marketkonekt
0 0
0
 

Si te riktheni ne forme fytyren e yndyrshme?

nga aleda

Njihet në shikim të parë: është elastike, i reziston mjaft mirë shenjave të kohës, por ka poret të zgjeruara dhe shpesh, një ngjyrë të zbehtë.

Instruksione
Niveli i Veshtiresise: Mesatar

Fytyre e yndyrshmeFlasim për lëkurën e yndyrshme. Atë që, për shkak të një super aktiviteti të gjëndrave të yndyrës, duket gjithnjë me shkëlqim. Një epidermë pa dyshim e shëndetshme por që ka nevojë për kura të kujdesshme, që të evitohen karakteristikat e saj negative që keqësohen me kalimin e kohës. 

 

Pastrim po, por delikat 

- Më shumë se çdo tip tjetër lëkure, ajo e yndyrshmja ka nevojë për një pastrim të kujdesshëm. Tepria e yndyrës, në fakt, nëse nuk largohet, tenton të mbushë poret dhe të pengojë oksigjenimin e duhur të qelizave të lëkurës. 

- Por pastruesi nuk duhet të jetë agresiv, ose ndryshe rrezikojmë të ç'yndyrosim tepër lëkurën dhe të stimulojmë gjëndrat e yndyrës të prodhojnë më tepër duke e keqësuar gjendjen. 

- Ideal për pastrim është një produkt delikat, i formuar me produkte me veprim qetësues, pastrues, lehtësisht shtrëngues, që duhet përdorur si në mbrëmje për të hequr makiazhin dhe papastërtitë, si dhe në mëngjes për të eliminuar nivelin e lehtë të yndyrës që është formuar gjatë gjumit. 

- Për një pastrim të thellë është e nevojshme të bëjmë të paktën një herë në muaj një maskë pastruese, më mirë nëse është me bazë argjile. 

Në fillim ekspozojeni fytyrën ndaj avullit të ujit, në mënyrë që të hapen poret dhe më pas të aplikohet maska që lihet të veprojë për 15 minuta. 

Kjo hapësirë kohe i lejon argjilës të thithë papastërtitë dhe yndyrën e tepërt. Për të hequr maskën, mjafton ta shpërlani me ujë të vakët. 

 

Kurrë mos harroni tonikun 

- I përdorur në mbrëmje shërben për të plotësuar gjestet e pastrimit, pasi largon mbeturinat e fundit të papastërtive dhe eliminojnë mbeturinat e detergjentit të ngelur në fytyrë. 

- Në mëngjes rizgjon epidermën, i jep lëkurës ton dhe freski. Duke tamponuar fytyrën me një pambuk të njomur me tonik, para makijazhit, mbahet nën kontroll lyrësia që karakterizon lëkurat e yndyrshme dhe që dëmton qëndrimin e trukut. 

 

Puçrrat në pusi 

Nëse lihet pas dore, lëkura e yndyrshme mbulohet me pika të zeza dhe puçrra. 

- Me kalimin e kohës, në fakt, paretet e poreve dobësohen dhe ngadalësohet ndërrimi qelizor, me pasojë shtimin e qelizave të vdekura. 

Këto të fundit veprojnë si një tapë: duke burgosur yndyrën nën lëkurë i japin jetë një pike të zezë. Nëse kjo infektohet për shkak të baktereve prezente më lëkurë formohet puçrra që duhet trajtuar me produkte antibakterike dhe antiseptike. 

 

Çfarë duhet bërë 

- Për të mbajtur nën kontroll lyrshmërinë e lëkurës vëreni në fytyrë të pastër një kub akulli, pastaj përhapni një gel hidranti, 

- Si bazë për makijazh zgjidhni një krem jo të yndyrshëm që do ta përhapni me një sfungjer pakëz të njomë. 

- Për ta pakësuar (hequr shkëlqimin) përdorni pudrën pluhur: me një sfungjer pudrosni fytyrën dhe pastaj eliminoni tepricën me një penel të madh. 

- Përdorni sipas preferencës produkte pastruese dhe losione tonifikuese me formula vegjetale: veprimi i tyre është më delikat dhe tolerohen më mirë prej lëkurës. 

 

Çfarë nuk duhet bërë 

- Puçrrat dhe pikat e zeza nuk duhet kurrë të shtrydhen: presioni favorizon përhapjen e mikrobeve dhe baktereve, pra zhvillimin e tyre. 

- Mos iu dorëzoni dëshirës për t'u nxirë: dielli, që në momentin e parë e than lëkurën, me kalimin e kohës keqëson situatën pasi trash lëkurën, provon një rritje të qelizave të vdekura, favorizon puçrrat dhe pikat e zeza. 

- Evitoni tepritë e kozmetikës: doza e tepërt e kremrave dhe losioneve mund të mbyllin poret dhe të pengojnë oksigjenimin e qelizave. 

- Mos vëni pudër kompakte për të hequr efektin e lyrshëm: përzihet me lyrën e lëkurës duke keqësuar situatën. Më mirë një tonik ëmbëltues. 

 

Hidratanti ndihmon 

Sado e çuditshme që mund të duket, lëkurat e yndyrshme vuajnë shpesh nga dehidratimi. Lyrshmëria e lëkurës, në fakt, varet nga një tepri yndyre dhe nuk ka të bëjë me sasinë e ujit në organizëm. Është për t'u theksuar që kush ka lëkurë të yndyrshme tenton të mos e hidratojë sa duhet, sepse nuk ndjen atë tension tipik të shkaktuar nga thatësia e lëkurës që kujton se produktet njomësues rrisin lyrshmërinë e epidermës. 

- Përkundrazi, përdorimi i rregullt i një emulsioni hidrant kontribuon për të normalizuar funksionet e lëkurës dhe për të luftuar "efektin shkëlqyes". 

 

Përbërësit kozmetikë 

Ja funksionet e përbërësve antiyndyrorë: 

- Ekstrakti Guggal: është një rrëshirë që ekuilibron funksionet e lëkurës, ka aftësi antioksiduese dhe antiinflamatore dhe normalizon aktivitetin e gjëndrave të yndyrës. 

- Retinol Linoleato: derivat i vitaminës A. Ka strukturë identike me atë të lëkurës. Favorizon eliminimin e qelizave të vdekura dhe kontrollon prodhimin e yndyrës. 

- TSD: është një derivat i acidit salicilik, që lëmon dhe pastron lëkurën. 

- Silici dhe oksidi i zinkut: i japin kontrast shkëlqimit. 

- Vitamina C dhe E: luftojnë radikalet e lira. 

- Ekstrakt Liquirizia (jamballi): është qetësues. 

- Ekstrakte të kastravecit, limonit, amamelide: janë shtrënguese, qetësuese, pastruese.


Çfare ju duhet

Pastrim, vitamina, tonik, kremera, hidratant

Keshilla dhe Kujdes!

Për të mbajtur nën kontroll lyrshmërinë e lëkurës vëreni në fytyrë të pastër një kub akulli, pastaj përhapni një gel hidranti,



clubfmradio
living






Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: aleda
ikub #:
 0
FYTYRA LEKURA YNDYRNA
1111080068





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme




digitalb
spitaliamerikan

as