0 0
0
 

Si te dalloni qe femija juaj ka probleme ne veshka?

nga aleda

Lexoni artikullin e meposhtem per me shume informacion...

Instruksione
Niveli i Veshtiresise: Mesatar

VeshkatShkaqet e sëmundjeve të veshkave tek fëmijët 

Shkaqet janë të lindura dhe të fituara. Në grupin e parë bëjnë pjesë ato anomali që lindin bashkë me fëmijën e që ndodhin si pasojë e një keqformimi në organizmin e bebes. Me teknologjinë e sotme të eko-ve dhe ekzaminimeve, që në barkun e nënës mund të përcaktohet një anomali dhe, nëse bëhet fjalë për një sëmundje të rëndë siç mund të jetë një refluks apo dëmtim i gradës së tretë ose të katërt të veshkave, bëhet ndërprerja e barrës. Ka anomali të tjera që përftohen me vitet, krijimi i gurëve në veshka, dëmtim i vezikës së veshkave dhe anomali të tjera që diagnostikohen nga mjeku obstetër ose nga pediatri.

Kategorizim i sëmundjeve sipas grupmoshave 

Moshat e vogla preken nga sëmundje të tilla, si hipospadia apo refluksi, që është kthimi mbrapsht i urinës në veshka. Ky fëmijë e ka pasur këtë anomali që në barkun e nënës. Nëse fëmija ka shpesh temperaturë apo shpeshherë infeksione, kjo duhet të tërheqë vëmendjen e prindit. Një tip sëmundjeje tjetër që prek fëmijët është ekstrofia, shpërveshja e pareteve të veshkave. Është një anomali shumë e rëndë, por që mund të kurohet. Mund të ndodhë tek moshat më të rritura, 10 deri në 14 vjeç, që fëmijët nisin të urinojnë natën. Nëse fëmija e vazhdon prej fëmijërisë deri në moshën 14-vjeçare lagien natën, do të thotë që është një problem i rëndë, si dëmtim i vezikës së veshkave apo tumor në shtyllën kurrizore. Në rast se kjo fillon në një moshë të mëvonshme, ka medikamente kuruese dhe zgjidhje. Gurët në veshka janë të një tjetër tip sëmundjeje, që fillon nga 0 deri në 14 vjeç, e për të cilën ekzistojnë forma të ndryshme mjekimi, nga medikamentet tek bombardimi i gurëve apo ndërhyrja kirurgjikale.

Simptomat e para që duhet të vënë në lëvizje prindërit 

Nëse fëmija ankohet shpesh për një djegie në urinim, dhimbje në fund të barkut, duhet të ketë një problem në veshka. Një fëmijë nuk është në gjendje të shprehë saktë atë çka ndien, por një shenjë e vogël duhet të vërë në lëvizje prindërit. Pas një ankese, mund të fshihet edhe një tumor në veshka. Kësi masash mund të zbulohen edhe nga nënat, të cilat duke i bërë banjë fëmijës mund të prekin një masë të fortë në bark, që mund të jetë tumor në veshka ose në shtyllën kurrizore.

Këshilla praktike 

Kujdesi duhet të jetë në plan të parë. Kujdesi nga ana e të gjithë mjekëve, nga ai obstetër, pediatër dhe deri tek ne kirurgët. Diagnostikimi i hershëm i një sëmundjeje në organizmin e fëmijës është ndihma më e madhe në emër të jetës së tyre. E dyta dhe më e rëndësishmja është kontrolli i vazhdueshëm tek mjeku. Ushqimi i zgjedhur dhe i kontrolluar, sidomos në rastet kur kanë gurë në veshka. Dieta ushqimore nuk duhet të përmbajë sasi kalorish të tepruara, produkte të ngopura në kripë etj. Kujdesi me ujin e pijshëm dhe konsumimi i sa më shumë lëngjeve. Këshilloj shpesh kontrollin vetjak me duar nga ana e prindit tek fëmijët gjatë veshjes së tyre, apo teksa jeni duke i bërë banjë. Të gjitha këto elemente ndihmojnë në mirëqenien shëndetësore të fëmijës.

Çfare ju duhet

Keshilla dhe Kujdes!



clubfmradio






Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: aleda
Lexuar: ikub #:
 0  1.875 1109070128





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


acdurres

spitaliamerikan