Alexa
Duke u ngarkuar...

Voto: 0 0
 
Komente (0)
 
Shperndaje:
 

Si te pergatisim sallatë me avokado?

nga mumu

Receta per te pergatitur sallate me avokado.

Instruksione
Niveli i Veshtiresise: E paspecifikuar

Përbërësit për sallatë:
* sallatë e gjelbër e çfarëdo lloji
* avokado
* misër
* bizele
* mish i bardhë pule
* majonezë

Dresing:
* lëngu i 2 limonëve
* 3-4 lugë vaj ulliri
* 1 lugë e mesme mustardë (senf)
* 5 lugë salcë domatesh
* kripë
* piper

Përgatitja:
Në pjatë ovale, vendoset sallata e prerë në pjesë të mëdha. Avokadoja pritet përgjysmë, largohet bërthama, qërohet, pritet në pjesë të gjata dhe spërkatet me lëng limoni që të mos nxihet. I hidhen dy-tri lugë majonezë, përzihet mirë dhe vendoset mbi sallatë. Bizelet zihen sipas nevojës, si dhe misri dhe vendosen mbi avokado. Mishi i bardhë pritet në bërxolla të holla, kriposet, i hidhet piper dhe fërgohet nga të dyja anët gjersa të marrë ngjyrë të kuqërremtë. Pritet në pjesë të gjata dhe vendoset mbi sallatë.
Në enë të thellë tunden 3 lugë vaj ulliri, lëng limoni, pak kripë, piper, 1 lugëz sheqer, 1 lugë e mesme mustardë. Shtohet salca e domateve, përzihet mirë dhe hidhet mbi sallatë. Kjo sallatë e begatshme mund ta zëvendësojë një drekë të lehtë ose darkë./recetakuzhine/

Çfare ju duhet

Keshilla dhe Kujdes!



Fly Bar Nje menyre e re per te shijuar Durresin
Club FM





ARTIKULLI PARAARDHES
Si te pergatisim supe krem me brokoli?
ARTIKULLI PASARDHES
Si te pergatisim supë me mish, vezë dhe limon?

Nga: mumu | Lexuar 1.126 here | ikub#: 1112020023

Shiko artikuj te tjere per:    GATIM


Kontakto Postuesin
Emri juaj:  
Email juaj:    
Permbajtja  

Komente (0)

Emri
 
Email
 
 

Vendosni kodin me siper:

(Shenim: Nese nuk e lexoni kodin siper
atehere ringarkoni faqen per te gjeneruar nje te ri .)

 


Abonohuni per te marre te gjitha ofertat e tag.al
Hyr ne llogarine tende ketu ose plotesoni fushat e meposhtme.

E-mail  
Password
Kerkoni Gjeni Prona









| Shto tek te Preferuarat




Alviero


Abissnet, Internet Telefoni