marketkonekt
0 0
8
 

Migjeni, vepra

nga Jusi

Titulli: Migjeni, vepra Autori: Migjeni Mbledhur dhe redaktuar nga Skënder Luarasi Shtëpia botuese: Cetis Tirana, 2002 Numri i faqeve: 304

Instruksione
Niveli i Veshtiresise: Mesatar

migjeni_mMillosh Gjergj Nikolla i njohur si Migjeni lindi më 13 tetor 1911 në Shkodër në një familje të varfër qytetare; vdiq më 26 gusht 1938 në moshën 27-vjeçare në një sanatorium pranë Torinos në Torre Peliçe. Ishte një poet dhe prozator.

Shkollën fillore e kreu në qytetin e lindjes, më 1928-1932 ndoqi mësimet e mesme teologjike në Manastir. Në vitet 1933-1937 punoi si mësues filloreje në Vrakë, Shkodër dhe në Pukë. Kjo është edhe koha kur zhvilloi veprimtarinë letrare. Shkrimet e para i botoi më 1934, bashkëpunoi në revistat "Illyria", "Bota e re" etj. Më 1936 krijimet e veta poetike i përmblodhi në librin "Vargje të lira", të cilin censura nuk e la të qarkullojë. Nga fundi i vitit 1937 shkoi në Itali për tu shëruar nga sëmundja e mushkërive. La në dorëshkrim një pjesë të rëndësishme të prozës së tij.

Migjeni kishte bindje demokratike, revolucionare, me të cilat filloi të brumoset që në bankat e shkollës nën ndikimin e veprave të autorëve përparimtarë. Punën si shkrimtar e nisi kur në letërsinë shqiptare po forcohej rryma demokratike me shkrimet e tij realiste, thellësisht novatore nga brendia dhe forma, dha ndihmë të madhe në zhvillimin e saj të mëtejshëm.

Në themel të krijimtarisë së Migjenit qëndron aspirata për një botë të re, ku njerëzit e thjeshtë të jetojnë të lirë dhe të lumtur me dinjitet njerëzor dhe pa frikë për të nesërmen. Ky humanizëm aktiv përshkon tej e ndanë veprën e tij. Në poezitë e para, si "Zgjimi", "Të birt' e shekullit të ri", "Shkëndija", "Shpirtënit shtegtarë", etj. pakënaqësia e thellë ndaj realitetit çifligaro-borgjez dhe ëndrra e autorit për një të ardhme të bukur u shpreh me figura të gjalla romantike. Poeti u ngrit kundër amullisë shoqërore dhe forcave që mbanin vendin në errësirë («kalbësinave që kërkojnë shejtnim»). Kritika e rreptë e gjendjes së rëndë të vendit u gërshetua në këto krijime me dëshirën e zjarrtë për "një agim të lum e të drejtë kombëtar", me grishjen për të luftuar për ditë më të bukura. Për zhvillimin e Migjenit si shkrimtar është karakteristik kalimi i tij i shpejtë nga romantizmi revolucionar në realizmin kritik.

Pasqyrimi i varfërisë së thellë të masave zë vend qendror në krijimtarinë e Migjenit për shkrimtarin kishte rëndësi të madhe shoqërore që të dilte në dritë sa më qartë humnera e vuajtjeve, ku e kishte hedhur popullin regjimi reaksionar. Heronjtë e veprave të tij më të mira ("Bukën tonë të përditshme falna sot", "Bukuria që vret", "Mollë e ndalueme", "Legjenda e misrit", "A don qymyr zotni?"etj.) ishin të papunë që rropateshin gjithë ditën për të nxjerrë kafshatën e gojës, malësorë që qëndronin në zgrip të jetës, të mjerë që nuk u kishte ecur në jetë dhe ishin flakur jashtë shoqërisë. Në "Poemën e mjerimit", veprën e tij më të shquar, Migjeni përshkroi në tablo të gjallë dhe rrëqethëse të gëlltitjes së vështirë të masave të shtypura dhe të shfrytëzuara, të venitjes së tyre fizike nën grushtin e mjerimit, që sundonte në vend dhe mbrohej nga monarkia çifligaro-borgjeze. Në një varg shkrimesh, si "Zoti të dhashtë" etj., Migjeni fshikulloi ashpër indiferentizmin e klasave të kamura ndaj vuajtjeve që hiqte populli. Shtresat e privilegjuara Migjeni i pasqyroi kryesisht në jetën e tyre vetjake, ai tregoi moralin hipokrit dhe despotizmin që karakterizonte marrëdhëniet e tyre familjare ("Të çelen arkapijat", "Studenti në shtëpi"). Në "Studenti në shtëpi" vuri në lojë inteligjencien borgjeze, si forcë e paaftë për të luftuar për ideale të larta. Migjeni goditi haptazi dhe me forcë artin dhe shtypin zyrtar ("Kanga skandaloze", "Programi i një reviste", "Novelë mbi krizën"etj.). Skamorët, të cilët i urrenin shtypësit, por ende nuk guxonin të ngriheshin kundër tyre, Migjeni i pasqyroi me simpati të thellë. Në skicat "Luli i vocërr"dhe sidomos te "Zeneli", shkrimtari vuri në dukje aftësitë intelektuale të masave dhe dëshirën e zjarrtë për ndryshime në gjendjen e tyre shoqërore. Shkrimtari tregoi edhe shfaqjet, sado të zbehta të protestës së tyre ndaj padrejtësisë shoqërore ("Mollë e ndalueme"). Rrëfimi i thjeshtë dhe konciz, imtësitë, që zbulojnë thelbin e dukurisë, fryma polemike, psikologjizmi i hollë, prirja për t'i dhënë personazhet me disa viza, figurat poetike shprehëse, ironia - këto janë veçoritë kryesore të stilit të Migjenit Krijimtaria e tij la gjurmë të dukshme në letrarët e rinj të kohës.

Me mohimin e shoqërisë çifligaro-borgjeze dhe aspiratën e fortë për një të ardhme më të mirë për masat e popullit, Migjeni pati ndikim të ndjeshëm në rrethet e rinisë përparimtare; me veprat e tij ndihmoi në formimin shpirtëror të saj. Këtë rol ato e luajtën edhe në vitet e qëndresës kundër pushtuesit fashist, kur qarkullonin dorë më dorë.

Pas Çlirimit trashëgimi letrar i Migjenit u bë i njohur plotësisht. ("Veprat" e plota të Migjenit janë botuar tri herë: 1954, 1957, 1961, kanë dalë edhe një varg botimesh të tipave të ndryshëm). Shkrimet poetike dhe në prozë të Migjenit janë përkthyer në disa gjuhë të huaja. Për jetën dhe krijimtarinë e tij janë botuar studime e artikuj të shumtë.

Me interesimin e pushtetit popullor eshtrat e Migjenit u sollën në atdhe (1956). Ju dha titulli "Mësues i Popullit" (1957).

Burimi: Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë




clubfmradio
ventus






Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: Jusi
ikub #:
 8
911120025





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
Njonii
Para 7 muajsh  
  
Nuk mund Tja Gjej Do me Vlla PhyTtt ://///
     
Njonii
Para 7 muajsh  
  
Ej pse nuk mund tja Gjej te gjitha veprat E tij Kush mund te me jap nje ndihm Cfar Faqeje Ndodhen Ktoo :) :/
'
+2     
lol
Para 9 muajsh  
  
o daku zysha thot ky ka 2 vepra , ku permblidhen kto poezit dhe novela ca ke shkrujt ti , po ha pra ndaji tamon se kena projekt ne tjeret
     
jonajohana
Para 42 muajsh  
  
ju lutem dua pak mesazhin e pjeseve te shkruara nga migjeni me titull:Studenti ne shtepi,historia e njenes nga ato,plzzzzzzzzzzzz
+1     
hjjj
Para 43 muajsh  
  
jgyyjkkk
+1     
KLAUDIA
Para 43 muajsh  
  
SHUME E BUKUR PERMBLEDHJA EDHE PSE KA ME SHUME PER TE SHTUAR.
DO TE DOJA TE FLITNIT EDHE PER VEPRIMTARITE ETIJ SI MIGJENI NOVATOR I LETERSISE SHQIPE.
+2     
lirak
Para 43 muajsh  
  
vertete shume bukur per kete permbledhje te veprimtarise dhe vepres se madhe te poetit Millosh Gjergj Nikolla(MIGJENI)

JU SYGJEROJ TE VAZHDONI PERPARA.
     
xhulio
Para 44 muajsh  
  
dua pak ne veprat e migjenit te celen arkapijat dua mesazhin e saj dhe permbledhjen,shoqeria
+1     


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


alpet

as
spitaliamerikan