marketkonekt
0 0
0
 

Si pranosh një gabim ndaj një personi tjetër

nga mbalena
Burimi:

WikiHow

Pranimi se ke bërë një gabim është i vështirë për këdo. Gjithsesi, mohimi i të gabuarit, apo që ke krijuar një problem mund të krijojë vështirësi në reputacion, në relacion dhe në karrierë. Pikërisht, duke qenë se është kaq e vështirë të pranohet një gabim, mund t'ju çojë drejt përmirësimit.

Instruksione
Niveli i Veshtiresise: E paspecifikuar

1.Fillimisht duhet të flisni me personin që është ofenduar, apo ndaj të cilit keni kryer gabimin. Nëse mund të mos flisni direkt, të paktën flisni përmes një miku të përbashkët.

2.Niseni duke pranuar se keni gabuar. Për shembull thajini: "Më vjen keq që i nisa ato thashetheme. Ishte diçka fëmijërore dhe sipërfaqësore".

3.Kërkoni falje për pasojat. Për shembull duke i thënë: "Më vjen keq që injorova opinionin tënd. E kuptoj vetëm tani që i kam cenuar ndjenjat e tua".

4.Kërkoni falje vetëm kur jeni sinqerisht të keqardhur. Ndjesa e pasinqertë do të ofendojë edhe më shumë personin tjetër.

5.Shpjegohuni nëse është e nevojshme. Jepini të gjithë shpjegimet e duhura, për çdo situatë dhe detaj të çështjes në fjalë. Shpjegohuni dhe thojini se nuk do të ndodhë më!

6.Jepini edhe personit tjetër hapësirën për t'u përgjigjur. Sipas situatës, personi tjetër mund të ketë nevojë për kohë. Prandaj duhet ta lini të lirshëm e jo t'i bëni presion për të kërkuar falje.
 


Çfare ju duhet

Keshilla dhe Kujdes!



clubfmradio
living






Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: mbalena
ikub #:
 0
GABIMI PERSONI PRANIM SHOKU
1308160138





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme




digitalb
spitaliamerikan

as