marketkonekt
0 0
0
 

Si të bëheni një njeri me klas

nga mbalena
Burimi:

WikiHow

Nëse dëshiron të kesh klas, s'duhet të shfaqesh mendjemadhësi, por respekt si kundrejt të tjerëve, edhe ndaj vetes. Sforcohu për të qenë sa më i edukuar dhe trego interes të sinqertë për njerëzit. Se si të mësosh të kesh klas, mjafton të lexosh sugjerimet e mëposhtme:

Instruksione
Niveli i Veshtiresise: E paspecifikuar

1.Për të pasur klas duhet të jetoni në mënyrë të atillë që të jeni krenar për veten. Nëse jeni i detyruar të keni një qëndrim hipokrit dhe mashtrues, atëherë duhet të keni një arsye të fortë. Ndonëse duhet të dini se një njeri i nderit, me integritet të madh, nuk ka nevojë të fshihet prapa një maske. Nëse nuk shfaqesh ashty si je vërtetë, njerëzit s'do mund të të njohin.

2.Duhet të jeni të sjellshëm, por të mos përkulesh për të kënaqur të tjerët. Kufizoni kohën të cilën ua dedikon të tjerëve, si dhe gatishmërinë tuaj, në mënyrë që të tjerët të kuptojnë se cila është vija, që s'duhet të kalojnë kundrejt jush.

3.Tregohuni të vendosur. Shmangni të sjellurit në mënyrë pasive-agresive; një qëndrim i tillë do t’ju vendosë në vështësi, herët a vonë. Ndërsa me një qëndrim kategorik do të tregoni se jeni të pjekur, të sjellshëm dhe sigurt në vetvete. Klasi kërkon një farë ekuilibri dhe vendosmëria është themelore.

4.Kur gjendeni i detyruar për të folur për një argument që nuk e njihni, apo nuk e kuptoni, ju leverdis të pranoni injorancën tuaj. Por nëse dëshironi të merrni pjesë në bisedë, atëherë informohuni në lidhje me atë që flitet. Kështu do të tregoni jo vetëm se jeni të pjekur, por edhe se keni mendje të hapur.

5.Trajtojinji të tjerët në të njëjtën mënyrën, me të cilën dëshironi t’ju trajtojnë. Ky është një rregull i artë që duhet aplikuar, si kundrejt të rriturve, edhe ndaj fëmijëve. Edhe gjestet e vogla mund të tregojnë se jeni njeri gjenial e me klas. Mundohu të zgjidhni miq, që kanë të njëjtat vlera me ty.
 

6.Mos u merrni me thashetheme, apo me ofendime prapa krahëve. Kur është e nevojshme shprehni mendimet tuaja në mënyrë të hapur dhe konstruktive. Kështu do të nxisni të tjerët për t'iu dëgjuar me vëmendje. Lufto stereotipet, pasi shpesh tendenca është të etiketohet çfarëdo gjëje dhe kjo tregon një mungesë kretiviteti, shoqërizimi dhe aftësi vëzhgimi. Ofroju të gjithëve respektin dhe përfitimin e dyshimit.

7.Klasi qëndron edhe te mënyra e veshjes, prandaj rrobat dhe aksesorët duhet t'i zgjidhni që t'i japin vlerë fizikut tuaj. Nuk ka asgjë të keqe të vlerësoni modën, por duhet të shmangni veshjet që nuk i përshtaten fizikut tuaj, apo edhe koloritit.
 

8.Megjithëse mund të jetë e vështirë të dëgjoni këshillat e njerëzve më me përvojë se juve, ndonjëherë kjo është e nevojshme. Mësoni nga gabimet dhe nga sukeset e atyre të moshuarve që kanë akumuluar edhe më tepër përvojë se ju. Gjithashtu jini të gatshëm të ndryshoni për mirë në një botë ku të rejat janë të pashmangshme. Përballojeni jetën me kurajë, në vend që të fshiheni dhe në fund, të tjerët do të kenë në konsideratë opinionin tuaj.
 

Çfare ju duhet

Keshilla dhe Kujdes!



clubfmradio






Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: mbalena
Lexuar: ikub #:
 0  7.535 1305270132





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


alpet

GlobeAlbania

digitalb