Albtelecom
Albtelecom
Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |  Biznese.al   |  Time.al   |  Ligje
 
 
 
Si te besh nje femije te adhuroje studimin
 
Shperndaje
ikub#: 1203280127
Fëmijët s’e pëlqejnë shkollën dhe shpesh, preferojnë më tepër lojrat! Mirëpo dihet që kanë nevojë për shkollën, jo vetëm si një edukim, por edhe për një përgatitje për Universitetin. Shpesh, prindërit dëshpërohen, por ka një mënyrë për të bërë fëmijët të interesohen për studimin...

femijeMesim1.Në radhë të parë duhet të kuptoni se çfarë i pëlqen fëmijës tuaj. Mbi të gjitha dihet se ai adhuron stimujt dhe risitë. Mos e trajtoni keq, nëse nuk dëshiron të studiojë, por më mirë tregojini se edhe ju në moshën tuaj s’donit të bënit kurrë detyrat, derisa një ditë gjetët një zgjidhje për ta bërë studimin një lojë të kënaqshme.

 
2.Sekreti është pikërisht ky! Për shembull, nëse doni që biri juaj të mësojë historinë, lexojeni bashkë me të dhe bëjani sikur të ishte një përrallë. Jo vetëm që ai s’do ta mësojë përmendësh, por me siguri do të kujtojë periudhat historike, edhe kur të jetë më i madh.  E njëjta gjë vlen edhe për mësimin e ndonjë poezie, apo proze, por edhe për shkencën, sidomos nëse i shtoni ndonjë gjë praktike. Për një fëmijë, këto lëndë janë stimuluese dhe nëse ia shpjegoni në mënyrë të thjeshtë dhe të përshtatshme për moshën e tij, do të mësojë të interesohet edhe gjatë shpjegimit në shkollë. Do të fillojë të mësojë më shumë, në një kohë të shkurtër!
3.Përsa i takon matematikës imponojini studimin në mënyrë stimuluese, duke e ndihmuar të numërojë me veprime dhe ushtrime duke përdorur duart. Mos e lini të përdorë makinën llogaritëse, sepse për të kuptuar matematikën, në radhë të parë duhet të dijë të numërojë vetë, duke ia bërë gjithçka si një lojë engimatike. Përsa i takon gjeografisë, pajisuni gjithmonë me një hartë dhe tregojini ku gjenden shtetet në fjalë e mundohuni t’i tregoni edhe karakteristika të atyre popujve. Për një fëmijë, këto gjëra bëhen stimuluese dhe nëse e ndiqni me kujdes, brenda një muaji do fillojë të adhurojë studimin!
 
 


ventouris


Postuar: 28 Mar
 
Shfleto artikuj te tjere per: FEMIJE STUDIMI

Albtelecom
loading...




 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Chez Moi
Teoren


Më të lexuarat


Chez Moi
Teoren



Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved