Albtelecom
Albtelecom
Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |  Biznese.al   |  Time.al   |  Ligje
 
 
 
Si të stimuloni rritjen e vetullave në mënyrë natyrale?
 
Shperndaje
ikub#: 1607160068
Vetullat e plota ju tregojnë më të re në moshë dhe i japin gjallëri portretit.
Për shkak të gjenetikës, depilimeve të shumta, moshës apo problemeve të tjera shëndetësore, vetullat tuaja mund të jenë të holla dhe të rralla. Sigurisht, ju nuk mund të keni vetulla të plota brenda natës. Ja disa teknika të cilat duhet t’i zbatoni në vazhdimësi…
 
 
Vaj kastori. Përmban acide yndyrore, proteina dhe vitamina që përshpejtojnë rritjen. Mban larg bakteret duke parandaluar bllokimin e folikulave. Zhysni një copë pambuk në të, masazhoni vetullat dhe lëreni për 30 minuta ose gjithë natën për rezultate më të mira. Më pas lani fytyrën. Përsëriteni 3-4 javë dhe do të shihni rezultate të shkëlqyera.
 
 
Vaj ulliri. Vitamina E e pranishme në të, promovon rritjen e qimeve. Ngrohni një lugë gjelle vaj ulliri dhe aplikojeni në vetulla. Masazhojeni për pesë minuta dhe lëreni për 30 minuta ose gjithë natën. Lani fytyrën me ujë të ngrohtë e larës pastaj.
 
 
E verdhë veze. Keratina promovon rritjen e qimeve të trasha të vetullave. Rrihni një të verdhë veze derisa të bëhet kremoze dhe aplikojeni në vetulla. Lëreni për 15-20 minuta dhe shpëlajeni me ujë të ftohtë.
 
 
Ekstrakt qepe. Qepa është e pasur me squfur i cili nxit prodhimin e kolagjenit, shumë i rëndësishëm për qimet. Prisni qepën në feta dhe nxirrni lëngu prej tyre. Lëreni për jo më shumë se 5 minuta. Kujdesuni të shmangni kontaktin me sytë. Lani mirë fytyrën në mënyrë që të eleminoni aromën e qepës. Bëjeni një herë në javë për 6 javë rresht.
 
 
Aloe Vera. Kjo bimë inkurajon rritjen e qimeve për shkak të enzimave dhe nutrientëve që ndodhen në të. Nxirrni xhelin nga një gjethe aloe. Aplikojeni në vetulla dhe lëreni për 30 minuta. Shpëlajeni me ujë të vakët.
 
 
Ushqehuni si duhet. Nëse ushqeheni si duhet,do të stimuloni edhe rritjen e qimeve. Mbështetuni në vitaminën B, hekur, acide omega 3 dhe zink të cilat mund t’i gjeni në ushqime si arra, karrota, mango, ton, salmon, lakra, sipnaq, mish dhe perime me gjethe jeshile.                                                                                                     
 


ventouris


Postuar: 16 Kor
Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: NATYRALE PORTRETI RRITJA VETULLA

Albtelecom
loading...




 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Chez Moi
Teoren


Më të lexuarat


Chez Moi
Teoren



Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved