Si te heqim njollat nga rrobat? - Content, Beje Vete - ikub.al
Albtelecom
Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |  Biznese   |  Time.al
 
 
Si te heqim njollat nga rrobat?
 
Shperndaje
ikub#: 1301080075

Shpesh na ndodh të njollosim rrobat që kemi veshur apo të na bjerë vera mbi mbulesën e tavolinës. Me pak truke të thjeshta do të jetë shumë e thjeshtë të eliminoni çdo lloj njolle. Do t’ju japim disa këshilla të diktuara nga mençuria e gjysheve tona.
Për  të hequr njollat në përgjithësi kur lajmë me dorë: kur lani me dorë, shtoni 10 lugë amoniak në ½ litër larës rrobash.
Si të heqim njollat nga rrobat: njolla çokollate, frutash, birre, pijeje: Zhytni pjesën e njollosur të rrobës në një solucion qumështi, alkooli dhe limoni. Pastaj vazhdoni me larjen normale.
Si të heqim njollat e letër-kopjativit: zhytni pjesën me njollë në benzinë dhe shpëlajeni mirë me ujë.
Si të heqim njollat e vajit, verës dhe kafesë: Lagni pjesën me njollë me disa pika uthulle. Trajtojeni me avullin e një hekuri mbi njollën nga ana e mbrapme e copës. Në këtë mënyrë, njolla del nga ana e kundërt. Këshillohet të vihet poshtë njollës edhe një sfungjer për të thithur papastërtinë.
Si të heqim njollat e djersës: Zhytni pjesën e njollës në ujë me sodë buke. Në sajë të veprimit të sodës që reagon me ujin, prodhohet oksigjen aktiv qe vepron mbi njollën.
Këshilla të tjera vlefshme:
•        Si të heqim çamçakëzin nga rrobat : Mënyra më e efektshme për të hequr çamçakëzin është duke e futur në frizer derisa të ngrijë. Do të shihni sa me lehtësi shkëputet nga copa.
•        Buzëkuqi  është shumë e vështirë të hiqet, sidomos mbi pecetat e bukës. Hiqet me alkool, duke shtypur mirë me pambuk mbi njollën, pa e fërkuar.
•        Lëngu i limonit ka veti shumë të forta kundër njollave të vjetra. Mjafton ta prisni në mes, ta fërkoni mbi njollën dhe ta shpëlani me ujë të vakët.
•        Për rrobat delikate, si leshi apo mëndafshi, këshillohet një larës i lëngshëm: larësi pluhur është më i efektshëm, por edhe më agresiv mbi ngjyrat dhe fibrat natyrale./living.al/





Postuar:08 Jan
 
Shfleto artikuj te tjere per: NJOLLA VESHJE





asina   Para 22 muajsh     
Po njollat nga gjethet e domates,jane njolla jeshile,si mund ti largojme nga bluze e bardhe??????
 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Më Të Fundit
Beje Vete
Si të zbukurojmë ambientin me qirinj
Beje Vete
7 sekretet e femrave që kanë gjithmonë duar të bukura
Beje Vete
Si të relaksoni sytë nga lodhja me këto lëvizje të thjeshta
Beje Vete
Çfarë ndodh po t'i hidhni dyshekut sodë buke





Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved