Lythat gjenital, si ti kurojme ato?
Çka janë Lythat gjenitale?
Shperndaje
 
0
0
Spitali Amerikan
Instruksione


lythat

Lythat gjenitale të ashtuquajtura Condylomata acuminata “kondyllomat” janë lytha beninjë anogjenital, të shkaktuar nga papillomavirusi human(HPV). Përhapja e tyre bëhet përmes kontakteve seksuale.

Dy të tretat e individëve të cilët kanë kontakt seksual me partnerin e infektuar zhvillojnë lythat gjenital. Periudha e inkubacionit saktë nuk dihet, por shumica e hulumtuesve mendojnë se është mesatarisht 3 muaj.

Ekzistojnë shumë tipe të HPV-e të cilat fajësohen për zhvillimin e condyllomave acuminate. Tipet HPV-6 dhe HPV-11 janë mjaft të shpeshtë, derisa tipet HPV-16 dhe HPV-18 fajësohen për zhvillimin e squamos cell carcinomës në cervix në 70% të rasteve. Shumë hulumtues raportojnë për prevalencën e rritur të infeksioneve me HPV gjatë shtatzënisë, sidomos në tremujorin e parë dhe të dytë dhe rënies signifikante në periudhën e paslindjes.

Prezenca e lythave gjenital te fëmijët paraqet problem diagnostik dhe terapeutik. Bartja vertikale bëhet nga nëna tek fëmija përmes ekspozimit të lëngut amniotik ose nga trakti gjenital i nënës së infektuar. Forma tjetër e mundshme është abuzimi seksual

Si paraqiten dhe si mund t’i dallojmë ato?

Lythat kanë tendencë të paraqiten në vendet që pësojnë trauma gjatë kontakteve seksuale dhe mund të janë të vetme, ose prej 5-15 e më shumë.

Me madhësi prej 1-10 mm, lythat mund të bashkohen dhe të formojnë pllaka të mëdha që është posaçërisht e shpeshtë tek individët me imunitet të suprimuar dhe tek ata me diabet.

Ngjyra ndryshon nga roze-vishnje në roze në të verdhë (lythat e pakeratinizuar), hiri–bardhë (lezionet e keratinizuar) dhe ngjyrë hiri në kafe – të zezë (lezionet e pigmentuar).

Condyllomat acuminata paraqiten në tri lloj formash:

- Lythat papularë, më të shpeshtë në epitelin e keratinizuar (lafsha e jashtme, trupi i penisit, skrotumi, vulva laterale, pubis, perineumi dhe regjioni anal.

- Lythat makulare. Prania e tyre mund të zbulohet në membranat mukozale, me ngjyrë hiri-bardh ose kuq-kafe.

- Neoplazia intraepiteliale: Papuloza Bowen (shfaqet në moshën 25-35 vjeçare) dhe Sëmundja Bowen (shfaqet në moshën 40-50 vjeçare).

Cila gjini dhe moshë atakohet më shpesh?

Në bazë të statistikave të bëra është konstatuar se këto lloj lythash paraqiten te të dy gjinitë me dominim te gjinia mashkullore. Mosha më e atakuar është ajo prej 24-35 vjeç.

Diagnostikimi

Anamneza dhe pamja klinike në shumicën e rasteve janë të mjaftueshme për diagnostikim.

Vetëm në rastet diskutabile na detyrojnë ta bëjmë biopsinë.

Si i pranojnë pacientët manifestimin e lythave gjenitale?

Lythat anogjenital shkaktojnë ndjenjën e shqetësimit, fajit, zemërimit dhe humbjes së vetëbesimit si dhe brengosjen për fertilitetin në të ardhmen si dhe për rrezikun nga kanceri i organeve gjenitale.

Trajtimi

Trajtimin e lythave gjenitale e bëjmë varësisht nga pamja klinike e tyre. Trajtimi me krem ose solucione janë më të pranueshme nga pacientet. Në rastet e rezistencës në trajtimin lokal na detyron të përcaktohemi për trajtim kirurgjikal, çka nënkupton trajtimin me elektrokauter, krimoterapi dhe laser terapi.
Pas trajtimit, pacienti obligohet të paraqitet për mbikëqyrje pas 3 dhe 6 muajve pas përfundimit të trajtimit.

Këshilla e juaj për pacientët?

Informimi dhe këshillimi janë thelbësorë për menaxhimin e duhur dhe nuk duhet të jenë gjykues, por përkrahës dhe të përqendruar në natyrën e sëmundjes.

