marketkonekt
0 0
1
 

Ligji per Organizatat Jofitimprurese

nga Anxhela

Në datat 3 dhe 7 Maj 2001, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë miratoi një paketë ligjesh për organizatat jofitimprurëse. Paketa përbëhej nga Ligji nr. 8788 "Për Organizatat Jofitimprurëse" dhe Ligjin nr. 8789 "Për Regjistrimin e Organizatave Jofitimprurëse".

Instruksione
Niveli i Veshtiresise: Elementar
Komentar - Ligji per Organizatat Jofitimprurese

Hyrje

Në datat 3 dhe 7 Maj 2001, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë miratoi një paketë ligjesh për organizatat jofitimprurëse. Paketa përbëhej nga Ligji nr. 8788 "Për Organizatat Jofitimprurëse" dhe Ligjin nr. 8789 "Për Regjistrimin e Organizatave Jofitimprurëse". Miratimi i këtyre ligjeve ishte vetëm etapa e fundit e një procesi 4 vjeçar gjatë të cilit organizatat joqeveritare shqiptare kërkuan me insistim plotësimin e kuadrit ligjor për veprimtarinë e OJF-ve në Shqipëri. Procesi që shpuri në miratimin e ligjeve të sipërpërmendura ishte një ndër më të spikaturit si nga pikëpamja e aktivizimit që treguan OJF-të, ashtu edhe nga cilësia e Legjislacionit që rrezultoi në përfundim të procesit.
si rrjedhojë, sot Shqipëria ka një legjislacion modern për sektorin jofitimprurës. Në fakt, me miratimin e ligjeve në fjalë, Shqipëria konfrimoi një traditë pozitive ekzistuese duke pasuruar atë (traditën) ndjeshëm me elementë të rinj.
Kështu, sanksionimi i së drejtës së OJF-ve për të zhvilluar veprimtari ekonomike (natyrisht me disa kufizime të cilat kanë për qëllim të parandalojnë denatyrimin e OJF-ve), regjimi i kontrolleve të lejushme shtetërore mbi OJF-të, rregullimet në lidhje me autorizimin e veprimtarisë së OJF-ve të huaja, detajimi i procedurave të regjistrimit dhe përmbajtjes së dokumentave të regjistrimit duke krijuar kështu kushtet për unifikimin e praktikës gjygjësore për regjistrimin, prezantimin e instituteve të reja si bashkim apo ndarja e OJF-ve janë vetëm disa nga arritjet më të spikatura të legjislacionit të ri.

Nga pikëpamja strukturore, Komentari është ndërtuar në fromën e analizës për çdo nen. Përtej interpretimit literal të dispozitave, komentet kanë marrë gjithashtu shkas nga teavaux preparatioires për hartimin e ligjeve dhe praktikat më të spikatura botërore. Një vend të rëndësishëm zënë edhe referimet në jurisprudencën e gjykatave për regjistrimin e OJF-ve duke i analizuar ato në dritën e rregullimeve të reja ligjore.

Komentarit i janë bashkangjitur disa si shtojca modele kërkesash, statutesh, e aktesh themelimi të cilat, shpresojmë të orientojnë OJF-të në procedurat e regjistrimit. Eksperienca e komentarëve të tillë në vende të tjera të botës, na ka bindur se përfshirja e modeleve të dokumentacionit për regjistrimin, i jep komentarit një vlerë praktike përveç vlerave me karakter teorik-doktrinar. Nga ana tjetër, ky aspekt praktik i komentarit pritet të shumfishojë auditorin e mundshëm të tijë dhe, për pasojë, efektin informues.
Me botimin e këtij komentari, Instituti për Studimet Publike & Ligjore pasuron serinë e tij të botimeve juridike-shkencore si dhe shpreson të kntribuojë në forcimin e sektorit jofitimprurës në Shqipëri.

Komentari është rezultat i punës së një grupi ekspertësh të përbërë nga Andrea Lako, Ardian Nuni, Douglas Rutzen, Gent Ibrahimi, Vangjel Kosta dhe Ylli Manjani të cilët i falenderojmë në emër të Institutit për Studimet Publike & Ligjore. Një kontribut të rëndësishëm në pasurimin e komentarit me eksperienca të vendeve të tjera kanë dhënë Amy Horotn dhe Catherine Shea.

Financimi i përgatitjes dhe botimit të këtij komentari është bërë i mundur nga International Center for Not-for-profit Law me fonde të qeverisë amerikane.

Ashtu si dhe në rasitn e botimeve tona të mëherëshme, Instituti për Studimet Ppublike & Ligjore do të mbetet në pozita vëzhguese në raport me zhvillimet legjislative e jurisprudenciale në këtë sektor për të ardhur tek ju me botime të reja, të pasuruara, në rastin më të parë.


Gent IBRAHIMI LL.M
Instituti për Studimet Publike dhe Ligjore


Çfare ju duhet

Te kemi nje informacion per ligjet e Organizatave te ndrushme ne Shqiperi.



clubfmradio
living






Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: Anxhela
ikub #:
 1
911120014





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
ardjan
Para 37 muajsh  
  
Pershendetje.Jam jurist ne shoqaten humanitare Besa 03,duam te ndertojme nje kompleks per te moshuarit,kemi gjetur vendin kemi lejen e komunes,por kemi problem me truallin i cili eshte ne varesi te komunes.Kam nevoje per iformacion Si mund ta bleje shoqata me para,apo dhurim pasi ligji e lejon.
     


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


alpet

as
spitaliamerikan