0 0
1
 

Si të bëjmë flokët me onde ?

nga akora

Dëshironi t’i bëni flokët me onde vetë? Ju këshillojmë tre mënyra shumë efikase, pa pasur nevojë të shkoni tek parukierja.

Instruksione
Niveli i Veshtiresise: E paspecifikuar

Dëshironi t’i bëni flokët me onde vetë? Ju këshillojmë tre mënyra shumë efikase, pa pasur nevojë të shkoni tek parukierja.

Flokë me onde të bëra në shtëpi me shkumë flokësh

1. Mbas shampos, krihini mirë flokët për të eliminuar nyjet.
2. Aplikoni shkumë për flokët, mundësisht nga ato profesionalet që krijojnë volum.
3. Ndani tufa të vogla flokësh dhe rrotullojini derisa të bëhen kaçurrela. Kapini me një karficë mbi kokë.
4. Thajini flokët dhe lërini pa krehur për disa orë ose më mirë për të gjithë natën, duke i lidhur kaçurrelat me një shami koke që t’i mbajë të palëvizshme.
5. Hiqini karficat apo kapëset dhe ndajini kaçurrelat me dorë.

Flokë me onde të bëra në shtëpi me pjastër

1. Lajini flokët. Mbasi t’i keni tharë me peshqir, vini shkumën dhe thajeni kokën me tharëse.
2. Ndizni pjastrën.
3. Ndajini flokët me tufa prej 6 cm diametër. Duke u nisur nga majat, rrotullojini flokët rreth pjastrës duke krijuar bukle.
4. Mbajeni për disa sekonda dhe pastaj tërhiqeni pjastrën menjëherë, për të pasur një efekt “sustë”.
5. Përsëriteni këtë procedurë mbi të gjithë flokët, tufë për tufë.

Flokë me onde të bëra në shtëpi me anë të gërshetave

Gërshetave janë një metodë shumë e vlefshme, sidomos mbi flokët deri tek supet. Sa më të holla të jenë gërshetat aq më shumë onde do të kenë flokët. Gërshetat e trashë japin onde më të mëdha e të rralla. Mbajini gërshetat në kokë 4-5 orë, ose më mirë gjithë natën. Lëshojini gërshetat duke lënë 2 në mënyrë që t’ju shërbejnë për model dhe pastaj punojini ondet me duar apo krehër sipas modelit që dëshironi./living.al/

Çfare ju duhet

Keshilla dhe Kujdes!



clubfmradio






Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: akora
Lexuar: ikub #:
 1
FLOKE MENYRA ONDE
 7.170 1303010079





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
esti
Para 6 muajsh  
  
nuk eshte e vertete
     


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


acdurres

spitaliamerikan