Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Si të largojmë pleshtat nga shtëpia
 
Shperndaje
ikub#: 1612190142
Prezenca e pleshtave ne shtëpi është nga problemet me te këqija me te cilin mund te përballemi ne terma te pastërtisë dhe higjienës. Është një ankth për te gjithë ato familje qe ne shtëpi mbajnë mace dhe qenë.
Ne këtë rast këshillohet qe te luftohet ne disa fronte, njeri prej te cilëve është trajtimi i vete kafshëve me pesticidet dhe vaksinimet e detyruar dhe ruajtja e një mjedisi te dezinfektuar ne shtëpi. Momenti i pare ka te beje me trajtimin e kafshëve kur parazitët ndodhen ne fazën e vezës dhe te larvës. Ne re dyja këto stade, ato mund te luftohen shume me thjesht. 
Momenti i dyte ka te beje me pastrimin e mjedisit, duke filluar fillimisht me divanet, kolltukët, tapetet. Ne këtë rast përdoret një fshese korrenti me fuqi te madhe. Por kujdes, duhet te siguroheni qe qeska qe mbledh mbeturinat duhet te jete e fiksuar dhe hermetike, pasi nese jo, marrim efektin e kundërt, duke i shpërndarë ato me pas edhe ne mjedise te tjera. Po kështu pastroni mire edhe dyshemenë, duke treguar kujdes te veçante tek fugat mes pllakave, ku mund te mbillen veze dhe larva te tjera.
Për dezinfektim mund te përdorim edhe preparate qe i kemi ne shtëpi, pra pa kosto dhe lehtësisht te gjetëshme. Hudhrat,vaji i ullirit, sapuni marsiglia, te kombinuara edhe me boraks, dezinfetante te tjera, sapunë dhe pesticide, janë miq te mire ne këtë lufte. Këtë përzierje, pasi te keni veshur maska dhe doreza, përdoreni për te spërkatur sipërfaqet qe përmendëm me sipër. Bjankeritë qe janë te lashme, futini ne lavatrice dhe lajini aty ne temperaturën 40 gradë.
Një tjetër mënyrë është dhe kjo qe dom te përshkruajmë me poshtë, por qe kërkon durim. Marrim një ene me ujë te cilën e mbushim mire deri ne gryke. Ne te vendosim sapun te zakonshëm nga ai qe përdorim për te larë enët dhe e trazojmë mire deri sa te krijohen flluskat. Pas kësaj vendoseni nen dritën e një llampe qe do te qëndrojë e ndezur përgjatë gjithë natës. Ne mëngjes do te shihni qe ne enën me ujë do te kenë mbetur parazitë te tille. Duke e përsëritur këtë proces për disa here, do te shihni qe me kalimin e ditëve numri i parazitëve qe bien ne ujë vjen duke u zvogëluar. Sa me sipër ndodh pasi parazitët tërhiqen nga drita. Duke lënë dritën ndezur ato do te përqendrohen aty dhe njëkohësisht shume prej tyre do te kërcejnë edhe mbi ujë ku mbeten te mbytura.
 
loading...




Shfleto artikuj te tjere per: PASTERTIA PLESHTA SHTEPIA

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved