0 0
0
 

Si te heqim njollat nga rrobat?

nga akora

Me pak truke të thjeshta do të jetë shumë e thjeshtë të eliminoni çdo lloj njolle.

Instruksione
Niveli i Veshtiresise: E paspecifikuar

Shpesh na ndodh të njollosim rrobat që kemi veshur apo të na bjerë vera mbi mbulesën e tavolinës. Me pak truke të thjeshta do të jetë shumë e thjeshtë të eliminoni çdo lloj njolle. Do t’ju japim disa këshilla të diktuara nga mençuria e gjysheve tona.
Për  të hequr njollat në përgjithësi kur lajmë me dorë: kur lani me dorë, shtoni 10 lugë amoniak në ½ litër larës rrobash.
Si të heqim njollat nga rrobat: njolla çokollate, frutash, birre, pijeje: Zhytni pjesën e njollosur të rrobës në një solucion qumështi, alkooli dhe limoni. Pastaj vazhdoni me larjen normale.
Si të heqim njollat e letër-kopjativit: zhytni pjesën me njollë në benzinë dhe shpëlajeni mirë me ujë.
Si të heqim njollat e vajit, verës dhe kafesë: Lagni pjesën me njollë me disa pika uthulle. Trajtojeni me avullin e një hekuri mbi njollën nga ana e mbrapme e copës. Në këtë mënyrë, njolla del nga ana e kundërt. Këshillohet të vihet poshtë njollës edhe një sfungjer për të thithur papastërtinë.
Si të heqim njollat e djersës: Zhytni pjesën e njollës në ujë me sodë buke. Në sajë të veprimit të sodës që reagon me ujin, prodhohet oksigjen aktiv qe vepron mbi njollën.
Këshilla të tjera vlefshme:
•        Si të heqim çamçakëzin nga rrobat : Mënyra më e efektshme për të hequr çamçakëzin është duke e futur në frizer derisa të ngrijë. Do të shihni sa me lehtësi shkëputet nga copa.
•        Buzëkuqi  është shumë e vështirë të hiqet, sidomos mbi pecetat e bukës. Hiqet me alkool, duke shtypur mirë me pambuk mbi njollën, pa e fërkuar.
•        Lëngu i limonit ka veti shumë të forta kundër njollave të vjetra. Mjafton ta prisni në mes, ta fërkoni mbi njollën dhe ta shpëlani me ujë të vakët.
•        Për rrobat delikate, si leshi apo mëndafshi, këshillohet një larës i lëngshëm: larësi pluhur është më i efektshëm, por edhe më agresiv mbi ngjyrat dhe fibrat natyrale./living.al/

Çfare ju duhet

Keshilla dhe Kujdes!



clubfmradio






Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: akora
Lexuar: ikub #:
 0
NJOLLA VESHJE
 2.004 1301080075





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme




spitaliamerikan