marketkonekt
0 0
0
 

Si te pergatisim kadaif me arra?

nga a.k

Receta per te pergatitur kadaif me arra.

Instruksione
Niveli i Veshtiresise: E paspecifikuar

Perberesit per 10-12 persona

•1kg kadaif ne fije
•1/2kg arra te qeruara
•1/2kg gjalp
•2 luge te vogla kanelle

per shurupin

•1l uje
•1.5kg sheqer
•2 luge leng limoni

PREGATITJA E MBUSHJES

Arrat e qeruara, i coptojme ne copeza te vogla, ose sipas deshires i kalojme ne mikser. Nese duam qe kadaifi te rezultoje akoma me i shijshem, i pjekim per disa minuta ne furre ose mbi gaz duke i perziere shpesh. I bashkojme me kanellen dhe i leme ne nje ane.

Ne kete moment, kadaifin mund ta pregatisim ne dy menyre:

1. KADAIF ROLE’

Per te pregatitur kadaifin rolè, e ndajme kadaifin ne fije ne 24 pjese (ose me shume nese i deshironi copat me te vogla). Cdo pjese e hapi ne forme gjatesore, vendosim ne mes nje luge mbushje me arra dhe e rrotullojme ne forme rolèje duke i vendosur copat njera pas tjetres ne nje tave te lyer me gjalp. I sperkasim siper me gjalpin e mbetur perpara se ta fusim ne furre.

2. KADAIF I SHTRUAR

E ndajme kadaifin ne dy pjese te barabarta. Shtrojme si fillim ne taven e lyer me gjalp gjysmen e kadaifit, hedhim te gjithe mbushjen me arra duke e shperndare ne menyre te njetrajtshme dhe shtrojme edhe kadaifin e mbetur. E sperkasim siperfaqen me gjalpin e mbetur perpara se ta fusim ne furre.

PJEKJA

E pjekim ne furre te parangrohur ne 160°C per 50-60 minuta, apo derisa ne siperfaqe te kete marre ngjyre te arte. E leme te ftohet plotesisht perpara se ti hedhim shurupin.

SHURUPI

Vendosim ne nje tenxhere ujin, sheqerin dhe lengun e limonit. E ziejme egzaktesisht 7 minuta qe nga fillimi i marrjes vale te shurupit duke e perziere ne menyre qe sheqeri te shkrihet plotesisht. Pas kesaj, ia hedhim me luge kadaifit tashme te ftohte derisa ta thithi te gjithe sherbetin. E leme nje nate ose 8-10 ore ne menyre qe te sigurohemi qe i gjithe shurupi eshte thithur nga kadaifi. Me pas e sherbejme te ndare ne copa./tryeza.org/


Çfare ju duhet

Keshilla dhe Kujdes!



clubfmradio
living






Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: a.k
ikub #:
 0 1112290020





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


alpet

as
spitaliamerikan