Çfare ju duhet

Keshilla dhe Kujdes!



clubfmradio






Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: akora
Lexuar: ikub #:
 0  1.513 1109050095





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


alpet

GlobeAlbania