marketkonekt
0 0
0
 

Sistemi Tatimor ne Shqiperi - Tatimet e Individeve

nga Anxhela

Tatimi mbi të ardhurat personale aplikohet ndaj çdo të ardhure të çfardolloj forme, nga çdo burim, e realizuar nga çdo individ objekt tatimi në bazë të ligjit, me përjashtim të të ardhurave që shprehimisht përjashtohen nga ligji.

Instruksione
Niveli i Veshtiresise: Mesatar

3. SUBJEKTET

Tatimi mbi të ardhurat personale llogaritet mbi të ardhurat e individëve.

Tatimi mbi të ardhurat personale aplikohet ndaj çdo të ardhure të çfardolloj forme, nga çdo burim, e realizuar nga çdo individ objekt tatimi në bazë të ligjit, me përjashtim të të ardhurave që shprehimisht përjashtohen nga ligji.

Individët rezidentë i nënshtrohen detyrimit për tatimin mbi të ardhurat personale gjatë periudhës tatimore për të gjitha burimet e të ardhurave (brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë), ndërsa individët jorezidentë i nënshtrohen detyrimit për tatimin mbi të ardhurat personale vetëm për të ardhurat me burim në Republikën e Shqipërisë.

3.1. Përcaktimi i të Ardhurave të Tatueshme

Për qëllime të tatimit mbi të ardhurat personale, merren si të ardhura të tatueshme këto kategori të ardhurash:

•  Pagat dhe shpërblimet e tjera, në lidhje me marrëdhëniet aktuale të punës;
•  të ardhurat që rrjedhin nga fitimi i ortakut apo i aksionerit në shoqërinë tregtare;
•  të ardhurat nga interesat bankare apo ato të përfituara nga investimi në letrat me vlerë.
•  të ardhurat që rrjedhin nga e drejta e autorit dhe pronësia intelektuale;
•  të ardhurat nga enfiteoza, huaja dhe qeratë, me përjashtim të rasteve, kur të ardhurat janë realizuar nga zhvillimi i një veprimtarie tregtare, në kuptim të legjislacionit tregtar;
•  të ardhurat nga kalimi i së drejtës së pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme;

  • të ardhurat e individëve nga lojërat e fatit dhe kazinotë;
  • të ardhurat e realizuara nga diferenca ndërmjet çmimit të shitjes dhe çmimit të blerjes së kuotave ose aksioneve, që një ortak ose aksioner zotëron dhe ia shet një personi tjetër;
  • të ardhura të tjera, që nuk identifikohen në format e paraqitura më sipër, të realizuara nga individë rezidentë ose nga persona jorezidentë, por me burim në Republikën e Shqipërisë.

3.2. Përjashtime nga tatimi mbi të ardhurat personale (eshte hequr nje nga pikat e fundit)

Janë të përjashtuara nga tatimi mbi të ardhurat vetjake:

•  Të ardhurat e përfituara si rezultat i sigurimit në skemën e detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, si dhe ndihmat ekonomike për individët pa të ardhura ose me të ardhura të ulëta, sipas përcaktimeve në legjislacionin përkatës në fuqi.ù
•  Bursat e nxënësve dhe të studentëve.
•  Shpërblimet e marra në raste sëmundjesh, fatkeqësish, në përputhje me dispozitat e legjislacionit përkatës në fuqi.
•  Të ardhurat e përfituara, përfshirë të ardhurat në formë monetare ose në natyrë, nga pronarët si shpërblim për shpronësimet që i bëhen nga shteti për interesa publike.
•  Të ardhurat që përjashtohen në bazë të marrëveshjeve ndërkombëtare të ratifikuara nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë.

3.3. Nivelet e tarifave të tatimit mbi të ardhurat personale

•  Pagat dhe shpërblimet, në lidhje me marrëdhëniet e aktuale të punës, do të tatohen sipas tarifave të përshkruara në tabelë*.

 

E Ardhura eTatuesheme per Muaj

Tatimi mbi te Ardhuren Personale

Mbi (në Lekë)

Deri (në Lekë)

Lekë

Përqindje

 

 

 

 

0

14 000

 

Pragu përjashtues

14 000 +

40 000

0

+ 5 % të shumës mbi 14 000

40 000 +

90 000

1 300

+ 10 % të shumës mbi 40 000

90 000 +

200 000

6 300

+ 15 % të shumës mbi 90 000

200 000 +

500 000

22 800

+ 25 % të shumës mbi 200 000

500 000 +

Më tepër

97 800

+ 30 % të shumës mbi 500 000

* Ndryshuar me Paketën Fiskale 2005 me ligjin Nr. 9326, Dt. 06.12.2004, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat” të ndryshuar.

•  Dividentët, të ardhurat që rrjedhin si fitim i ortakut, qoftë ky ortak i vetëm, interesat nga huatë, depozitat ose kontratat e ngjashme, të ardhurat nga e drejta e autorit ose pronësia intelektuale, qeratë apo të ardhura nga kontrata të tjera të ngjashme (huapërdorja, enfiteoza) dhe të ardhura të tjera tatohen 10 %.
•  Të ardhurat nga lojrat e fatit tatohen me 20%.
•  Tarifat e tatimit për të ardhurat personale që rrjedhin nga kalimi i të drejtës së pronësisë mbi ndërtesat (pasuritë e paluajtshme) jepen më poshtë. Në bazë të Paketës Fiskale 2005 ky tatim do të fillojë të vilet duke filluar nga 1 Janari 2006.

Çmimi i shitjes

Tatimi i pagueshëm

Mbi (lekë)

Në (lekë)

0

2 000 000

0.5% e ç mimit të shitjes

2 000 000 +

4 000 000

1% e ç mimit të shitjes

4 000 000 +

6 000 000

2% e ç mimit të shitjes

6 000 000 +

Më tepër

3% e ç cmimit të shitjes

Ligji nr. 9326, dt. 06.12.2004 «Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.8438, dt. 28.12.1998 «Për tatimin mbit të ardhurat» i ndryshuar, parashikon tatim edhe për tokën bujqësore në nivelin 0,5 % e çmimit të shitjes.

3.4. Pagesa e tatimit mbi të ardhurat personale

Legjislacioni tatimor shqiptar parashikon mbajtjen në burim të tatimit mbi të ardhurat personale përgjithësisht për të gjitha llojet e të ardhurave. Pra personi që bën pagesën, është i detyruar të llogarisë, mbajë në burim dhe transferojë në buxhetin e shtetit, tatimin mbi të ardhurën personale që lidhet me pagesën e bërë nga ky person për një individ.

Lidhur me tatimin mbi të ardhurat personale nga pagat, çdo punëdhënës që paguan një pagë a shpërblim, është i detyruar të llogarisë dhe të mbajë në burim tatimin mbi të ardhurat personale (të ardhurat nga punësimi). Ky tatim i mbajtur nga punëdhënësi, duhet të derdhet në organin tatimor përkatës jo më vonë se data 20 e muajit pasardhës të kryerjes së pagesës.

Për pagesa të tjera që lidhen me të ardhurat e listuara në paragrafin “Përcaktimi i të ardhurave të tatueshme”, paguesi i të ardhurave mban në burim tatimin, sipas tarifave të përmendura me lart, dhe e derdh atë në organin tatimor përkatës jo më vonë se data 15 e muajit pasardhës të kryerjes së pagesës.

Për të ardhurat nga lojrat e fatit tatimi mbahet në burim dhe paguhet brenda 24 orëve nga kryerja e pagesës.

Për të ardhura të realizuara nga burime jashtë Shqipërisë dhe/ose të paguara nga persona të cilët nuk mund të bëjnë mbajtjen e tatimit në burim për llogari të organeve tatimore Shqiptare, përfituesi i të ardhurave është i detyruar të deklarojë dhe të paguajë në organin tatimor përkatës tatimin në masën 10 % të të ardhurave të realizuara.

3.5. Detyrimi i individëve për të deklaruar dhe paguar

Çdo individ që realizon të ardhura nga cdo burim, i përcaktuar në pikën 3.1, për të cilat nuk është mbajtur tatim në burim, në zbatim të dispozitave të ligjit Nr.9326, Dt. 06.12.2004 miratuar me Paketën Fiskale 2005, duhet t'i deklarojë këto të ardhura në organin tatimor jo më vonë se 30 Janari i vitit pasardhës (shih Aneks A). Tatimpaguesi bën pagesën e detyrimit në bankë në bazë të dokumentit të lëshuar nga organi tatimor.

Çdo inivid që realizon të ardhura, panvarësisht nëse ato janë tatuar apo janë të patatueshme duhet të paraqesë në organin tatimor përkatës deklaratën tatimore integrale për të ardhurat personale të realizuara nga ç do burim jo më vonë se 28 Shkurti i vitit pasardhës. Detyrimi për të deklaruar zbatohet sipas fazave të mëposhtme:

•  Në fazën e parë, për të ardhurat e realizuara gjatë vitit 2005 e në vijim, pronarët dhe administratorët e shoqërive (tregtare), personat fizikë të regjistruar si subjeke të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin, drejtuesit e ndërmarrjeve shtetërore dhe drejtuesit apo pronarët e fondacioneve apo organizatave jo-fitimporurëse duhet të dorëzojnë deklaratën integrale.
•  Në fazën e dytë, për të ardhurat e realizuara gjatë vitit 2005 e në vijim, të gjithë punonjësit që gëzojnë statusin e nëpunësit të shërbimit civil duhet të dorëzojnë deklaratat integrale.
•  Në fazën e tretë, për të ardhurat e realizuara gjatë vitit 2007 e në vijim, të gjithë të punësuarit e institucioneve buxhetore, të ndërmarrjeve shtetërore apo private, të fondacioneve dhe të vetëpunësuarit apo të punësuarit në subjektet e biznesit të vogël, duhet të dorëzojnë deklaratat integrale.

Miratimi i Paketës Fiskale e 2005 dhe konkretisht i ligjit të përmendur në paragrafin e parë të kësaj pike, detyron të gjithë individët, të punësuar në sektorin publik apo privat, të vetëpunësuar, drejtues dhe administratorë biznesi apo ndërmarrje, drejtues të organizatave jo-fitimprurëse, të punësuarit në institucionet buxhetore, të deklarojnë të ardhurat dhe burimin e tyre panvarësisht nëse ato janë tatuar ose janë të patatueshme sipas dispozitave të ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat”. Më parë, ligji detyronte deklarimin e të ardhurave nga ç do person, të ardhurat e cilit ishin objekt i tatimit mbi të ardhurat personale.

3.6 Mbajtja në burim e tatimeve

 

3.6.1 Llojet e te ardhurave per te cilat tatimi mbahen ne burim dhe tarifat e tatimit

Të gjithë personat, rezidentë në Republikën e Shqipërisë, organet e qeverisjes vendore e qëndrore, organizatat jo-fitimprurëse dhe ç do subjekt tjetër, i njohur nga legjislacioni në fuqi, janë të detyruar të mbajnë tatimin në burim në masën 10% nga shuma bruto e pagesave të mëposhtme që lindin nga një burim në Republikën e Shqipërisë:

•  dividentët;
•  ndarjet e fitimit;
•  interesat,
•  pagesat për të drejtat e autorit dhe të pronësisë intelektuale;
•  pagesat për shërbimet teknike, të menaxhimit, financiare dhe të sigurimit;
•  pagesat për menaxhimin e për pjesëmarrje në këshillat drejtues;
•  pagesat për ndërtimin, instalimin, montimin dhe për punë mbikëqyrëse që lidhen me to;
•  pagesat për qiratë;
•  pagesat për shfaqjet e aktorëve, muzikantëve ose sportistëve, përfshi pagesa të tilla që u bëhen personave, të cilët punësojnë artistë apo sportistë ose ndërmjetësojnë shfaqjet e tyre:

Tatimi i mbajtur në burim për këto pagesa përfaqëson detyrimin tatimor përfundimtar.

Nuk mund të mbahet tatim në burim për:

•  personat rezidentë shqiptarë të regjistruar si tatimpagues të tatimit mbi fitimin dhe TVSH ose personat e regjistruar si tatimpagues së taksës vendore mbi biznesin e vogël;
•  dividentët dhe shpërndarjet e tjera të fitimit nga shoqëritë dhe ortakëritë e tjera të fitimit që; a) janë subjekte të tatimit mbi fitmin, dhe b) subjekti përfitues ka një paketë aksionesh, jo më pak se 25%, në vlerë ose në numër, të kapitalit aksioner ose të së drejtës së votës dhe për ortakëritë jo më pak se 25% të kapitalit fillestar;
•  pagesat e bëra personave jo rezidentë në lidhje me shërbimet për transportin ndërkombëtar të pasagjerëve dhe mallrave.

Paketa Fiskale 2005 dhe pikërisht ligji Nr. 9326, Dt. 06.12.2004 përcakton si divident të tatueshëm në masën 10%, fitimin pas tatimit të atyre shoqërive tregtare të cilat nuk kanë depozituar pranë organeve tatimore brenda datës 31 Korrik vendimin e organit kompetent vendim-marrës të shoqërisë, për përdorimin e këtij të fundit ose një pjese të tij. Përdorimi i fitimit për rritjen e kapitalit themeltar apo për rezerva ligjore e statutore dhe mbartja e fitimit nuk konsiderohet shpërndarje e dividentit. Nga ana tjetër, ç do zvogëlim kapitali, që nuk ka për qëllim mbulimin e humbjeve dhe që nuk përbën kontribut në para të pronarëve, konsiderohet dividend i tatueshëm. Në këtë rast tatimi mbahet në burim dhe derdhet nga shoqëria në favor të organeve tatimore, brenda 30 ditëve nga data e marrjes së vendimit për zvogëlimin e kapitalit.



clubfmradio






Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: Anxhela
Lexuar: ikub #:
 0
SISTEM
 7.554 911130016





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


alpet

spitaliamerikan

dga