Si te pergatisni qofte me kungulleshka, limon dhe spec?
Ja si te pergatisni qofte me kungulleshka limon dhe spec.
Shperndaje
 
0
0
Instruksione

Përbërësit për 4 persona

•    500gr kungulleshka me lëkurë
•    2 limona
•    1 spec te kuq pak djegës
•    1 thelp hudhër
•    200gr miell
•    1 luge kafeje maja
•    2 veze
•    50ml vere e bardhe
•    vaj për skuqje
•    majdanoz (sipas dëshirës)
•    kripe

Përgatitja

Lani limonët. Hiqni lëkuren dhe shtrydhni njërin limon. Lëkurën e grini. Lani specin, hiqini farat dhe me pas prijeni shume holle. Qëroni dhe grini holle edhe hudhrën. Prisni shume holle edhe kungulleshkat dhe përziejini me lëngun dhe lëkurën e limonit, specin, verën e bardhe, hudhrën, majdanozin dhe pak kripe. Vendoseni te marinohet ne frigorifer për 1 ore. Ne një tas, përzieni miellin, majanë, dy kokrra kripe, vezët dhe 100ml ujë te ftohte. Brumi duhet te jete i holle. Përzierjen me kungulleshka e kulloni dhe hidheni tek brumi. Vendosni vajin te nxehet. Kini parasysh qe tigani apo tenxherja duhet te mbushet shume ne mënyrë qe qoftet te skuqen sa me mire. Me ndihmën e dy lugëve, merrni nga një sasi te vogël me brumë dhe e hidhni te skuqet për 5 minuta. Këtë veprim duhet te bëni me gjithë brumin. Pasi te skuqen i vendosni qoftet ne letër qe te mos mbajnë shume yndyre. Kur t’i konsumoni shoqërojini me disa copa limoni. (marre nga Cuisine actuelle)

Niveli i vështirësisë
Mesatar



   
 
 
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.



Na ndiqni





Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: at.k
ikub #:
1209240071






Argetohu Gjej
time.al
Jeta e perditshme Te nevojshme


Reklame
Hako_0317


Reklame
spitali amerikan