1. Pacienti duhet të marrë informata të qarta nëse është i infektuar.

2. Eliminimi i lythave mund të marrë 1-6 muaj dhe mund të ndodh recidivi, por herët a vonë, do të ndodh spastrimi i plotë.

3. Pirësit e duhanit me lytha gjenital që nuk reagojnë, duhet të ndërpresin pirjen e duhanit, pasi ekziston një lidhje mes pirjes dhe zhvillimit të lythave.

4. Këshillohen pacientet femra të përfshihen rregullisht në programin e mbikëqyrjes të citologjisë cervikale (Papa testit).

5. Inkurajojmë pacientët të përdorin mbrojtje gjatë kontakteve seksuale deri në përfundimin e suksesshme të terapisë. Përdorimi i kondomit në një marrëdhënie stabile mund të mos nevojitet pasi partneri veç i është ekspozuar infeksionit, para konsultimit. Përdorimi i kondomit nuk ndikon në rezultatet e morbiditetit nga HPV, nëse tashmë është paraqitur infeksioni te një individ.

6. Për shkak të periudhës së gjatë latente pas transmisionit, zhvillimi i lythave vetëm tek njëri partner në një marrëdhënie stabile nuk tregon domosdo për kontakt seksual jashtëmartesorë.

7. Partnerët ekzistues gjatë 6 muajve të fundit, duhet të vlerësohen për praninë e lythave dhe për edukimin e këshillimin lidhur me IST tjera dhe parandalimin e tyre.

Zgjedhja e terapisë varet nga morfologjia dhe zgjerimi i lythave(në marrëveshje me pacientin).

Në Qendrën Klinike Universitare gjegjësisht në Klinikën e Dermatovenerologjisë funksionon Shërbimi për Sëmundjet Seksualisht të Transmetueshme dhe përveç infeksioneve tjera të kësaj natyre, mbikëqyren, trajtohen dhe këshillohen edhe pacientët e infektuar me lythat gjenital./keshilla.net

Niveli i vështirësisë
I Veshtire



   
 
 
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
Anton
Para 2 muajsh  
  
Pershendetje! Jam 28 vjec. Kam qe ne janar qe vuaj nga keto lythat gjenital.fillimisht me doli vetem 1 lyth ne tetor 2015. Pastaj filloi te rritej. Kam menduar qe ishte pa rendesi por mu kthyen ne mankth. Fillimisht shkova ne nje kirurg. Ai i dogji me bisturi elektronike. Mu be plage. Vonoi 1muaj e gjysem te me sherohen. Por edhe pasi plaga mu sherua me dolen disa te tjere te vegjel dhe filluan te rriteshin. U demoralizova. Ishte shum e sikletshme dhe nuk mund te beja as seks. Shkova ne nje klinike dhe bera nderhyrje me lazer. Edhe kjo vonoi 1 muaj te sherohej plaga dhe prap me dolen. E perserita perseri....prap 1 muaj pritje...6 muaj pa bere seks (sepse kisha frik mos te infektohej partnerja) por ore te tera kerkime ne internet per nje menyre per ti hequr dhe me ne fund.....E GJETA!!! ISHTE NJE SHISHE E VOGEL QE KUSHTONTE VETEM 1500LEKE DHE MI HOQI PER 3 DITE! :((( KISHA SHPENZUAR GATI 200MIJ LEK TE VJETRA NE NDERHYRJE. Por gjithsesi e them me plotgoje qe tani ndihem vertet i lumtu pas gjith atij mundimi!  AMA I KAM BERE VETES NJE PREMTIM QE KUR TE GJEJA NJE KURE PER KETE GJE DO TE KTHEHESHA NE TE GJITHA FAQET SHQIPTARE DHE JO SHQIPTARE PER TI NDIHMUAR NJEREZIT QE VUAJN SI UN! emaili im eshte antonzeneli@hotmail.com   Mund te me kontaktoni dhe ju pergjigjem brenda 24 oreve! Ju pershendes! Ju uroj te gjitheve gjith te mirat!
 
behar
Para 35 muajsh  
  
Me qka ti ly kam 2lytha(kkondylloma) posht organit gjinital me jep ndonje ilaq ju faliminderit
 
burim
Para 37 muajsh  
  
shum kom pas nevoj mi zhduk lytha
 
namik
Para 44 muajsh  
  
namik bellaqa prej rahovecit kisha pas deshir qe ta di fshekun apo aperaturen tende per hegjien e lythave numri im 044465841
 





Na ndiqni





Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: khoxha
ikub #:
1204030069









Reklame
Raiffeisen


Reklame
Allweb
Reklame
inTV