marketkonekt
0 0
1
 

Si te pergatisim comlek me mish lepuri?

nga akora

Receta per te pergatitur comlek me mish lepuri.

Instruksione
Niveli i Veshtiresise: E paspecifikuar

comlek-300x262Përbërësit:

-1 lepur i prerë në copa,
-1 kg qepujka,
-2 qepë mesatare,
-4 gjethe dafine,
-4 thelpinj hudhër, rozmarinë,
-4 domate të grira 
-pak sheqer,
-piper pluhur, piper kokërr, kripë,
-gjysmë shishe uthull,
-1 filxhan verë e kuqe.

Pergatitja;

Një natë më parë vendosim mishin e lepurit në një enë ku të kemi hedhur uthull, ujë, gjethe rozmarine, 2 gjethe dafinë, 1 qepë të prerë në feta, 3 thelpinj hudhre të shtypur, kripë dhe piper.

Të nesërmen fillojmë përgatitjen e çomlekut. Skuqim në një tenxhere qepën e grirë bashkë me hudhrën. Pastaj në tenxhere vendosim edhe mishin e lepurit (pasi e kemi kulluar) dhe e skuqim pak, sa të marrë një ngjyrë të lehtë. Shtojmë 1 gotë ujë dhe e lëmë të ziejë në zjarr shumë të ngadaltë.

Në një tenxhere tjetër hedhim qepujkat e paprera (1 kg) dhe i kavërdisim bashkë me 1 thelp hudhre të grirë. Pastaj i hedhim në tenxheren ku po zien lepuri. Shtojmë 2 gjethe dafine, piper, piper kokërr, domatet e grira, pak sheqer dhe verën.I lëmë në zjarr derisa të mpikset salca. Çomleku nuk duhet të ketë shumë lëng./recetakuzhine/

Çfare ju duhet

Keshilla dhe Kujdes!



clubfmradio






Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: akora
Lexuar: ikub #:
 1  4.120 1201030045





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
enver
Para 22 muajsh  
  
shum e shishme behet garant.por qepujkat nuk e kuptova qka jane.
     


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


alpet

GlobeAlbania