marketkonekt
1 0
1
 

Si te zevendesojme ilacet me bime mjeksore ?

nga klodi

Format e ndryshme farmaceutike mund të përftohen, si nga bimët e thara dhe ato të freskëta

Instruksione
Niveli i Veshtiresise: Sfidues

firi i muri tPër qetësimin e dhembjeve dhe mjekimin e sëmundjeve të ndryshme, gjithmonë njeriu është mbështetur në atë që ambienti ofron. Sipas specialistëve të mjekësisë bimore, ekziston një ndryshim rrënjësor midis asaj që është natyrale dhe asaj që lind nga një proces i sintezës.
Me termin “droga vegjetale ose bimore” kuptohet bima ose pjesët e saj(e thatë ose e njomë) që përdoret për qëllime mjekësore në sajë të substancave aktive që ajo përmban. Pjesët e bimëve që përdoren janë të ndryshme dhe kjo është e lidhur me sasinë e lëndëve vepruese që ato përmbajnë.
Drogat bimore
Drogat bimore karakterizohen nga prania në të njëjtën bimë e disa lëndëve aktive, të cilat formojnë një ilaç bimor(fitokompleks) me veprim të caktuar kurues (farmakologjik). Ndryshimi midis një medikamenti dhe një ilaçi bimor qëndron në faktin se në bimët mjekësore efekti toksik është shumë më i lehtë, për të mos thënë që nuk ekziston. Në disa raste, avantazhet e bimëve kundrejt medikamenteve të sintezës nuk kufizohen vetëm me toksicitetin e ulur, por edhe me faktin se përmbajtja që ato kanë, ka veprime kuruese të ndryshme. Ky avantazh që kanë bimët, bën të mundur që duke përdorur një lloj bime, mund të kurojmë disa patologji. Me një lloj mjekimi bimor mund të përballojmë disa probleme duke eliminuar kështu marrjen e disa barnave gjatë një dite. Një shembull i tillë është hudhra, alkolatura e së cilës ka efekte në uljen e sasisë së sheqerit në gjak, e cila ndihmon në hollimin e gjakut, por në të njëjtën kohë ndikon edhe në uljen e tensionit.
Fushat e përdorimit
Mjekimet e ndryshme me bimë kanë një toksicitet të ulët, prandaj japin mundësinë e përdorimit për një kohë të gjatë duke mjekuar e parandaluar sëmundje të ndryshme. Gjithashtu, bimët konsiderohen edhe si plotësuese të mjekimit të filluar me barnat e sintezës. Për shembull, për mjekimin e bronkitit, laringitit dhe sëmundjeve të grykëve dhe gojës krahas antibiotikëve nga specialistët rekomandohen edhe gjethe mersine, sherebela, lule blini, aguliçja, mullaga, të cilat mund të përdoren jo vetëm si çajra, por edhe për gargarë. Për mjekimin e infeksioneve urinare dhe për gurët e veshkave, veç antibiotikëve dhe barnave të tjera, mund të përdoren edhe bimët si fier guri, mustaqe misri, bishta qershie, rrënjë grami, të cilat ndikojnë në tretjen dhe nxjerrjen e gurëve apo kristaleve që ndodhen në veshkë ose në rrugët urinare.
Format e përdorimit
Lëndët aktive që ndodhen në bimë janë me natyrë të ndryshme kimike. Bimët, të thata ose të njoma, mund të përdoren si pluhura në kapsulë ose të kombinuara në tableta, por me ekstraktet e tyre mund të përgatiten forma të ndryshme farmaceutike. Rruga e përdorimit është ajo orale (nga goja) prandaj është e rëndësishme që këto lëndë aktive të absorbohen nga aparati gastrointestinal, të transportohen në mëlçi ku mund të transformohen, të kalojnë në qarkullimin e gjakut për të arritur në destinacion, të eliminohen nga organizmi. Të gjitha këto janë të lidhura me natyrën kimike dhe aktive të përmbajtjes së bimës, të cilat sa më të tretshme të jenë, aq më mirë thithen, metabolizohen, shpërndahen dhe eliminohen. Format e ndryshme farmaceutike mund të përftohen si nga bimët e thara dhe ato të freskëta. Përgjithësisht, nga format farmaceutike më e preferuara është ekstrakti i thatë.
Çaji
Ka disa forma farmaceutike që përgatiten nga bimët e thata.
Kryesori është çaji, i cili përgatitet me bimë mjekësore të thara e të copëtuara. Nga to mund të përgatiten infuze (duke hedhur ujin e përvëluar në bimën e tharë) ose dekokte ( duke vendosur bimën e tharë në ujë të ftohet dhe më tej të vlohet për 3-5 minuta, varet nga pjesa e bimës së përdorur). Ftohja e një infuzi bëhet në mënyrë natyrale në temperaturën e ambientit. Efekti kurues i çajrave është i kufizuar, sepse prezenca e lëndëve aktive është e vogël.
Pluhurat si mjekim
Përfitohen nga bluarja e bimëve të thata ku madhësia e grimcave varet nga përmasat e mullirit që përdoret dhe klasifikohen me numra të ndryshëm. Te pluhurat gjenden të gjitha substancat që bima përmban dhe ato që nuk kanë efekte kuruese, prandaj koncentrimi i lëndëve aktive është i vogël, si rezultat edhe efekti është më i reduktuar.
Tinkturat
Përgatiten duke ekstraktuar me alkool bimën e tharë. Tinktura e përfituar nuk duhet holluar me ujë (mbasi precipitojnë lëndët aktive) dhe nuk duhet të përdoret nga persona që kanë tepricë alkooli.
Ekstraktet
Janë forma farmaceutike që përfitohen nga bima e thatë, rrallëherë e njomë. Në bazë të ekstraktusit që përdorim, ekstraktet klasifikohen në: ujore, kur ekstraktuesi është ujë; ujoroalkoolik, kur ekstraktuesi është alkool i holluar; - alkoolik, kur përdoret alkool i përqendruar; - eterik kur si ekstraktues përdoret eteri etilik.
Ekstratet e lëngëta
Nga mënyra e përgatitjes dallohen këto forma: Ekstrakte të lëngëta - Këto lloj ekstraktesh përgatiten duke vendosur bimën e tharë e të grimcuar në një përbërje, ku në përgjithësi mund të jetë alkool ose glicerinë, për një periudhë kohe që varet nga bima në bimë. Ekstraktet e lëngëta janë nga format më të koncentruara, ato mund të jenë hidro-alkoolike bima përdoret me alkool 60-70 gradë) ose alkoolike (alkool 95 gradë)
Ekstrakte të thata
Për përgatitjen e këtyre përbërjeve puna fillohet nga ekstrakti i lëngut ku largohet solventi. Përfitohet kështu një pluhur shumë i imët me një koncentrim më të madh të fitokomplekseve. Kjo përgatesë përfaqëson formën farmaceutike më të përdorshme mbasi sasia e lëndës aktive që ka qenë te bima ka kaluar në ekstrakt duke mos marrë me vete substancat e panevojshme, të cilat nuk kanë veti kuruese.
Kujdesi për bimët
Bimët mjekësore mund të jenë të kultivuara ose spontane. Në të dy rastet, meqenëse kemi të bëjmë me një prodhim që rritet në natyrë duhen pasur kujdes dezinfektimet (pesticidet e insekticidet). Për këtë arsye është e domosdoshme që bimët të kontrolllohen që në fazat e para të rritjes në mënyrë që të eliminohet kalimi i këtyre substancave gjatë procesit të përgatitjes së ilaçit bimor. Nëse një produkt bimor përgatitet sipas parametrave të duhur, efekti i tij kurues do të jetë efektiv.

Format farmaceutike që përgatien nga bimët e njoma
-Lëngjet
Përfitohen nga bima e freskët e copëtuar që i nënshtrohet një presioni mekanik. Lëngu i përfituar përmban të gjithë përbërësit organikë e inorganikë që ka bima. Janë shumë të rëndësishme metodat teknologjike që përdoren për të pasur një produkt sa më të qëndrueshëm.
-Tinkturat
Përgatiten duke maceruar në alkool bimën e freskët dhe duke proceduar sipas Farmakopes.
-Macerat me glicernë
Përgatiten duke maceruar në një përzierje ujë-alkool-glicerinë sythe ose pjesë të tjera të bimës së njomë. Macerati i përfituar është shumë i pasur me fitokomplekse, mbasi janë përdorur pjesët e freskëta të bimës, por në të njëjtën kohë janë shumë të holluara prandaj dhe efekti i tyre është i dobët.
-Vajrat eterorë
Janë substanca të përbëra, të koncentruara e me veti të mrekullueshme mjekimi, por pikërisht kjo nuk do të thotë se nuk mund të japin edhe efekte anësore. Prandaj për përdorimin e tyre duhet pasur kujdes dhe gjithmonë duhet të konsultohet mjeku.


Keshilla dhe Kujdes!

Mjekimet e ndryshme me bimë kanë një toksicitet të ulët, prandaj japin mundësinë e përdorimit për një kohë të gjatë duke mjekuar e parandaluar sëmundje të ndryshme.



clubfmradio
ventus






Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: klodi
ikub #:
 1
911200020





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
Cimi
Para 21 muajsh  
  
asgje interesante
-1     


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


alpet

as
spitaliamerikan