marketkonekt
0 0
0
 

Si te trajtojme celulitin?

nga akora

Duke qenë një problem i përhapur dhe jo i lehtë për tu menaxhuar, vazhdimisht bëhen përpjekje për të gjetur rrugë të trajtimit të celulitit.

Instruksione
Niveli i Veshtiresise: E paspecifikuar

Duke qenë një problem i përhapur dhe jo i lehtë për tu menaxhuar, vazhdimisht bëhen përpjekje për të gjetur rrugë të trajtimit të celulitit.

Një pjesë e trajtimeve japin efekte të kënaqshme në trajtimin e celulitit, disa trajtime japin efekte të pjesshme, ndërsa trajtime të tjera kanë rezultate të diskutueshme. Shkolla të caktuara e vendosin theksin e mjekimit tek masazhi, vakuumi dhe drenazhi limfatik. Ekspertë të tjerë e vendosin theksin tek dieta dhe ushtrimet fizike.
Trajtime të tjera për celulitin përfshijnë ultratingujt, terapinë termike (nxehjen e shtresës së nënlëkurës duke mbajtur të ftohur vetë lëkurën), etj. Ka edhe trajtime të cilat mundohen ta trajtojnë celulitin nëpërmjet aplikimit të kremërave me përmbajtje të caktuar.

Një nga terapitë e suksesshme është mezoterapia anti-celulit e ofruar në mënyrë profesionale në Qendrën e Mjeksisë Dermato-Estetike “Dr APETRI Health & Beauty”. Kjo metodë përfshin injekimin e një përzierje substancash në pjesën e lëkurës së prekur nga celuliti. Mezoterapia ka veprim të dyfishtë: shkrirjen dhe largimin e indit dhjamor dhe tretjen e fashave të indit lidhor. Ajo është një metodë tepër efikase që vepron kundër të dy shkaktarëve të celulitit. Pavarësisht nga metoda e përdorur për trajtim, në mungesë të ndryshimit të dietës dhe sjelljes, celuliti do të rishfaqet. Për këtë arsye, në Qendrën e Mjeksisë Dermato-Estetike “Dr APETRI” klientëve u rekomandohet që paralelisht me trajtimin anti-celulit të ndjekin një variant të personalizuar të programit Dieta Perfekte. Programi Dieta Perfekte ofrohet falas për gjithë klientët që trajtohen me mezoterapinë anti-celulit.

Mesazh i rëndësishëm

Askush nuk duhet të bjerë në panik nga prania e celulitit. Pjesa më e madhe e femrave, madje edhe supermodelet, janë të prekura nga celuliti. Ajo që duhet të dijë çdo femër është se në momentin kur celuliti bëhet shqetësim kozmetik i padëshiruar, ka shumë mënyra për ta trajtuar atë në mënyrë profesionale./keshilla/


Çfare ju duhet

Keshilla dhe Kujdes!



clubfmradio
ventus






Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: akora
ikub #:
 0 1202020028





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


alpet

as
spitaliamerikan