marketkonekt
2 0
0
 

Si te vlerësoni per blerje nje makine te perdorur

nga mbalena

Blerja e një makine të përdorur kërkon një vlerësim të mirë të mjetit, për të shmangur që në të ardhmen, vetura të paraqesë vazhdimisht probleme. Ja si duhet të përpiqesh të kontrollosh makinën e përdorur, që kërkon të blesh, gjithmonë nëse nuk ke shumë njohuri në këtë fushë:

Instruksione
Niveli i Veshtiresise: E paspecifikuar

makinPrdor1.Duke ngritur kofanon është e mundur të kontrollosh elementë të motorit, që duhet të jetë i thatë, pa gjurmë të dukshme vaji. Trego vëmendje të veçantë për tubat e impiantit të ftohjes, që s’duhet të jenë të vjetruar. Gjithashtu shiko baterinë dhe kontrollo që të mos jenë më shumë se 4 vjet. Nëse skajet janë zbardhur, është mirë që ta zëvendësosh baterinë.

2.Vlerëso edhe gjendjen e gomave, nëse janë konsumuar. Një kosnum i keq mund të sjellë probleme në suspacion dhe telaio. Për të kontrolluar amortizatorët, mbështetu mbi karroceri, më pas hiqe peshën menjëherë. Makina duhet të kërcejë 2-3 herë, përndryshe do të thotë se amortizatorët janë të papërshtatshëm. Përsërite këtë operacion për të katërta rrotat.
3.Mbaj të shkelur për disa sekonda pedalen e frenës dhe verifiko nëse mban të njëjtin pozicion edhe kur heq këmbën. Nëse pedalja ka tendencë të zbresë, mund të ketë një humbje në cirkuitin frenues, gjë që duhet shikuar. Verifiko edhe që vetura të ketë të rregullta të gjitha mjetet e sigurisë, si "airbag", "abs", apo edhe rripat e sigurimit. Sigurohu edhe që të gjithë butonat e levat të jenë të funksionueshme.
4.Pas nxehjes së motorit, jepi gaz deri në fund. Nëse makina është me benzinë dhe nga motori del tym i kaltër, është shenjë e keqe që makina djeg vaj, Nëse ka një motor diesel dhe nga shkarkimi del tym i zi, do të thotë se filtrat janë të pistë. Për më tepër, motori s’duhet të jetë shumë i zhurmshëm: një zhurmë e fortë dhe e çjerrë mund të jetë pasojë e një marmite të prishur. Kujdes edhe marshin, që duhet të hyjë pa shumë vështirësi dhe s’duhet të lëvizë për asnjë arsye!
 
Çfare ju duhet

Keshilla dhe Kujdes!



clubfmradio






Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: mbalena
Lexuar: ikub #:
 0
BLERJE MAKINA
 3.796 1207120099





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat


acdurres

spitaliamerikan

dga