marketkonekt
0 0
3
 

Si te kuptoni sinjalet qe nje mashkull ju dashuron?

nga a.k

Përderisa lehtë mund t’i kontrollojmë fjalët që dalin nga goja, rëndë mund t’i kontrollojmë të gjitha lëvizjet e trupit tonë.

Instruksione
Niveli i Veshtiresise: E paspecifikuar

Përderisa lehtë mund t’i kontrollojmë fjalët që dalin nga goja, rëndë mund t’i kontrollojmë të gjitha lëvizjet e trupit tonë. Kurse trupi asnjëherë nuk hesht, çdo herë lëshon ndonjë informacion të rëndësishëm

Kështu agjenci kanë dhënë këshilla se si një mashkull shpreh interesim për femrën dhe sa ai është i dashuruar në ju. Nga ato do të mësoni shumë për ndjenjat e tij dhe synimet ndaj jush. Këtu sjellim 13 këshilla si ta hetoni që një mashkull ju dashuron.

1. Ju rregullon flokët ose ju ledhaton në duar

Përkthim: Po ju bën test, dëshiron të provojë se a i pëlqeni? Nëse derisa ua prek flokët ose dorën ju ia ktheni me një buzëqeshje, ai në këtë rast e di se ka leje që t’ ju ofrohet edhe më tepër. Nëse ndjen reaksion negativ, ai do të dijë të tërhiqet.

2. Prek hundën e tij

Përkthim: Sigurisht se po gënjen. Nëse prek hundën ose veshin e tij derisa ju përgjigjet në ndonjë pyetje ose ju tregon ndonjë ngjarje, sigurisht se nuk e tregon të gjithë të vërtetën. Keni kujdes! Ekspertët shpjegojnë se kur ai tenton të gënjejë, fillon të “ngacmohet” dhe në kokën e tij arrin më shumë gjak, kurse kjo shkakton ndjenjën e kruarjes.

3. Prek nyjën e dorës

Përkthim: Ndjehet i pasigurt. Juve ndoshta ju duket se ai po e rregullon orën e dorës, por kjo lëvizje është shenjë se ai nuk ndjehet i sigurt. Me këtë mbyllje të duarve, ai sikur bën një mbrojtje sepse ndjehet “i rrezikuar”. Nëse jeni në takim, jepni buzëqeshje më shoqërore dhe ndryshojeni atmosferën.

4. Beli i tij është i drejtuar nga ju.

Përkthim: I pëlqeni. Njerëzit drejtojnë belin e tyre kah ato të cilat i besojnë dhe që i tërheqin. Nëse vëreni se edhe në momentet kur flet me mikun nga ana tjetër, beli i tij është kthyer kah ju, kjo është shenjë e sigurt se për të nuk jeni vetëm një person i thjeshtë.

5. Qëndron me shuplakat mbi qafë i mbështetur në karrige

Përkthim: Tregon superioritet. Ky nuk është sinjal pozitiv, sepse ai mendon se ka vlerë më shumë se ju dhe as nuk tenton që ta fshehë atë. Nëse vëreni një shenjë të tillë që në takimin e parë, keni kujdes se si do të veproni më tutje. Dëshira e tij për dominim mund të jetë problem konstant.

6. I “lag” buzët

Përkthim: Ju dëshiron. Ekspertët thonë se kur dikush i “lag” buzët, në fakt tregon se para tij/saj ka diçka që e dëshiron. Ai nuk do të dojë t’ ju lëshojë nga duart, kurse nga ju varet se a do t’i përgjigjeni me entuziazëm të njëjtë.

7. Lëkundet përpara – mbrapa

Përkthim: Është në pritje, dmth pret nga ju një sinjal për të kuptuar që të vazhdojë t’ ju flet rreth e rrotull ose të ndalet. Nëse dëshironi që të vazhdojë, jepni përgjigje duke buzëqeshur. Megjithatë, keni kujdes se shumë njerëz fillojnë të luhaten pasi të kenë pirë 2-3 gota alkool.

8. Prek flokët

Përkthim: Dëshiron të mbetet më tërheqës për ju OSE është nervoz. Nëse prek flokët derisa kthen kokën kah ju dhe ju buzëqesh, atëherë kjo është shenjë që ai dëshiron më bukur sa që është e mundur që t’ ju pëlqejë. Por, nëse prek flokët derisa ju ofroheni për bisedë ose ai drejtohet kah ju, atëherë kjo është shenjë se nuk ka vetëbesim dhe ndjehet keq nga pamja e tij.

9. Prek faqen e tij

Përkthim: Ju dëgjon me vëmendje dhe/ose po planifikon veprimin e tij të ardhshëm. Nëse prek faqen derisa ju i flisni, kjo është shenjë se është i koncentruar në fjalët tuaja. Por, në disa raste prekja e faqes është sinjal se ai po planifikon veprimin e tij të ardhshëm, i cili me siguri do të jetë prekje fizike. Ekspertët thonë se prekemi në mënyrë të butë kur duam ta prekim atë që është para neve, por ndjejmë se nuk mund ta bëjmë atë.

10. Qëndron me këmbë të hapura

Përkthim: Ju dëshiron tej mase. Këmbët e hapura janë sinjal i pavetëdijshëm i meshkujve se ndjejnë tërheqje seksuale kah personi i cili është para tyre.

11. Qëndron ulur dhe gishtërinjtë e këmbëve të tij janë të kthyer njëri mbi tjetrin.

Përkthim: Është shumë i pasigurt në veprimet e tij. Zakonisht në këtë pozitë mund të shihni djalë me një dozë të caktuar turpi.

12. Shikon majtas – djathtas derisa ju përgjigjet

Përkthim: Gënjen, trillon fakte. Njerëzit zakonisht e ndryshojnë shikimin majtas kur trillojnë fakte, kurse djathtas kur mundohen të përkujtohen në diçka. Nëse ai shfaq shenja të nervozes dhe e drejton vështrimin majtas, atëherë keni dyshim në fjalët e tij. Ndoshta gënjen vetë që t’ ju impresionojë.

13. E shtrinë dorën nga ju

Përkthim: Kërkon leje që t’ ju afrohet edhe më shumë. Nëse derisa bisedoni vëreni se ai shtrinë dorën, në mënyrë suptile jepni sinjal se nuk ju pengon që të ofrohet më shumë. Për shembull, për shkurt prekeni edhe ju për dore./24ore/


Çfare ju duhet

Keshilla dhe Kujdes!



clubfmradio
living






Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: a.k
ikub #:
 3
CIFT DASHURIA
1201050118





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
ks.
Para 12 muajsh  
  
Nuk eshte evertet qe dikush mendon kshtu pah. Kur ni mashkell don patjeter se dote prek trupin etij per mepa si po reagon..
-3     
Egzona E.
Para 12 muajsh  
  
Ate pata per te pytur edhe unee sdi ajon te sigurta keto qe i that deri tani ??
+1     
Anonimja
Para 34 muajsh  
  
Uaaa sa te lezetshme po a jane te ver8a??
+1     


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


alpet

as
spitaliamerikan