marketkonekt
0 0
3
 

Cfare duhet te dime qe para lindjes se femijes?

nga alda

Fëmija mund të dëgjojë duke filluar nga java e 28-të e shtatzanisë (ose muaji i 7-të). Pikërisht në këtë periudhë të jetës, korja e trurit është zhvilluar në mënyrë të mjaftueshme për të njohur zërin e nënës së vet: ai nuk është më pasiv,por bashkëvepron dhe e “ndjen” se çfarë ndodh përreth (dëgjon zërat, tingujt, zhurmat, ndjen dhimbje dhe ka ndjenjën e ekuilibrit).

Instruksione
Niveli i Veshtiresise: Elementar

Fëmija mund të dëgjojë duke fi lluar nga java e 28-të e shtatzanisë (ose muaji i 7-të). Pikërisht në këtë periudhë të jetës, korja e trurit është zhvilluar në mënyrë të mjaftueshme për të njohur zërin e nënës së vet: ai nuk është më pasiv,por bashkëvepron dhe e “ndjen” se çfarë ndodh përreth (dëgjon zërat, tingujt, zhurmat, ndjen dhimbje dhe ka ndjenjën e ekuilibrit).Atëherë flitini fëmijës, thirreni në emër (nëse se i keni vënë një emër): mos t’ju duket e çuditshme, në këtë mënyrë e nxisni inteligjencën e bebit tuaj.
(Një kuriozitet: shija e ushqimit që nëna ha gjatë kësaj periudhe do të jetë dhe shija e preferuar e fëmijës më vonë.) Para së gjithash, duhet që gradualisht të grumbulloni sendet e dobishme dhe të shmangni mbledhjen e sendeve të padobishme dhe të panevojshme. Pastaj bëni gati vendin ku do të rrijë dhe jetojë fëmija. Së fundi, lexoni dhe mësoni përmendësh faqet e librit që flasin për ushqyerjen me gji. Mos u ndikoni nga ato që lexoni dhe shihni në çdo lloj reviste dhe reklame; gjërat që vërtet ju nevojiten janë shumë pak.

ÇFARË DUHET TË BLEJMË, OSE TË BËJMË GATI
Tryeza e ndërrimit të fëmijës (mundet dhe ta merrni hua tek ndonjë shoqe që ka lindur më parë)
Karroca me të cilën do të filloni shëtitjet me bebin tuaj. Xhepi i kangurit. Mund të përdoret sapo ka lindur fëmija dhe është i dobishëm. Jo vetëm është i rehatshëm dhe thjeshton lëvizjet e të rriturit, por mbi të gjitha përforcon lidhjen fizike të fëmijës me prindin. Mund të përdoret qysh në shëtitjen e parë që bën bebi. E vetmja gjë duhet mbajtur parasysh është se duhet të zgjidhet në përpjesëtim me peshën e fëmijës. Ka disa modele që mund të shërbejnë për mbajtjen e fëmijëve të lindur parakohe.
Krevati i fëmijës duhet të jetë të paktën 110 cm, sepse do të shërbejë derisa fëmija të vejë 4-5 vjeç.
Anët e krevatit duhet të respektojnë një distancë jo më të madhe se 11 cm (kaq është diametri i kokës
tek i porsalinduri), sepse përndryshe rrezikohet që koka e fëmijës të ngecë midis ndarjeve të anëve të
krevatit. Ndenjësja (kolltuku) e fëmijës kur shëtitet me makinë: mund të përdoret deri në moshën 4 vjeçare, kur fëmija rri mbrapa në makinë dhe deri në moshën 10 vjeçare, kur fëmija mbahet para. Më e sigurt është të mbahet fëmija mbrapa. Kjo karrike mund të shërbejë edhe për të shëtitur fëmijën ose për ta lënë të flejë aty, përsa kohë ia lejojnë përmasat. Ajo është e përshtatshme sepse zakonisht fëmija ndihet më i qetë kur mbahet në pozicionin me duar dhe këmbë të mbledhura (si ka ndenjur në bark të nënës). Ky është një pozicion në të cilin ai jo vetëm qetësohet, por edhe në të cilin harxhimi i energjive dhe i oksigjenit është më i ulëti. Interfoni. Është një mjet i dobishëm por jo i domosdoshëm, në fillim të jetës së bebit. Ai lejon që të dëgjohen të qarat e fëmijës kur ai është në dhomë vetëm; pra lejon një kontroll me anë të zërit, të fëmijës që rri në dhomën e vet. Por përveçse fëmija sigurohet, në këtë rast ai ndihmohet në zhvillimin psikologjik. Në fakt, si do të shohim edhe më tej, fëmija duhet të kuptojë se nëqoftëse ai do, mund të kushtëzojë mjedisin, domethënë kur qan merret vesh se çfarë kërkon. Ai nuk e di që kur qan dhe dera është e mbyllur, nëna e vet nuk vjen se nuk e dëgjoi: kështu tek ai mund të krijohet bindja se nuk arrin të kuptohet. Për këtë arsye sa herë që fëmija qan, i duhet përgjigjur sipas nevojave dhe nuk duhet të lihet që të qajë. Themi për interfonin që nuk është një mjet i domosdoshëm, sepse supozohet dhe në fakt kështu duhet, që nëna dhe fëmija të mos ndahen nga njeri-tjetri. Kur ka mundësi, pse duhet të lihet fëmija vetëm në dhomë? Fëmija i porsalindur e ndjen shumë mungesën e kontaktit të ngushtë fizik dhe do të rrijë gjithmonë ngjitur me trupin e nënës (edhe në banjë, nëna duhet
të shkojë së bashku me fëmijën e vet). Të mësuarit e fëmijës të flejë vetë dhe në dhomën e vet, mund të
fillojë vetëm pas muajit të gjashtë, kur fëmija ndihet i sigurt dhe ka fituar besim tek bota që e rrethon.
Panolinat (pampersat - pelenat me një përdorim) duhet të blihen në njëfarë sasie për t`i pasur gjithmonë gati.
Rrobat. Është mirë që të merren trup (bluzë dhe tuta bashkë) dhe që mbërthehen e zbërthehen kollaj
(fëmijës nuk i pëlqen veshja dhe zhveshja – atij i pëlqen më shumë të rrijë lakuriq). Rrobat e fëmijës
është mirë të jenë prej pambuku dhe jo prej leshi. Ato nuk duhet të jenë tepër të trasha, sepse fëmijët
e vegjël nuk djersijnë dhe nuk e kontrollojnë dot vetvetiu temperaturën trupore (nxehen kollaj nga
veshja e trashë). Lidhur me madhësinë e rrobave, kini parasysh se pesha mesatare e një fëmije është
rreth 3.3 kg, gjatësia mesatare në lindje është rreth 50 cm dhe rrethi i kokës afërsisht 35 cm.
Çfarë nuk duhet të blejmë? Rrethorja. Nuk është e këshi - llueshme, sepse nëqoftëse fëmija
e përdor, në vend që të mësojë të ecë, mëson të drejtojë rrethoren, domethënë përkulet me bark përpara dhe ecën me majat e gishtave. Me kohë fëmija nuk e harron këtë mënyrë lëvizjeje dhe kur rritet, vazhdon të ecë me majat e gishtave. Sterilizuesin e biberonave dhe kompletin për ushqyerjen artificiale.
Së pari qëllimi juaj kryesor dhe i vetëm duhet të jetë ushqyerja me gji. Sidoqoftë, nëse vërtet keni
arsye të forta për të ushqyer artificialisht fëmijën dhe e keni biseduar gjithçka me mjekun tuaj pediatër,
përsëri nuk është e nevojshme që të bleni sterilizuesin. Biberonat, shishet, dhe çdo gjë që mund t`ju
duhet për ushqyerjen artificiale, mund t’i sterilizoni në çfarëdo lloj kusie.
Biberon i rremë. Nuk është i domosdoshëm.
Çfarë të marrim me vete në maternitet? Duhet përgatitur një çantë me gjëra që duhet për të veshur fëmijën që sapo ka lindur: panolina, bluzat, çorapet, kapuçi prej pambuku, këpuckat etj. Ka maternitete që nuk lejojnë veshjet personale, qoftë për nënën, qoftë dhe për fëmijën. Gjithsesi, interesohuni qysh më parë. Zakonisht në të gjitha maternitetet lejohen tashmë rrobat personale. Ndonjëherë mund të
merren në spital edhe çarçafë të vjetër, veçanërisht kur keni merak për pastërtinë. Normalisht do t`ju
duhen 2-3 çarçafë për vete dhe të paktën 2 çarçafë të vegjël për fëmijën tuaj. Gjithashtu do t’ju nevojitet një veshje, për çastin kur do të dilni nga materniteti.
Çfarë të bëjmë gati në shtëpi? Këndi i ndërrimit të fëmijës. Përgatitni një cep të shtëpisë për të vendosur tryezën e ndërrimit të fëmijës. Nuk është e thënë që patjetër ta bleni, sepse mund edhe
ta sajoni. Sidoqoftë në treg ka të gatshme, të formave dhe përmasave të ndryshme. Kini parasysh që
afër kësaj tavoline ose në sirtarët që vetë tryeza e gatshme mund të ketë, ju duhet të mbani teshat që ju
nevojiten për ndërrimin e fëmijës, mjetet e tualetit dhe të pastrimit të fëmijës. Nëse keni gjetur ose blerë
një peshore për peshimin e fëmijës, gjejini një vend aty afër, sepse fëmijën duhet ta peshoni të zhveshur, prandaj ju vjen për mbarë ta keni afër.
Vendi ku do t`i jepni gji fëmijës. Fëmijën mund ta vini në gji ku të doni. Por për të krijuar një atmosferë
më të këndshme, zgjidhni një kënd të shtëpisë që ju pëlqen më shumë. Është shumë e rëndësishme
kur ushqeni me gji, që në radhë të parë ju të rehatoheni (pra zgjidhni një kolltuk, ose poltronë
të rehatshme, për ta rregulluar në pjesën e shtëpisë që e keni përzgjedhur për të ushqyer fëmijën).
Ky vend duhet të jetë larg telefonit dhe televizorit, që të mos ju shqetësojnë.



clubfmradio






Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: alda
Lexuar: ikub #:
 3  12.850 910220006





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
jetesa
Para 2 muajsh  
  
me rendesi qe te lind femija i shendosh tjerat vin mbrapa
     
ada
Para 40 muajsh  
  
ideja juaj eshte te kopjoni faqe te reja ,mund edhe te perpunoni dicka vete
     
ersa
Para 50 muajsh  
  
shume interesante
     


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


acdurres

spitaliamerikan

dga