ebuy.al
Alexa Alexa
0 0
0
 

Si te realizosh riprodhimin e kanarinave

nga mbalena

Zotëron një çift të bukur kanarinash, që janë duke hyrë në periudhën e riprodhimit? Nëse nuk dini si të përballoni këtë dhe të bëni të mundur që gjithçka të përfundojë me sukses, ju ftojmë të ndiqni hapat e mëposhtëm:

Instruksione
Niveli i Veshtiresise: E paspecifikuar

canarinA1.Duhet të dini se kanarinat riprodhohen në një periudhë që shkon nga muaji mars deri në muaj korrik, apo gusht. Mirëpo është mirë që të mos i lejosh të riprodhohen në muajt më të nxehtë, në mënyrë që të shmangësh zhvillimet e sëmundjeve të sikletshme në dëm të të lindurve. 

2.Nëse kanarinat janë gati për riprodhim, do të nisin të jenë jo të qetë dhe do të fillojnë të grisin fletët e gazetave që mund të keni vendosur në fundin e kafazit. Në këtë pikë fut "folenë e dashurisë" dhe mundohu të krijosh kushte të mira sidomos për femrën.
3.Pas përfundimit të procesit të folesë, kanarina do të nxjerrë çdo ditë nga një vezë, për një maksimum prej 4-5 vezësh. Sapo t’i nxjerrë, çdo vezë duhet zëvendësuar me një vezë fiktive, për të bërë të mundur që të vegjlit të lindin të gjithë në të njëjtën ditë. Vezët e vërteta duhet t’i ruash në një kuti dhe duhet t’i kthesh çdo ditë, në mënyrë që verdhëza të mos dalë në qendër, për të shmangur probleme të ardhshme gjatë daljes nga veza. Në këtë periudhë duhen mësuar edhe prindërit për t’u ushqyer me gjëra të buta, që pastaj do t’ia japin të bijëve gjatë rritjes.
4.Ndërkohë që mëngjesin kur kanarina s’do të ketë nxjerrë asnjë vezë, merri ato të vërtetat dhe rivendosi në fole, duke hequr ato të kotat. Nëse kanarina s’dëshiron të largohet nga foleja, spostoje në mënyrë të vendosur, por me ëmbëlsi, për të shmangur trauma, ose frikërat. Kini parasysh se ngrohja e vezëve të kanarinave zgjat 13 ditë.
 
Çfare ju duhet

Keshilla dhe Kujdes!



Club FM
union






Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: mbalena
Lexuar: ikub #:
 0  1.854 1206010138





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


Kerkoni Gjeni Prona









| Shto tek te Preferuarat




Spitali Amerikan