Si te arrijme te konsumojme sa me pak karburant
Mund te duket e pamundur, por ndonjehere, kursimi i karburantit është vërtet i thjeshtë. Një drejtim pa teprime mund të reduktojë dukshëm jo vetëm konsumin, por edhe përdorimin e organeve mekanike të makinës. Ja si mund t’ia dilni:
Shperndaje
 
1
0
Instruksione

karburantKonsum1.Para së gjithësh duhet pasur parasysh që mos ta shkelni deri në fund gazi menjëherë pas nisjes së makinës, sidomos në dimër. Në këtë periudhë, organet mekanikë janë të ftohtë dhe shpejtësia mund të sjellë konsume më të mëdha, përveçse dëme. Shmangni që motorri juaj të ketë një numër të lartë xhirosh dhe përdor marshet! Gjatë verës shmang ftohtësinë në maksimum, shfrytëzoni dritaret!
2.Kini parasysh që një drejtim normal dhe pa teprica i makinës konsumon më pak! Shmang dërgimin e makinës në superxhiro dhe kujto që sa më shumë lëviz marshet, aq më tepër konsumon! Ndiqni ndonjëherë edhe treguesit e ndryshimit të marshit.
3.Gjithsesi kini kujdes të përdorni të gjithë marshet (nëse është e nevojshme). Faktikisht, marshet e fundit janë krijuar enkas për të reduktuar konsumet, edhe në autostradë! Kur je i ndalur në semafor shmang mbajtjen të shkelur të pedales së freksionit, për të shtuar “jetëgjatësinë” e tij.
4.Shumë këshilla të tjera vijnë prej buonsensit: mos bëj kurrë parakalime të rrezikshme, së pari sepse do të garantoje sigurinë tëndë dhe atë të të tjerëve, por edhe sepse një veprim i tillë sjell shpërdorim karburanti!

 

Niveli i vështirësisë
Mesatar



   
 
 
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.





Na ndiqni




Shfleto artikuj te tjere per: KARBURANT
Postuar nga: mbalena
ikub #:
1201200118




Reklame


Reklame
Abissnet


Reklame
DGA_BigBrother9