Albtelecom
Albtelecom
Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |  Biznese.al   |  Time.al   |  Ligje
 
 
Si te pergatisim byrek me presh dhe qumësht?
 
Shperndaje
ikub#: 1202210027
Receta per te pergatitur byrek me presh dhe qumësht.

Perberesit per 1 byrek mesatar (5 persona) …

per brumin

1/2kg miell i forte
300ml uje
kripe …

per mbushjen

1kg presh
200ml qumesht
1 veze
kripe,  piper i kuq 
pak vaj luledielli 
pak vaj ulliri

Pergatitja;

Pregatisim si fillim mbushjen me presh te cilen do te leme te ftohet gjate kohes qe do te hapim petet e byrekut: lajme dhe qerojme preshin, e presim ne rrota jo shume te holla dhe e kaverdisim ne vaj ulliri ne zjarr mesatar me kapak te mbyllur duke e perziere here pas here. E leme ne kete menyre derisa te zbutet plotesisht (rreth 15 minuta), me pas shtojme qumeshtin dhe e gatuajm edhe per 10 minuta te tjera derisa te avulloje uji i tepert.

E heqim nga zjarri, shtojme nje veze te rrahur, kripe, piper, e perziejme mire dhe e leme te ftohet. Nderkohe pregatisim brumin e byrekut: ne tavolinen e punes hedhim miellin te cilit i hapim nje grope ne mes ku shtojme ujin dhe pak kripe. E perziejme mire derisa te formohet nje brum i forte te cilin e punojme me dore per rreth 10 minuta. Pas kesaj, e vendosim te pushoje ne nje vend larg korenteve te ajrit te mbuluar me nje pecete te paster per 20-30 minuta.

Hapim petet nje nga nje ne tavolinen e sperkatur me pak miell dhe i shtrojme ne taven e lyer me pak vaj. Byrekun e formojme duke shtruar gjysmen e peteve, me pas hedhim mbushjen dhe e mbulojme me gjysmen tjeter te peteve. Sperkasim siperfaqen me pak vaj, i mbeshtjellim anet e byrekut nga brenda dhe e pjekim ne furre te parangrohur ne 180°C per rreth 40 minuta, apo derisa te kete marre ngjyre te arte ne siperfaqe. E sherbejme te prere ne feta me nje gote kos./tryeza.org/



Ventouris
ventouris


Postuar: 21 Shk
 
Shfleto artikuj te tjere per: GATIM

Albtelecom
loading...




 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Chez Moi
Digitalb

Butik Alviero

Më të lexuarat


Chez Moi
Digitalb



Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved