ebuy.al
Alexa Alexa
0 0
0
 

Sistemi Tatimor ne Shqiperi - Akcizat

nga Anxhela

Akcizat përfaqësojnë tatime me nivele të larta tarifore mbi konsumin e një kategorie të caktuar mallrash. Zakonisht akcizat aplikohen mbi. • produktet e dëmshme për shëndetin; • mallrat që ndotin ambientin; dhe, • mallrat e luksit.

Instruksione
Niveli i Veshtiresise: Mesatar

AKCIZAT

 

TË PËRGJITHSHME

Akcizat përfaqësojnë tatime me nivele të larta tarifore mbi konsumin e një kategorie të caktuar mallrash. Zakonisht akcizat aplikohen mbi.

•  produktet e dëmshme për shëndetin;
•  mallrat që ndotin ambientin; dhe,
•  mallrat e luksit.

Marrëdhëniet juridike që kanë të bëjnë me akcizat në Republikën e Shqipërisë rregullohen me ligjin nr.8976 dt.12.12.2002 “Për akcizat” i ndryshuar. Ky ligj rregullon marrëdhëniet juridike, që kanë të bëjnë me përcaktimin e akcizave, të kushteve, proçedurave, të të drejtave dhe detyrimeve, të cilave u nënshtrohen subjektet e akcizës, si dhe çështjet që lidhen me rregullat për mbledhjen dhe administrimin e të ardhurave nga organet tatimore për mallrat, subjekt i akcizës.

Grup artikujt kryesore që taksohen me akcizë në Republikën e Shqipërisë janë:

•  Nënproduktet e naftës.
•  Pijet alkoolike, birra, vera etj.
•  Duhani dhe nënproduktet e tij.
•  Kafeja.
•  Lëngjet e frutave, dhe pijet freskuese.
•  Artikujt e kozmetikës, parfumerisë e tualetit.

 

5.1. Proçedurat administrative për akcizat

Persona të tatueshëm, janë të gjithë personat që zotërojnë mallra akcize dhe që janë të detyruar ta paguajnë atë.

Në personat e tatueshëm përfshihet edhe përfaqësuesi tatimor i çdo personi, që importon mallra të tatueshme me akcizë, i autorizuar sipas rregullave.

 

5.1.1. Detyrimi për pajisjen me autorizim akcize dhe të kërkuar miratimin e magazinës tatimore

Çdo person që prodhon mallra të akcizueshme në territorin e Republikës së Shqipërisë ose importon ngarkesa tregtare mallrash subjekt akcize, për përpunim të miratuar në një magazinë tatimore të miratuar, detyrohet të pajiset me autorizimin e organeve tatimore.

Çdo person, që kërkon të marrë autorizimin për të prodhuar dhe për të mbajtur mallra akcize, duhet të përcaktojë:

•  Proçesin e prodhimit që do të kryejë;
•  sasitë e lëndës së parë të përdorur për të prodhuar produkte akcize të gatshme;
•  humbjet në prodhim ose magazinim (firo të lejuara), që do të ndodhin gjatë rrjedhës normale të veprimtarisë ekonomike

Çdo person i autorizuar, nëse kërkon të prodhojë ose të mbajë mallra akcize në ndonjë truall, ndërtesë ose mjedis tjetër nën regjimin e pezullimit tatimor, duhet të kërkojë më parë në organet tatimore, që ato t'i miratojnë atij si magazinë tatimore truallin, ndërtesën ose mjedisin tjetër që ai disponon. Miratimi i magazinës tatimore bëhet çdo vit.

Për mallrat e akcizës, që kërkojnë pullë fiskale, miratimi i magazinës tatimore, në kuadër të regjimit të pezullimit tatimor, bëhet vetëm për troje, ndërtesa ose mjedise të tjera, ku mbahen vetëm mallra që i nënshtrohen proçesit të vjetërimit (siç është periudha e maturimit për disa pije alkoolike), mallra që i nënshtrohen një përpunimi të mëtejshëm para se të ambalazhohen për shitje me pakicë, si dhe mallra të prodhuara për eksport, në sasitë e autorizuara nga organet tatimore.

 

 

5.1.2. Kërkesa për marrjen e autorizimit të akcizës dhe miratimit të magazinës tatimore

Çdo person që kërkon të pajiset me autorizim akcize duhet të bëjë kërkesë me shkrim në degën e tatimeve ku ka selinë qëndrore.

Çdo person i autorizuar, që kërkon të pajiset me miratim për magazinë tatimore për çdo rast duhet të bëjë kërkesë me shkrim në degën e tatimeve të rrethit ku ndodhen magazina tatimore, për të përpunuar dhe prodhuar mallra akcize.

 
5.2. Lista e mallrave të akcizueshme dhe nivelet e akcizës

Kodi NK

Përshkrimi

Shkalla tatimore

I

KAFE

 

09 01 11 00
09 01 12 00

Kafe jo e pjekur e dekafeinizuar ose jo

40 lekë/kg

09 01 21 00
09 01 22 00

Kafe e pjekur e dekafeinizuar ose jo

80 lekë/kg

09 01 90

Lëkura dhe lëvoret e kafesë

Zëvendësuesit e kafesë që përmbajnë kafe

40 lekë/kg

21 01 11

21 01 12

Ekstrakte, esenca, koncentrate kafeje dhe përgatitje prej tyre (neskafe etj.)

250 lekë/kg

II

LËNGJE FRUTASH, UJË DHE PIJE FRESKUESE*

 

20 09

Lëngje frutash dhe perimesh të pafermentuara, pa shtesa alkoolike, që përmbajnë ose jo lëndë embëlsuese

2 lekë/litri

22 02

Ujërat minerale ose të gazuara, me ëmbëlsues ose aromatizues shtesë, pijet freskuese joalkoolike, përjashtim lëngjet e frutave

2 lekë/litri

III

BIRRË, VERË, ALKOOL DHE PIJE ALKOOLIKE

 

22 03

Birrë e bërë nga malto

30 lekë/litri

22 04

Verë dhe verërat e gazuara; shampanjë; musht rrushi

20 lekë/litri

22 05

Vermut e verëra të tjera të përgatitura nga bimë ose substanca aromatizuese

20 lekë/litri

22 06

Të tjera pije te fermentuara (p.sh. cider, cider dardhe, hydromel); përzierje të pijeve të fermentuara dhe pijeve joalkoolike të papërmendura diku tjetër

20 lekë/litri

22 07 10 00

Alkool etilik jo i denatyruar i një force alkoolike ndaj volumit prej 80% ose më tepër**

200 lekë/litri

22 07 20 00

Alkool etilik i danatyruar

0

22 08

Pije alkolike me forcë alkolike ndaj volumit 12%***

130 lekë/litri

22 08

Pije alkolike me forcë alkolike ndaj volumit deri në 12%***

30 lekë/litri

22 08 20 29

Raki

80 lekë/litri

IV

DUHANI DHE NËNPRODUKTET E TIJ

 

24 02 10 00

Puro dhe cigarillos që përmbajnë duhan

2 240 lekë/kg

24 02 20

Cigare qe përmbajnë duhan

20 lekë/paketa

24 02 90

Puro, cigarillos dhe cigare me zëvendësues duhani

2 240 lekë/kg

24 03

Duhan tjetër i përpunuar dhe zëvendësuesit e duhanit, duhan i homogjenizuar ose i rindërtuar, ekstrakte dhe esenca prej duhani

1 500 lekë/kg

V

NËNPRODUKTET E NAFTËS

 

 

 

27 10 11 41

27 19 11 45

27 10 11 49

 

 

 

 

27 10 11 51

27 10 11 59

Vajra të lehtë (benzinë dhe benzol)

Benzinë dhe benzol pa plumb, me përmbajtje plumbi jo më tepër se 0,013 gr/litër

me më pak se 95 oktan

me 95-98 oktan

me 98 e më shumë oktan

 

 

Benzinë me plumb, me përmbajtje

plumbi më tepër se 0,013 gr/litër

me më pak se 98 oktan

- me 98 e më shumë oktan

 

 

 

33 lekë/litri

 

 

 

 

 

 

38 letë/litri

27 10 19 11 deri
27 10 19 29
27 10 19 21

Vajguret

Karburant jet, tip vajguri

20 lekë/litri

0

27 10 19 31 deri
27 10 19 49

Vajra të rënda (gazoil)***

65 për qind por jo më shumë se 27 lekë/litër dhe jo më pak 13 lekë/litër

27 10 19 51 deri
27 10 19 69

Vajra të rënda si lëndë djegëse (lëndë djegëse, solar, mazut)

1 lek/kg

27 10 19 71 deri
27 10 19 99

Vajra lubrifikante dhe vajra të tjera

40 lekë/kg

27 13 11 00
27 13 12 00

Koks nafte i kalçimuar ose jo

1 lek/kg

27 13 20 00

Bitum nafte

5 lekë/kg

27 13 90

Mbetje të vajrave të naftës dhe të mineraleve bituminoze (bitumen)

5 lekë/kg

27 14 90 00

Të tjera (bitum dhe asfalt natyral; asfaltet dhe gurët asfaltikë)***

5 lekë/kg

27 14

Bitum dhe asfalt, natyral, rreshpe bituminoze ose rreshpe nafte dhe rëre bituminoze; asfaltet dhe gurët asfaltikë

5 lekë/kg

27 15

Përzierje bituminoze të bazuara në asfaltin natyral, në bitumen e naftës, në katranin mineral, ose në terpentinën e katranit mineral (masticet bituminoze)

5 lekë/kg

29 01

29 02

Hidrokarbure aciklike dhe ciklike përfshirë (etilen, benzen, toluol, ksilol)

5 lekë/kg

VI

 

ARTIKUJ KOZMETIKË, PARFUMERI DHE TUALETI**

 

33 03 00 10
33 03 00 90
33 07 20 00

Parfume
Ujëra tualeti
Deodorante

60 për qind
60 për qind
60 për qind

* Në bazë të ligjit Nr. 9328, Dt. 06.12.2004, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.8976, dt.12.12.2002 “Për akcizat” të ndryshuar, miratuar me Paketën Fiskale 2005 këto tarifa janë ulur.

** Në bazë të ligjit Nr.9328, Dt. 06.12.2004, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.8976, dt.12.12.2002 “Për akcizat” të ndryshuar, miratuar me Paketën Fiskale 2005 këto tarifa janë rritur.

*** Në bazë të ligjit Nr.9328, Dt. 06.12.2004, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.8976, dt.12.12.2002 “Për akcizat” të ndryshuar, miratuar me Paketën Fiskale 2005 këto zëra kanë ndryshuar si në përmbajtje ashtu në nivelin e tarifave.

 

5.3. Përjashtimet nga akciza

Lejohet kryerja e transanksioneve pa pagimin e akcizës, kur provohet se:

•  mallrat e akcizës eksportohen;
•  mallrat e akcizës janë vendosur nën regjimin e pezullimit doganor;
•  mallrat e akcizës importohen nga përfaqësitë diplomatike, të akredituara në Republikën e Shqipërisë;
•  mallrat e akcizës importohen nga organizatat ndërkombëtare, në kuadër të marrëveshjeve të ratifikuara në Kuvendin e Shqipërisë, në të cilat parashikohet shprehimisht përjashtimi nga pagimi i akcizës;
•  mallrat e akcizës janë vendosur nën regjimin e pezullimit tatimor.

Lejohet të bëhet rimbursimi i akcizës së paguar, kur provohet se:

•  mallrat e akcizës janë subjekt i një proçesi të miratuar;
•  mallrat e akcizës eksportohen.

Nuk u nënshtrohen pagimit të akcizave, mallrat e mëposhtme që mund të përmbajnë alkool:

•  mallrat ushqimore, ku përmbajtja e alkoolit nuk e tejkalon sasinë prej 8,5 litra alkool të pastër për 100 kilogramë produkt;
•  aromat dhe esencat alkoolike

 

5.4. Pagesa e akcizës, pullat dhe përdorimi i tyre

Akciza për mallrat, që i nënshtrohen akcizës, paguhet në çastin e importimit ose të prodhimit të mallrave të akcizës në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Pulla e akcizës nënkupton një shirit unik të përgatitur, që përmban një ose disa nga treguesit e mëposhtëm:

•  faktin që është paguar akciza për mallrat e akcizës;
•  tarifën e akcizës së paguar;
•  shumën e akcizës së paguar;
•  çastin e pagimit të akcizës;

Mallrat që i nënshtrohen akcizës, nëpërmjet pullave të akcizës, duhet të kenë një pullë të ngjitur në njësinë e ambalazhimit ose të paketës.

Mallrat e akcizës të importuara që duhet të pajisen me pullë akcize, duhet ta kenë pullën e akcizës në çastin që importohen

Pulla e akcizës duhet të ngjitet në mënyrë të tillë që të griset ose të bëhet e papërshtatshme për ripërdorim kur kontenieri ose paketa hapet.

 

5.5. Pagesa e akcizës për mallrat që kërkohet të pajisen me pullë

Pagesa e akcizës për mallrat, për të cilat kërkohet detyrimisht pajisja me pulla akcize, bëhet nëpërmjet blerjes së pullave të akcizës në vlerë të barabartë me tatimin e detyrueshëm për t'u paguar mbi sasinë ose vlerën e mallrave të akcizës në njësi ambalazhimi ose ambalazh tjetër, në të cilin duhet ngjitur pulla.

Pagesa e akcizës për mallrat e akcizës, për të cilat kërkohet pajisja me pullë, bëhet nëpërmjet blerjes së pullave të akcizës në sasinë përkatëse, përpara se mallrat të importohen ose të nxirren për shitje nga trojet, ndërtesat ose mjediset e tjera të autorizuara për prodhim.



Club FM
union






Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: Anxhela
Lexuar: ikub #:
 0
SISTEM
 4.841 911130024





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


Kerkoni Gjeni Prona









| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme




Spitali Amerikan