Alexa
0 0
1
 

Si te kalojme merzine?

nga aleda

Kur njeriu ndjehet bosh, nuk ka asnjë lloj fuqie të ndjejë gjë tjetër përveç zbrazëtisë që e ka përpirë të tërin dhe nuk e lë as të marrë frymë...

Instruksione
Niveli i Veshtiresise: E paspecifikuar

 

Kam shumë frikë. Kaq shumë herë e njëjta gjendje më kaplon dhe nuk e di si mund ta zgjidh. Cili është çelësi? Si arrihet suksesi? A ka ndonjë rob zoti që mund të ma thotë?
 
E si rrjedhim do të më kishte lehtësuar nga një dhimbje e madhe, edhe pse dyshoj fort nëse mund ta etiketoj si të tillë atë që po ndjej në këto çaste. Atë që përjetoj sa herë që më kaplon e njëjta gjendje si kjo. Kam dëgjuar shumë njerëz të fortë, të thonë se dhimbja kalon lehtë, mjafton të dish të gjesh formën e duhur. E unë jam lodhur pafund, i kam bërë përpjekjet e mia, ju betohem për këtë, por ende nuk e di. Jeta është e shpifur po me aq forcë sa në rastet kur është e bukur. Lajmet e këqija nuk reshtin dhe unë vazhdoj të bëhem keq e më keq. Uroj që ndryshe të gdhijnë ditët në vijim dhe të tjera çaste buzëqeshjeje të kem. Ndoshta do të vijnë dhe ditët e lumtura dhe kjo ndjesi nuk do të jetë më, por do të zhduket prej meje. Lutem që kjo të ndodhë. Të lutem Zot!”. 
 
Ky paragraf është shkëputur nga ditari i një vajze 16-vjeçare të quajtur Anna. Ju duken mjaft të njohura fjalët e saj? Sigurisht, në ditë të vështira çdokujt mund t’i ndodhë dhe nëpërmjet këtyre fjalëve ai zgjedh të çlirojë veten nga ngarkesa negative e cila e ka pushtuar. Të gjejë arsyet se pse po i ndodh kështu, pse gjithë gjërat nuk marrin zgjidhjen e duhur dhe të fajësojnë për këtë fatin, jetën, Zotin apo dikë tjetër për t’i deleguar fajin dhe për t’u ndjerë të lehtësuar si jofajtorë. Në ditë të tilla ku ndjehesh keq, do të ishte shumë mirë të flisje me dikë, me një mik për shembull, apo më mirë akoma me një psikolog. Pyetjet e para që fillon të bëjë janë: Si duhet të veproj? Pse ndihem kaq keq? Çfarë mund të bëj që kjo situatë të ndryshojë? Pse më ndodhi pikërisht mua kjo gjë? Pyetjet janë pa fund dhe të drejtpërdrejta, ndërsa përgjigjet nuk mund të jenë kështu. Ato nuk vijnë nga psikologu, por në vazhdimësi të bisedës suaj me të do t’i merrni edhe përgjigjet mbrapsht, nga i vetmi burim, që jeni vetë ju. 
 
Çfarë mund të bëjmë në raste të tilla? 
 
Këshillat e mia për ju: 
 
Së pari: Nuk duhet të mërziteni dhe të lejoni që stresi t’ju vërë përfund. Duhet të qetësoheni duke menduar se ndodh edhe kështu. Ju nuk jeni i vetmi person të cilit i ka ndodhur diçka e keqe apo që ndodhet në vështirësi. Mendoni raste të tjera nga jeta juaj në të cilat keni qenë në vështirësi dhe kujtoni mënyrën se si jeni përballur me to, duke i përsëritur sërish. Nëse do të qani gjithë ditën dhe do të rrini mbyllur duke menduar për atë që shkoi, asgjë nuk do zgjidhet, por thjesht do të humbisni kohë, forcë dhe energji. 
 
Së dyti: Mendoni cilat janë gjërat të cilat ju bëjnë të ndjeheni më mirë. Të dilni dhe të takoni miken tuaj, e cila ka një humor të jashtëzakonshëm dhe ju bën për të qeshur? Shumë mirë! Shkoni dhe takojeni. Ju pëlqen të shkoni dhe të bëni një shëtitje diku? Të shkoni të notoni në pishina? Të lexoni në bibliotekë? Të dëgjoni muzikë live në një lokal, etj? Gjithçka vlen dhe ndihmon, mjafton ta provoni dhe të merrni iniciativën të ngriheni nga shtrati apo nga izolimi në dhomën tuaj dhe të bëni atë gjë, e cila thjesht duke e menduar mund të ndryshojë gjendjen tuaj shpirtërore. 
 
Së treti: Pasi të keni buzëqeshur dhe të ndjeheni të çliruar, reflektoni, duke parë se cilat ishin gabimet tuaja, cilat ishin ato gjëra që mund t’i kishit bërë më mirë. Duke analizuar do të nxirrni mësime të cilat do t’ju vlejnë në situata të tjera të ngjashme. 
 
Gjatë këtyre momenteve ndodh të derdhim edhe lot dhe shumë njerëz na kritikojnë për këtë, por në fakt lotët na bëjnë mirë. Nëse ndjejmë të qajmë le të qajmë, qeniet njerëzore e përdorin këtë proces (pra të qarin) si një mekanizëm mbrojtës, por sigurisht nëse nuk zgjat pafund, sepse atëherë do të kthehej në problem. Duke reaguar ashtu siç ndjejmë dhe duke marrë parasysh këshillat e mësipërme, secili prej jush mund të bëhet terapisti apo psikologu i vetes, duke e ndihmuar atë të kalojë momentet e vështira të cilat vënë në provë shëndetin tonë mendor. 
 
Megjithatë më duhet të pranoj se këshillat nuk janë kurrë ideale dhe e humbasin vlerën e tyre që në momentin që janë standarde dhe njësoj për të gjithë. Secili prej nesh është i ndryshëm, është një qenie unike, që lind vetëm një herë, ndaj duhet respektuar si i tillë, por në rastet kur këshillat mund të ndihmojnë, i përdorim. Jo të gjithë kanë mundësinë për të takuar një psikolog, për të shkuar tek ai, por të gjithë mund të kenë një mik të mirë apo një njeri tjetër me të cilin mund të flasin për të gjitha ato që unë përmenda më lart. Andaj, këshilla ime e fundit për ju është ta merrni këtë shkrim, ta ruani dhe kur të keni nevojë për të, ta lexoni.  (balkanweb.com)
Çfare ju duhet

Keshilla dhe Kujdes!



Club FM






Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: aleda
Lexuar: ikub #:
 1  1.801 1209140056





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
ANONIM
Para 23 muajsh  
  
Eshte e vertete qe duke takuar nje mik apo mikeshe te mire mund te fashitet sadopak merzia qe te ka kapluar.
Pas nje buzeqeshje vertet ndjehesh e çliruar dhe gjerat shihen me më pozitivitet dhe mund te reflektosh dhe per veten tende per gabimet e tua dhe te tjereve. Por gjithmone duke u nisur nga aresyeja e mire dhe duke menduar qe dhe ne vete nuk jemi perfekte.
+1     


Kerkoni Gjeni Prona









| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


none

Spitali Amerikan

none