Si të hysh në makinën e mbyllur, kur ke çelësat brenda
E ke mbyllur padashje makinën, me çelësat që i ke harruar brenda? Ndiq këto këshilla, për të bërë të mundur që të hysh brenda, pa qenë detyruar të thyesh xhamat:
Burimi: WikiHow
Shperndaje
 
0
0
Instruksione

1. Sigurohu në radhë të parë që makina jote është vërtet e mbyllur. Verifiko nëse të gjitha dyert janë vërtet të bllokuara.

2. Më pas informohu nëse makina jote ka mbyllje të centralizuar, apo manuale. Pasi ta marrësh vesh ndiq instruksionet e duhura.

3. Duhet të keni parasysh që "Mbylljet manuale" kanë pompa të vogla që ngrihen për t'u hapur dhe që ulen për të mbyllur. Kurse "Mbylljet Automatike" kanë butona, ose leva që shtyhen ose tërhiqen për t'u mbyllur, ose hapur. Nëse makina jote ka një telekomandë, atëherë ke mbyllje automatike.

4. Nëse ndonjë dritaret mund të jetë paksa e hapur, atëherë je me fat dhe hyrja brenda në makinë do të jetë më e shpejtë. Mjafton një shkop i gjatë, me të cilin mund të shtypësh butonin e mbyllje/hapjes që gjendet në makinë. Ose të bësh një ganxhë për të ngritur “siguresat” e vogla.

5. Nëse nuk ka asnjë dritare paksa të hapur, atëherë do të veproni kështu. Përgatisni një mjet të ngjashëm me një pykë, duke e vendosur në hapësirën midis pjesës së sipërme të derës dhe makinës. Me vendosmëri shtyni pykën, duke përdorur shputat e duarve tuaja. Nëse ke frikë se mos dëmton bojën e makinës, atëherë mbulo pykën me një rrobë përpara se të fillosh.

6. Më pas, kur pika e futur të ketë krijuar një hapësirë të vogël mes makinës dhe pjesës së derës së saj, fut shkopin përmes të cilit duhet të bëni të mundur shtypjen e butonit të mbylljes së centralizuar. Ose fut ganxhën, me synimin për të ngritur “siguresat” në anë të derës.
 

Niveli i vështirësisë
Mesatar



   
 
 
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
luli shabani
Para 6 muajsh  
  
Zgjidhje e zgjuar per te dale nga situata.
 
luli shabani
Para 6 muajsh  
  
Zgjidhje e zgjuar per te dale nga situata.
 
luli shabani
Para 6 muajsh  
  
Zgjidhje e zgjuar per te dale nga situata.
 
adi sulovari
Para 43 muajsh  
  
shum flm per keshillat
 




loading...
clubfmradio
Chez Moi

Na ndiqni




Shfleto artikuj te tjere per: CELESI MAKINA METODA
Postuar nga: mbalena
ikub #:
1311010163






Digitalb


UnionBank