marketkonekt
0 0
0
 

Si te bejme nje diete te shendetshme?

nga a.k

Keni perdorur shume dieta dhe nuk keni arritur formen trupore qe keni deshiruar?

Instruksione
Niveli i Veshtiresise: E paspecifikuar

Keni perdorur shume dieta dhe nuk keni arritur formen trupore qe keni deshiruar? Ndiheni e lodhur nga dietat e rrepta e te stermundimshme? Kjo rubrike do t’ju ndihmoje me keshilla praktike te vlefshme dhe te shendetshme.

Yndyrnat - jane baze, ne shume procese te organizmit dhe jane nje forme e perqendruar e energjise. Marrja e tepruar e yndyrnave, mund te coje ne dhjamosje. Mishi, djathi, vaji i palmes, vaji i arres se kokosit, dhjamrat e kafsheve, vezet, peshqit, arrat, kane yndyrna te tretshme.
Fibrat- luajne nje rol te rendesishem ne nje diete te shendetshem, ndihmojne levizjen e ushqimit ne aparatin e tretes, ndalojne kapsllekun, ndihmojne funksionimin e zorreve (parandalojne shqetesimet ne to), apendesitin, semundjet e zemres. Dritherat jane shume te pasura me fibra.

Vitaminat dhe kriperat minerale- e ndihmojne trupin te ruaje formen e mire. Nje diete e mire duhet te siguroje te gjitha vitaminat dhe kriperiat minerale, qe jane shume te nevojshem per organizmin. Megjithate duhen vetem sasi te vogla, ato jane te pazavendesueshme.

Vitaminat dhe kriperat minerale veprojne se bashku. Kriperat minerale ndikojne ne strukturat kockore, krijimin e nje ekuilibri te sistemit ujor te organizmit, nervat dhe reagimet muskulare. Minerale te rendesishme jane kalciumi, fosfori, magnezi, hekuri, sulfuri, sodiumi, potasi dhe zinku. Disa vitamina si A, D, E, K, mund te maganizohen, kurse vitaminat C dhe B kompleks duhen marre rregullishte. Nese frutat dhe perimet gatuhen, vitaminat dhe kriperiat minerale humbasin shume nga cilesite e tyre. Zierja me avull eshte me e mire, sesa zierja e zakonshme. Mjafte vitamina permbajne edhe lekurat e frutave.

Te dishe te hash…

Ka disa lloj ushqimesh qe duhet te hahen te shoqeruara me te tjera, sepse keshtu behen me te dobishme per organizmin tone.

Studimet e bera, kane treguar se nese i ha karrotat e grira ne forme sallate, pa i hedhur vaj ulliri, mund te pakesosh sasine e kalorive qe merr, por humb marrjen e betakarotines qe eshte mjafte e vlefshme per trupin.

Vitamina A, ashtu sikurse dhe vitaminat D, E, K, absorbohen nga organizmi, vetem ne prani te yndurnave. Me perpara, konsiderohej e papershtatshme te bashkoheshin proteinat me karbohidratet.

Por sot, mendohet se t`i shtosh llojeve te ndryshme te pastave (brumerave), pak fasule, bizele, apo thjerreza, plotesohen me mire nevojat proteinike te trupit. Por ka edhe ushqime, qe keshillohet te mos bashkohen gjate ngrenies. Keshtu psh. djathi, qe eshte i pasur me kalcium, kur hahet se bashku me mishin, pengon absorbimin e hekurit nga zorret.

Lakra e bardhe kur hahet me peshk, pengon absorbimin e jodit, qe permban peshku. Po ashtu, tanina qe permban caji, pengon absorbimin e kalciumit qe ndodhet ne djathe, etj/keshilla/


Çfare ju duhet

Keshilla dhe Kujdes!



living






Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: a.k
ikub #:
 0
DIETA SHENDETI
1109300041





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme




digitalb
spitaliamerikan

as