Albtelecom
Albtelecom
Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |  Biznese.al   |  Time.al   |  Ligje
 
 
Si te gatuajme qofte te madhe me mish të grirë?
 
Shperndaje
ikub#: 1202150019
Receta per te pergatitur qofte te madhe me mish të grirë

Perberesit per 1 rolè (5-6 persona)

•500gr mish te grire viçi
•1 qepe te madhe
•2 veze
•galete
•majdanoz i grire holle
•kripe
•piper
•mbushja sipas deshires

Pergatitja

Fillimisht, grijme qepen ne mikser dhe ia shtojme mishit te grire bashke me vezet, kripen, piperin dhe majdanozin duke i perziere shume mire me dore. Ne kete faze masa rezulton pak e ujeshme, prandaj shtojme galete aq sa te perftojme nje perberje homogjene dhe kompakte (mund te nevojiten nga 5 deri ne 10 luge).

Ne tavolinen e punes, vendosim nje leter furre ne forme drejtkendore dhe shtrojme mbi te masen me mish te grire duke u munduar ti japim te njejten forme me lartesi rreth 2 cm. Ne mes vendosim mbushjen dhe me ndihmen e letres se furres e rrotullojme mishin duke formuar nje rolè, anet e se ciles i ngjisim mire me dore. E mbeshtjellim rolène me letren e furres dhe e vendosim ne tave me palosjen nga poshte. E çpojme ne disa vende me pirun ne menyre qe te mos çahet gjate pjekjes dhe e pjekim ne furre te parangrohur ne 180°C per 30-40 minuta.

E leme rreth 15 minuta ne temperature ambjenti ne menyre qe masa te lidhet, i heqim letren e mbeshtjelljes dhe e servirim te prere ne feta./tryeza.org/



Ventouris
ventouris


Postuar: 15 Shk
 
Shfleto artikuj te tjere per: GATIM

Albtelecom




 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Chez Moi

Butik Alviero

Më të lexuarat


Chez Moi



Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved