Albtelecom
Albtelecom
Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |  Biznese.al   |  Time.al   |  Ligje
 
 
Si të hiqni çamçakëzin nga teshat
 
Shperndaje
ikub#: 1607120037
Ngjitja e çamçakëzit pas pantallonave veçanërisht, nuk është ndonjë gjë e rralle. Por sido te jete, mbetet një gjë e bezdisshme prej se cilës duhet te çlirohemi sa me pare. Sigurisht, këshilla nuk është qe për këtë duhet te hedhim pantallonat.
Ekzistojnë disa mënyra për te realizuar heqjen e çamçakëzit.
Metoda e ngrirjes. Rrobën e vendosni në një qese plastike dhe e mbyllni atë. Qesen e vendosni në frigorifer për dy orë dhe pastaj, kur të jetë ngrirë çamçakëzi tërësisht, e hiqni atë nga frigoriferi. Me një thikë filloni ta hiqni çamçakëzin.
Llaku i flokëve. Nëse dëshironi ta shpejtoni procesin, thjesht vendosni sasi të konsiderueshme të llakut të flokëve në pjesën e prekur nga çamçakëzi. Kimikatet e tij e bëjnë atë të forcohet. Kur të jetë forcuar çamçakëzi, e largoni me ndihmën e një maje thike.
Lëngu i limonit. Limoni është magjik për shumë sëmundje dhe probleme tjera, por kush do të kishte menduar se e zgjidh edhe këtë problem mjaft të zakonshëm? Rrobën e dëmtuar nga çamçakëzi e zhytni në një legen të mbushur me ujë e pak lëng limoni dhe pas disa minutave me thikë e hiqni çamçakëzin.
Sigurohuni që mos ta lini shumë gjatë atë të zhytur në lëngun e limonit.
 


ventouris


Postuar: 12 Kor
 
Shfleto artikuj te tjere per: CAMCAKEZI HEQJA LARGIMI PANTALLONA

Albtelecom
loading...




*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Chez Moi
Teoren


Më të lexuarat


Chez Moi
Teoren



Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved