Albtelecom
Albtelecom
Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |  Biznese.al   |  Time.al   |  Ligje
 
 
 
8 përdorime praktike të Coca-Cola
 
Shperndaje
ikub#: 1607130098
Coca-Cola është ndoshta brandi më i njohur në botë. Është quajtur shpesh si një nga produktet më të dëmshme që konsumojmë. Përveç përmbajtjes së lartë të aciditetit, Coca-Cola përmban sheqer, konservantë dhe kimikate të tjera të dëmshme për trupin.

Megjithatë, njerëzit vazhdojnë ta konsumojnë Coca-Cola sepse është një mënyrë e mirë për të shuar etjen, kombinohet me çdo vakt dhe është shumë e përballueshme. Nëse keni vendosur të qëndroni larg pijeve të gazuara, Coca-cola ka edhe përdorime të tjera.

 

1. Kontrollon insektet. Duke mbajtur një tas kola në ambientet e shtëpisë, është një zgjidhje. Ajo tërheq mushkonjat, kërminjtë dhe përmbajtja acide e lartë i vret. Gjithashtu mund të vrasë edhe insekte të tjera fluturuese.

 

2. Pastron ndryshkun. Acidi citrik i pranishëm në këtë pije, e bën një  pastrues  të shkëlqyer. Zhyteni objektin e ndryshkur në coca-cola për 24 orë dhe ditën tjetër shpëlajeni me ujë. Gjithashtu, me anë të një sfungjeri të zhytur në  coca-cola mund të fërkoni sipërfaqen e ndryshkur.

 

3. Pastron tualetin.  Coca-cola është një alternativë e mirë për të pastruar tualetin sepse aciditeti i saj mund të vrasë bakteret.  Derdhni një kanë kola në tualet dhe lëreni për një orë. Më pas fërkoni tualetin me furcë dhe shpëlajeni.

4. Pastron dritaret. Acidi citrik e bën këtë pije një pastrues të shkëlqyer të xhamave të dritareve. Zhysni një leckë në coca-cola dhe lani xhamat. Më pas fshijini me leckë të lagur përsëri, për të eliminuar mbetjet e sheqerit në xham.

 

5. Fertilizues për disa bimë. Ka disa bimë që kërkojnë plehërime acide, p.sh azaleas, gardenia dhe boronicat. Nëse hidhni pak nga kjo pije në rrënjët e tyre, do të promvonit rritjen e shëndetshme të bimëve në fjalë.

 

6. Pastron baterinë e makinës. Përmbajtja acide e  coca-cola bën që ajo të mos bashkëveprojë me acidin e baterisë. Hidhni cola rrotull baterisë dhe fshijeni me një rrobë, duke pastruar korrozionin në proces.

 

7. Largon njollat. Acidi karbonik dhe fosforik i kësaj pijeje mund të heqë me efektivitet njollat nga rrobat. Mund ta shtoni në larje së bashku me detergjentin.

 

8. Pastron mbetjet e djegura të ushqimit. Hidhni pak kola në sipërfaqen me ushqim të djegur  për ta shpërbërë dhe zbutur atë. Më pas, mund ta pastroni lehtësisht me anë të sfungjerit.





Postuar: 13 Kor
 
Shfleto artikuj te tjere per: COCA COLA PERDORIM PRODUKTE SHTEPI

Albtelecom
loading...




 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Chez Moi
Teoren


Më të lexuarat


Chez Moi
Teoren



Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved