0 0
1
 

Kafshët shtëpiake, tendencat dhe rreziqet qe vijne prej tyre

nga alda

Tendenca më e fundit e shqiptarëve është mbajtja në shtëpi e kafshëve apo e shpendëve të llojeve të ndryshme. Por, sipas rregullores dhe ligjeve tona, kafshët duhet të jenë të pajisura me certifikatën përkatëse, që tregon ligjshmërinë e mbajtjes, vendin nga ka ardhur dhe të dhënat sanitare.

Instruksione
Niveli i Veshtiresise: Mesatar

Tendenca më e fundit e shqiptarëve është mbajtja në shtëpi e kafshëve apo e shpendëve të llojeve të ndryshme. Por, sipas rregullores dhe ligjeve tona, kafshët duhet të jenë të pajisura me certifikatën përkatëse, që tregon ligjshmërinë e mbajtjes, vendin nga ka ardhur dhe të dhënat sanitare. Mbajtja e kafshëve në shtëpi më tepër është përqendruar në kryeqytet, por nuk përjashtohen dhe rrethet e tjera të mëdha të vendit. Në këtë rast bëhet fjalë për mbajtjen e kafshëve për të gjetur një mik më të mirë në shtëpi, për të zbukuruar ambientin, apo për t’u ndjerë sa më afër natyrës. Specialistët thonë se preferencat e mbajtjes së kafshëve janë nga më të ndryshmet, në botë ato kalojnë në ekstrem, ndërsa në vendin tonë kafshët më të preferuara janë qentë, kanarinat dhe papagajtë. Përveç dashurisë dhe miqësisë që dhuron një kafshë në shtëpi, problemi qëndron tek përkujdesja e veçantë sanitare dhe kontrolli i herëpashershëm te veterineri.
Tendenca
Kafshët që preferohen më tepër që të mbahen në shtëpi janë qentë, macet, kanarinat, majmunët, papagajtë, peshqit, breshkat etj. Veterinerët tregojnë se këto janë kafshët, për të cilat pronarët drejtohen në klinikë për të kryer vaksinimin e tyre. Ndërsa në dyqanet e kafshëve në Tiranë, shitësit shprehen se ka një tendencë në rritje të qytetarëve që kërkojnë të blejnë një kafshë. Shitjet në një dyqan mund të shkojnë deri në 15-20 kafshë në muaj, por shifrat variojnë. Ata rendisin në top-listën e shitjeve qentë, kanarinat dhe papagajtë. Sipas tyre, qytetarët janë më të predispozuar për të mbajtur këto kafshë sepse janë më të lehta për t’u ushqyer dhe për t’u kujdesur. Sipas tyre janë dhe më të pastra për t’u mbajtur në shtëpi. Përveç dëshirës, gjithçka varet edhe nga mundësitë që ka një familje për të mbajtur një kafshë. Në këtë rast, të gjithë ata që kanë një vilë me një oborr përpara, marrin më tepër breshkat, qentë dhe majmunët. Ndërsa ata që jetojnë në apartament preferojnë të marrin kanarina apo papagaj, të cilat i vendosin në kafaz në ballkon. Po kështu, apartamenti është i mjaftueshëm për të mbajtur një qen apo një mace. Veterinerët shprehen se shqiptarët nuk janë ekstremistë në zgjedhjen e kafshëve. Sipas tyre, nuk ka nga ata që të kërkojnë për të blerë një gjarpër, një derrkuc, një qen ujk, krokodil të vegjël etj.
Rreziku
Përveç dëshirës për të mbajtur një kafshë në shtëpi ekziston dhe rreziku i përhapjes së sëmundjeve. Shpeshherë kafshët bëhen mbartëse të sëmundjeve në rast se pronari i tyre nuk tregohet i kujdesshëm ndaj vaksinimit dhe vizitës së herëpashershme tek veterineri. Specialistët veterinarë shprehen se një pjesë e madhe e personave që kanë një kafshë në shtëpi janë të kujdesshëm ndaj vizitave dhe kalendarit të vaksinimit, por ka një kategori tjetër që nuk zbaton rregullat sanitare të mbajtjes së një kafshe bashkë me familjarët e tjerë në një shtëpi. Në rast se nuk kryhet vaksinimi dhe kontrolli i vazhdueshëm i tyre, kafshët mund të përhapin mikrobe dhe parazitë që mund të bëhen tepër të rrezikshëm për shëndetin e familjarëve. Njëkohësisht mund të preken nga sëmundje të lëkurës, siç quhet në gjuhën popullore kroma e lëkurës, e cila është e transmetueshme nga kafsha te njeriu. Shpeshherë sëmundjet e kafshëve kanë rezultuar vdekjeprurëse, siç është dhe gripi i shpendëve. Në rast se kanarinat, apo zogjtë preken nga kjo sëmundje, atëherë ajo përbën problem edhe për njerëzit.

Garancia që jepet për blerjen e kafshëve shtëpiake apo shpendëve brenda rregullave ligjore
Për të blerë një kafshë shtëpiake mund të drejtohesh në një nga dyqanet e Tiranës, që janë shtuar së shumti kohët e fundit. Të gjitha dyqanet tregtojnë kafshë brenda rregullave ligjore, të cilat janë të pajisur me licencën e ushtrimit të aktivitetit dhe njëkohësisht për çdo kafshë ka një certifikatë të rregullt. Në certifikatën e kafshës janë hedhur të gjitha të dhënat zyrtare, ku thuhet gjinia, lloji, raca, mosha, vaksinimi që i është bërë. Të gjitha shpendët apo kafshët që tregtohen janë të importuara nga vendet e huaja. Por ato pajisen me dokumentin shëndetësor kur importohen. Ndërkohë që në pikat e kalimit kufitar ushtrohet kontroll veterinar dhe në rastet kur rezulton se ato janë mbartëse të ndonjë sëmundje kafsha izolohet dhe kryhen ekzaminimet e nevojshme për të përcaktuar prejardhjen e sëmundjes dhe rrezikun që mund të përhapë në popullatë.


Të drejtat ligjore të pronarit për mbrojtjen e kafshëve

Çdo pronar apo kujdestar i kafshëve ka të drejtë të zgjedhë lirisht mjekun veteriner. Bëjnë përjashtim rastet, që kanë lidhje me mbrojtjen e detyrueshme të kafshëve kundër sëmundjeve ngjitëse.
Çdo pronar apo kujdestar i kafshëve është i detyruar të mbrojë shëndetin e kafshëve, të mbrojë shëndetin e njerëzve dhe kafshëve nga sëmundjet zoonotike, të ndihmojnë në inspektimin dhe kontrollin sanitaro-veterinar si dhe t’i japë veterinerit materiale për ekzaminim dhe të marrë masa të tjera për mbrojtjen kundër sëmundjeve ngjitëse të kafshëve të përcaktuara në këtë ligj.
Pronari i kafshës duhet të lajmërojë veterinerin më të afërt në rast rreziku për shëndetin e kafshëve dhe të njerëzve:
T’i komunikojnë autoritetit kompetent veterinar të dhëna për shëndetin e kafshëve dhe masat veterinare dhe të lejojnë këto autoritete që të verifikojnë besueshmërinë e këtyre të dhënave.
Të mos përdorë për qëllime të rritjes së peshës ose të riprodhimit ndonjë substancë me përmbajtje hormonale e përcaktuar si e tillë në aktet nënligjore dhe ndonjë substancë të dëmshme për shëndetin e njeriut.
Me kërkesë të veterinerit shtetëror, pronari ose kujdestari i kafshëve është i detyruar të lejojë kontrollin dhe inspektimin e kafshëve, strehimeve dhe stabilimenteve.
Pronari apo kujdestari i kafshës, që mbarështon kafshë, ushtron veprimtarinë për prodhimin, përpunimin, magazinimin ose shitjen e produkteve me origjinë shtazore, merret me punën racore të kafshëve shtëpiake dhe të egra, është i detyruar të regjistrojë kafshën, stabilimentet, pajisjet e tyre dhe të raportojë brenda 10 ditëve pranë zyrës veterinare të qarkut çdo ndryshim të kryer.


Mbrojtja nga shteti në rastet e mbartjes së sëmundjeve

Kur shpërthen një sëmundje ngjitëse, në vartësi të natyrës së saj, si dhe rreziqeve që ajo paraqet në zonën e infektuar ose të rrezikuar për shëndetin e kafshëve dhe të njerëzve, sektori veterinar i qarkut urdhëron inspektorin veterinar për zbatimin e masave parandaluese. Në këtë rast bëhet veçimi dhe izolimi i kafshëve të sëmura dhe të dyshimta nga të shëndoshat, si dhe ndalimi ose kufizimi i lëvizjeve të ngarkesës. Njëkohësisht veterinerët kanë të drejtë të bëjnë ndalimin e lëshimit të certifikatës veterinare për lëvizjen e ngarkesave, materialeve të papërpunuara, mbeturinave, produkteve për kafshë si dhe mallrave
të tjera, të cilat mund të shërbejnë si vektorë të sëmundjes. Në stabilimentin apo vendin e infektuar ndalohet riprodhimi i kafshëve deri në zhdukjen e infeksionit. Specialistët kryejnë vaksinimin dhe analizat diagnostikuese dhe mjekimin e kafshëve. Po kështu, kryhen analizat edhe për personat që kanë kontakt me kafshët. Detyre kryesore e specialistëve është që të bëjnë dezinfektimin e pajisjeve dhe vendit ku ka qëndruar kafsha ose shpendi, si dhe dezinfektimin e personave që kanë pasur kontakt me kafshën.



clubfmradio






Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: alda
Lexuar: ikub #:
 1  4.335 911110006





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
kristina
Para 40 muajsh  
  
une dua pyetje per kafshe qe tju kthehet dhe ergjigjja
     


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme




spitaliamerikan